Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ndërmerr vazhdimisht masa dhe aktivitete për zhvillimin e transportit të mallrave dhe udhëtarëve në qarkullimin e brendshëm, si dhe transportin e mallrave në qarkullimin ndërkombëtar në gjendjen e jashtëzakonshme.
Për të mbrojtur shëndetin publik të qytetarëve dhe si rezultat i marrjes së masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, me propozim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e fundit të saj miratoi një Dekret me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për transport në trafikun rrugor gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.
Me këtë Dekret, me forcë juridike, rregullohet në mënyrë precize mënyra e transportit të udhëtarëve në trafikun e brendshëm në kushte emergjente dhe qëndron: Kur kryeni transport publik të udhëtarëve, gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, transportuesi në automjet është i detyruar të organizojë transportin me mbajtje të detyrueshme të distancës prej të paktën dy metra ndërmjet udhëtarëve dhe mund të ketë maksimum 50 për qind të udhëtarëve nga numri i përgjithshëm i vendeve, duke mos llogaritur ulësen e shoferit.
Më parë duam të sqarojm, kjo masë ishte në formën e një rekomandimi për të gjithë që kryejnë transportin e udhëtarëve.
Në periudhën në vijim, derisa të zgjat gjendja e jashtëzakonshme, nënvizohet, Dekreti për organizimin e mënyrës së transportit ka forcën e ligjit dhe të gjithë ata që kryejnë transport të udhëtarëve duhet ta organizojnë transportin në mënyrën e përcaktuar në Dekretin në fjalë.
Theksojmë që miratimi i këtij Dekreti synon të mbrojë shëndetin e qytetarëve dhe të parandalojë përhapjen e koronavirusit. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe institucionet e tjera kompetente janë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me shoqatat e transportit dhe masat dhe rekomandimet janë marrë në kohën e duhur për të siguruar funksionimin e qetë të transportit të mallrave dhe transportit të udhëtarëve.