Filloi me punë koll qendra për kompanitë dhe qytetarët –me thirrje telefonike në 02/324-8040 deri te të gjitha informacionet për masat ekonomike dhe masat e tjera për COVID-19

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot e lëshoi në përdorim kontakt qendrën e parë kushtuar mbështetjen e biznesit dhe qytetarëve, lidhur me çështjet ekonomike në kushte të menaxhimit me krizën shkaktuar nga COVID-19. Kompanitë dhe personat fizik duke thirrur në numrin 02/324-8040 do ti marrin të gjitha informacionet dhe sqarimet lidhur me mënyrën dhe mundësinë për përdorimin e masave ekonomike dhe të tjera lidhur me menaxhimin me gjendjen me COVID-19.

LIVE Call Center – kontakt linjën, që është donacion i Kompanisë Asseko SEE Maqedoni, do të përgjigjet ekip profesional në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe. Koll qendra do të punojë prej orës 8:00 deri në orën 17:00 nga e hëna deri të premten, ndërsa të shtunën prej orës 9:00 deri në orën 14:00.

Gjatë periudhës së fundit, me qëllim që më lehtë të tejkalohet kriza shkaktuar nga virusi korona, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut solli set masa ekonomike dhe masa tjera për biznesin dhe qytetarët. Për mënyrën dhe shfrytëzimin e këtyre masave, kompanitë dhe qytetarët do të mund të lajmërohen në koll qendrën.

Si për rikujtim, deri tani janë miratuar dy sete të masave ekonomike dhe janë në drejtim të likuiditetit më të madh të biznesit dhe ruajtjes së vendeve të punës.

Për ruajtjen e më shumë vendeve të punës, sigurojmë mbështetje financiare për kompanitë dhe veprimtarët e pavarur:

-Për pagesën e pagave për muajt prill dhe maj kompanitë do të marrin 14.500 denarë për të punësuar.

-Është mundësuar përdorim i kësteve pa interes për kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme.

-Sollëm subvencionim të 50 % të kontributeve të pagave të të punësuarve.

-Siguruam pagesën e pagës minimale për punonjësit sportiv dhe artistët.

-Siguruam ndihmë financiare për zejtarët dhe veprimtarët e pavarur.

I lehtësuam obligimet e kompanive dhe qytetarëve për pagesën e huave dhe obligimeve ndaj shtetit:

- Ligji për përmbarimin pezullohet deri në fund të qershorit

-

- Krijohen kushte për shtyrjen e kësteve në 3 deri në 6 muaj, për të cilën shumica e bankave veçse dolën me oferta të tyre.

-Lirimi nga pagesa e akontacioneve mujore për tatim të fitimit për muajt prill, maj dhe qershor.

-Ulje e interesit të ndëshkimit për të dhënat publike

-Ulje e interesit ligjor të paracaktuar për persona juridik dhe fizik.

-Vendoset në pushim pagesa për  SHMDA

-Ndalen procedurat e falimentimin.

Për personat të cilët mbetën pa punë në kushte të COVID-19, janë ofruar disa lloje të mbështetjes:

-Në përputhje me Ligjin për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë së qytetarëve të cilët kanë mbetur pa punë do të realizojnë kompensim përmes APRM, në përputhje me vitet e stazhit të punës së tyre.

- Po e rregullojmë sistemin për mbrojtje sociale për hyrje të shpejtë të personave të cilët kanë mbetur pa  punë dhe kanë qenë pjesë e ekonomisë joformale me qëllim që të realizojnë të drejtë të ndihmës së garantuar minimale.

Për personat në rrezik social dhe përdoruesit e të drejtave tjera sociale u miratuan një sërë masash: 

- Sigurojmë plus pagesë për shtesën energjetike për muajt prill dhe maj për rreth 30.000 shfrytëzues.

-Vazhdon pagesa e shtesës arsimore për periudhën matëse të tretë dhe të katërt për vitin shkollor 2019/2020, pa vërtetim për rregullsisë në shkollë.

-Vazhdohen afatet për dorëzimin e kërkesave për realizimin e të drejtës së ndihmës financiare për të fëmijë të sapolindur dhe për shtesat për fëmijë të tretë dhe të katërt.

-Lirim nga qiraja për banesa sociale.

Masa në pjesën e pushimit të paguar

-Vazhdim i pushimit me pagesë nga puna për shkak të kujdesit të fëmijës së porsalindur dhe të adoptuar vlejnë deri sa zgjasin masat e përkohshme.

-Shfrytëzimi i obligueshëm i pushimit vjetor në sektorin privat.

-Shfrytëzimi i obligueshëm i pushimit vjetor në sektorin publik.

Fonde për ndihmë për COVID-19

- Është formuar Fond për turizëm për mbështetje të aktiviteteve turistike.

- Formohet Fond solidar për COVID-19.

Qeveria vazhdon të ndjek gjendjen me COVID-19 dhe të sjell masa në përputhje me nevojat reale të kompanive dhe qytetarëve.