U mbajt mbledhja e 24-të e Shtabit kryesor koordinues të krizave

Sot u mbajt mbledhja e 24-të e Shtabit kryesor koordinues të krizave udhëhequr nga Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, i cili u udhëhoq nga onlajn-vegla për komunikim ku u diskutuan informacionet e fundit lidhur me ngjarjet aktuale rreth pandemisë, si dhe për masat e ardhshme për parandalim dhe mbrojtje nga virusi korona.

Mbledhja u zhvillua me pjesëmarrje të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, përfaqësuesi i BNJVL-së, Qendra për Menaxhim me Kriza, të cilët i ndanë informacionet e fundit nga institucionet e tyre, si dhe ministritë të cilat referuan për masat aktuale të cilat Qeveria i zbaton në drejtim të mbrojtjes dhe parandalimit nga përhapja e virusit korona.