Ministri i Shëndetësisë, dr. Venko Filipçe në konferencën e sotme të rregullt për shtyp, e cila zhvillohej nëpërmjet video-komunikimit onllajn, nga izolimi shtëpiak, në të cilin gjendet ministri pas informacionit se kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski është pozitiv me COVID-19, ndërsa me të cilin ditën e kaluar mori pjesë në Shtabin komunal të krizës në Kumanovë, informoi për gjendjen me virusin korona në vend, për statistikat e ditës dhe gjendjen momentale të pacientëve të sëmurë nga COVID-19.
“Gjatë ditës e vendosëm organizimin e ri për mënyrën e komunikimit të Ministrisë së Shëndetësisë, parashikuam që mund të ndodh ky skenar. Kishim shembuj në më shumë vende, shumë zyrtarë kaluan në këtë situatë. Dua të siguroj të gjithë, qytetarët më së shumti, se të gjitha proceset mbeten në koordinim maksimal, në komunikim të tërësishëm me të gjithë përfaqësuesit nga institucionet publike-shëndetësore në proces në të cilin praktikisht ishim deri tani, ndërsa do ta vazhdojmë edhe në ditët e ardhshme. Në çdo moment do të jem i qasshëm për përfaqësuesit e mediave, për tu përgjigjur në secilën pyetje dhe në këtë mënyrë do ti mbajmë konferencat për shtyp”, informoi ministri Filipçe.
Ministri i Shëndetësisë, Filipçe, shtoi se në anketën e sotme me epidemiologët është përcaktuar që rreziku për infektim në Kumanovë për të është shumë i vogël. për shkak të maskës që kishte bashkë me kolegët që morën pjesë atje, por, prapë vendosi këto ditë të punojë prej në shtëpi, mes tjerash, për të dhënë edhe një shembull për të tjerët se kjo është mënyra në të cilën duhet të veprohet.
“Sot nga Klinika për Sëmundje Infektive u larguan pesë pacientë të shëruar, tashmë negativ në dy testet për virusin- në gjendje të mirë, ndërsa janë shëruar edhe 18 persona të cilët mjekohen në kushte shtëpiake. Fatkeqësisht kemi edhe një pacient të vdekur nga Struga i cili mjekohej në Klinikën për Sëmundje Infektive. Ai është në moshën 50 vjeçare dhe është hospitalizuar më 27 mars me gjendje të rëndë klinike në ditët e kaluara. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 107 raste të pacientëve të diagnostifikuar me virusin COVID-19. Numri i të infektuarve të cilin e kemi sot nuk duhet të na befasojë aspak, ky është numër që ne e prisnim, konsideruar faktin që po hyjmë drejt fazës së pikut të numrit të pacientëve në javët që na presin. Dua të them se ky është edhe një sinjal, edhe një moment të apeloj deri te qytetarët ti respektojnë të gjitha masat dhe të gjitha rekomandimet me qëllim që të parandalohet përhapja e mëtejshme e virusit. Me këto raste të reja të diagnostifikuar, numri i personave të konfirmuar pozitiv në vendin tonë është 1.081, deri tani fatkeqësisht kanë vdekur 46 persona, janë shëruar 121 pacientë dhe në përputhje me këtë, numri i pacientëve aktiv të infektuar në vendin tonë është 914. Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 660 teste, gjithsej 20.422 teste në vendin tonë”, potencoi ministri Filipçe.
Në Klinikën për Sëmundje Infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar 11 pacientë të rinj, gjithsej janë hospitalizuar 62 pacientë, prej të cilëve pesë gjenden në ventilim mekanik. Në Spitalin e Qytetit ka gjithsej 38 pacientë, në makinë respiratore janë gjashtë pacientë, ndërsa tetë janë me manifestim më të rëndë të sëmundjes. Gjendja e pacientëve në Manastir dhe Shtip është stabile, nuk ka ndonjë ndryshim në raport me ditët e kaluara.
Ministri Filipçe informoi për rastin në spitalin në Manastir dhe pacientin i cili është diagnostifikuar atje, ndërsa i cili disa ditë ka qenë në repartin Intern. Ai theksoi se pacienti ka qenë në pjesën e izolimit dhe për shkak se ka disa qëndrime dhe mendime të ndryshme, rastin do ta inspektojë Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar.
“Lidhur me vizitën e djeshme në Kumanovë, nuk kishim informacione se atje një pjese të anëtarëve u është marrë mostër. Po ta dinim, do të organizoheshim ndryshe, por duke konsideruar se shkonim në ashtu rajoni, ishim të mbrojtur në mënyrë kompetente. Ky është akt, me të cilin tregojmë se të gjithë jemi të njëjtë dhe masat duhet ti respektojmë Këto ditë do të punojmë prej në shtëpi”, tha ministri Filipçe.
Ai sqaroi edhe se rezultati i të ndjerit të nga burgu në Shutkë është negativ për virusin korona dhe se në burg puna aktive e mjekëve vazhdon në drejtim të testimit dhe kontrolleve. Gjatë ditës së nesërme, informoi Filipçe, do të dihet numri i saktë i testeve të kryera dhe të përpunuara, pas së cilës do të informohet opinioni.
“U bënë testet serologjike pothuajse te të gjithë, në një moment, në ndërrim, gjatë ditës së djeshme në spitalin e Kumanovës. Ky proces do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Po hetohet edhe prania e antitrupave, një pjesë, një formë e antitrupave mund të tregojë praninë e virusit dhe nga të gjitha 210 materialet e marra, vetëm te dy punonjës ekziston ai test pozitiv dhe ata do të testohen në mënyrë shtesë me COVID - 19 për të ditur se si është gjendja e tyre. Ata janë klinikisht të qëndrueshëm dhe janë asimptomatikë ”, tha ministri Filipçe.
Në konferencë për shtyp, ai informoi se janë testuar dhjetëra gra shtatzëna të cilat janë hospitalizuar në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë. Janë bërë teste serologjike nga Instituti për Biokimi ndërsa testet kanë qenë negative. Indikacioni është bërë pasi që ditëve të fundit janë pranuar më shumë gra shtatzëna u pranuar ë Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë nga e zakonshmja.
“Më lejoni në fund të përmend disa gjëra, të shpreh qëndrim për tubime gjatë Festës së Pashkëve. Në mënyrë kategorike mbetem në mendimin se nuk guxon të ketë asnjë lloj të grupimit të qytetarëve dhe se qytetarët duhet tu përmbahen rekomandimeve, Po hyjmë në fazën më kritike të epidemiologjisë, ku numri i pacientëve të rinj po pritshëm po rritet, megjithatë nuk mund të lejojmë që ky këtë numër ta mbingarkojmë dhe të japim shanse që më tutje edhe për dy javë prej tani, për shkak të këtyre grupimeve, të na paraqiten pacientë të rinj në vendin tonë. Të gjithë kemi përgjegjësi, këtë formë të grupimit nuk e aprovoj aspak, çfarëdo lloj grupimesh, nga secili tip, përfaqësojnë rrezik. Apeloj deri te qytetarët, këtë ta kuptojnë në mënyrë shumë serioze, ta festojnë festën në përputhje me situatën dhe tu përmbahen rekomandimeve”, potencoi ministri Filipçe.