Pas informacionit të marrë nga Instituti i Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë informon se këtë pasdite janë regjistruar edhe dy pacient të shëruar nga Shtipi të cilët u mjekuan në shtëpi me një sëmundje të lehtë nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të ekipit mjekësor nga spitali në Shtip.
Tek këta persona, sipas protokollit, u kryen dy teste kontrolli dhe ato treguan rezultat negativ në virusin Korona.
Për momentin, 4 pacientë janë duke u trajtuar në spitalin e Shtipit nga Covid-19 dhe spitali i Shtipit po ndjek edhe 14 pacientë të tjerë me një formë të lehtë të sëmundjes, të cilët janë nën trajtim në shtëpi.