Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, zëvendëskryetarja e Qeverisë dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot nëpërmjet internet-video sesionit për shtyp, u përgjigjën në pyetjet aktuale të mediave dhe qytetarëve për masat e ndërmarra lidhur me menaxhimin me krizën shëndetësore-ekonomike shkaktuar nga virusi korona COVID-19.
Në kuadër të video-sesionit “COVID-19, Retrospektivë: virusi korona MK” ministri Filipçe për masat shëndetësore dhe organizimin e sistemit shëndetësor informoi se njëjtë si të gjitha vendet në botë, u ballafaquam me një sëmundje të panjohur, ku ka shumë pak informacione për virusin korona COVID-19 dhe për rrjedhën e sëmundjes, pa informacione dhe studime si për sëmundjet tjera.
“Ne në fillim ndërmorëm masa, të cilat nuk ishin ndërmar në asnjë vend në rajon, as në disa vende më të mëdha dhe më të zhvilluara. Skriningu u vendos në aeroportin e Shkupit, kur në asnjë vend, as në Stamboll e as në Bruksel nuk ishte vendosur. Këto rekomandime dhe strategji e vendosëm nga njohja e Komisionit për Sëmundje Infektive, të cilët kanë përvojë nga epidemitë e mëparshme”, tha ministri Filipçe, i cili nënvizoi se Maqedonia e Veriut i konsolidoi të gjitha institucionet dhe siç nënvizoi ministri, qasja Qasja e ndërmarrë ndër-sektoriale, multidisiplinare e vërtetuar ishte më e pranueshme dhe dëshmoi se jep rezultate të mëtejshme.
Ministri Filipçe shtoi se fillimi i hershëm i ndërmarrjes së masave, që nga fundi i janarit, me skriningun në aeroportin në Shkup, ndihmoi që të zbulohet rasti i parë i personit të nfektuar me virusin korona, grua e cila udhëtoi nga fundi i shkurtit nga Italia dhe vijuan masa konkrete, u përgatitën institucionet shëndetësore me staf mjekësor dhe aparate respiratore, të cilët do ti trajtojnë pacientët.
“E ndërtuam kapacitetin e Klinikës Infektive, me sigurimin e një numri më të madh të krevatëve, u dyfishua kapaciteti me spitalin mobil, i vendosur me ndihmën e Ministrisë së Mbrojtjes, u vendos sitem i rotacionit të punonjësve shëndetësorë, anesteziologëve dhe infermirëve me eksperiencë në kujdes intensiv dhe institucione tjera. Institucioni i dytë që i ndërmori pacientët është spitali “8 Shtatori” dhe të gjitha këto masa preventive të ndërmarra nga fillimi dhe masat që iniciale që i vendosëm, si vendosja e restriksionit të obligueshëm në lëvizjen e qytetarëve dhe restriksioni në transport publik, rekomandimet që të vendoset distancë fizike, si një nga masat kryesore që jep rezultate në botë, kontribuan në atë të kemi rritje lineare të pacientëve dhe jo eksponenciale, rritje të dyfushuar të pacientëve si në Itali, Spanjë, ku kolaboi sistemi shëndetësor”, nënvizoi ministri Filipçe, duke dhënë retrospektivë për masat e ndërmarranë luftën me virusin korona.
Ai nënvizoi se të gjitha masat kontribuan, institucionet shëndetësore të mund ti pranojnë të gjithë pacientët të infektuar nga virusi korona COVID-19 dhe të mos ngarkohen kapacitetet e Klinikës Infektive dhe institucionet tjera mjekësore, ku punonjësit mjekësorë zbatojnë sistemin e rotacionit.
Filipçe shtoi se rezultatet pozitive në menaxhimin me krizën ekonomike – shëndetësore, kontribuojnë edhe masat shtesë, kufizimi në lëvizje jatë fundjavave dhe masat shtesë restriktive për kategoritë e prekura nga ky virus, popullata më e moshuar, mbi moshën 65 vjeçare dhe të rinjtë deri në moshën 18 vjeçare, si grup i qytetarëve që kryejnë transmision të virusit.
“Konsideroj se keto masa do të japin rezultate pozitive edhe gjatë periudhës së ardhshme dhe do të kontribuojnë në fillim të majit, numri i pacientëve të rinj të diagnostifikuar do të ulet dhe do të jemi në situat që ti ulim masat parandaluese”, tha Filipçe.
Ai inforomi se në mbledhjen me përfaqësuesit e Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), ku kanë marrë pjesë 150 vende dhe ku është konstatuar se të gjitha vendet në botë po ballafaqohen me këtë sfidë, është sjell konkluzion i përbashkët se kjo sëmundje do të sjell ndryshime që do të zgjasin jo vetëm në organizimin e jetës, por edhe ndryshime në sistemin shëndetësor.
“Kjo do të jetë periudhë ku do të duhet të ndahen institucionet shëndetësore, disa vetëm për trajtim me virusin korona, të tjerat për pacientët të cilët janë negativ. E gjithë kjo kërkon riorganizim, të cilin ne veçmë e filluam. Kjo do të thotë që mjekët amë të ndërmarrin më shumë obligime, ndërsa kapacietet spitalore janë të zbrazura. Tani më jemi të gatshëm të kalojmë në fazën e ardhsme, kur do të lehtësohen masat restriktive për kufizim në lëvizje për tu ballafaquar me goditjen e dytë të sistemit shëndetësor”, tha Filipçe. Ai apeloi qytetarët se është më së miri të qëndrohet në shtëpi këtë periudhë, që të mund, siç theksoi, pas masave restriktive, më vonë, për dy javë, të mund të kthehet jeta në normale.
“Nuk do të jetë njëjtë, do të duhet të mbahet distancë fizike edhe në restorantet edhe në kapacitetet e fabrikës dhe te udhëtarët që do të udhëtojnë në autobusët. Në gjithë botën do të jetë njëjtë”, konkludoi ministri Filipçe, i cili tha se të gjitha masat do të vazhdojnë të sjellin rezultate pozitive për menaxhim të suksesshëm me krizën me virusin korona.
Zëvendëskryetarja e Qeverisë dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska nënvizoi se për zgjidhjen e krizës shëndetësore, me të cilën u ballafaqa e gjithë bota, nevojitet të kyçen të gjitha resurset, e tërë Qeveria, për menaxhim të suksesshëm me virusin korona COVID-19, me mbështetje të shëndetësisë dhe ekonomisë.
“Të gjithë e kishin të qartë, që nga muaji i parë se do të nevojitet sistem i ri për punë dhe ndarje të funksioneve për menaxhim me krizën dhe ne që nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, nga fundi i marsit, kemi mobilizim të plotë të masave shtesë të armatës për menaxhim me krzën dhe deri sot praktikisht po rritet angazhimi i Armatës, por funksionet mbesin të njëjta”, ta Shekerinska, e cila theksoi se këtu bën pjesë sigurimi i kufijve, mbrojtja e infrastrukturës kritike dhe objekteve vitale dhe mbrojtja e përfaqësive diplomatike-konsulare dhe karantinave, gjë që mundëson kuadri policor të drejtohet në zbatimin e masave për menaxhim me krizën.
Zëvendëskryeministrja Shekerinska, sqaroi se të gjitha vendet kanë përdorur model të njëjtë për menaxhim me pasojat e krizës dhe kjo është shfrytëzimi i kapaciteteve me të cilat ruhen si rezerva.
Ajo theksoi se Armata mbështet komunat, në pjesën e dezinfektimit, të sigurimit të funksionit të spitalit në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” dhe informoi se në javën e fundit në Shkup, Tetovë, Gostivar, Dibër, Strugë, Ohër, Strumicë, Kumanovë, Manastir dhe Prilep janë vendosur pjesëtarë të armatës, si mbështetje e njësive të vetëqeverisjes lokale dhe e njëjta bisedohet edhe me Velesin, Kavadarin, Rosomanin dhe Gazi Babën, me të cilën kursehen forcat e tjera nga institucionet tjera.
“Ashtu siç do të ndryshojnë, përmirësohen masat, ashtu do të ndryshojë edhe angazhimi i armatës, por pres kërkesa të rritura nga komunat, rreth zbatimit të masave dhe këtë e bëjmë ekskluzivisht në koordinim me policinë, ndërsa me ministrin e Shëndetësisë biseduam edhe për kyçjen e stafit mjekësor nga Armata, si mbështetje e institucioneve publike dhe në periudhën e ardhshme pritet ti shfrytëzojmë linjat e mundshme të NATO-s, jo vetëm për mbështetje në pajisje dhe material, të cilën pjesërisht e morëm, por edhe mbështetje në transport, aty ku nuk mund të qasemi deri në shtete dhe rajone tjera, gjegjësisht transport strategjik i cili më së shpeshti përdoret për NATO dhe si pjesë e Aleancës atë mund ta shfrytëzojmë më lehtë”, tha Shekerinska për angazhimet e Armatës në periudhën e ardhshme.
Detajisht për ndihmën ndërkombëtare dhe donacionet, foli zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, i cili si koordinues i ndihmës së jashtme nga shtabet e komunave, tha se të gjitha vendet u gjetën të papërgatitur në lidhje me krizën.
“Diku në muajin mars, u formua trupi i cili në mënyrë horizontale i koordinon institucionet, që të shihen cilat janë nevojat e institucioneve të cilat janë donatorë potencial”, tha Osmani, duke shtuar se në ditët e para kur kriza dhe BE ishte e papërgatitur, pas krizës në Itali, kur solli ndalesë për eksportin e materialeve mjekësore, si maskat dhe respiratorët në vende jashtë BE-së, ku jemi edhe në emër të Qeverisë, më 18 mars ka dërguar letër deri te eurokomesari për zgjerim, Oliver Varheji, nga i cili u kërkua përjashtim nga kjo ndalesë e BE-së për vendin tonë, por edhe me kërkesë për aktivizimin e të gjitha mekanizmave për solidaritet dhe ndihmë nga BE edhe pas marrjes së vendimit të vendit tonë për fillimin e negociatave i hasëm kushtet për qasje deri te fondet evropiane.
“BE realisht reagoi shpejtë, njëherë nëpërmjet ndihmës së drejtpërdrejtë prej katër milionë euro si ndihmë urgjente e angazhoi UNOPS për furnizimin e respiratorëve dhe materialeve mjekësore dhe presim shpejtë të arrijnë në vend dhe nëpërmjet lejes për furnizim të përbashkët të pajisjes bashkë me vendet-anëtare të BE-së por edhe me qasje në fondin solidar evropian nënkuptohet edhe kërkesa për riprogramimin e 50 milionë eurove, të cilat i morëm si çmim dhe tani i riprogramojmë për linja të vogla për kredi për ndërmarrjet mikro dhe të mesme dhe për uljen e ndikimit socio-ekonomik në shtet.
Osmani nënvizoi se u aktivizuan edhe mekanizmet në ndihmën dypalëshe, këtu përmendi Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 1,1 milionë dollarë përmes agjencive të ndryshme ndihmuan në sjelljen e donacioneve për spitalet në vendin tonë, si dhe ndihmën nga Republika Çeke prej një milionë maskave të cilat arritën me aeroplan speical, si dhe ndihma nga Hungaria, Holanda, Gjermani, Sllovenia dhe vendet e tjera të BE-së. Ai nënvizoi se pritet edhe ndihma nga Kina, me teste dhe maska dhe materiale mbrojtëse.
Kryeministri Spasovski, duke u fokusuar në masat ekonomike dhe duke komentuar vendosjen e tërësishme të Qeverisë gjatë kohës së menaxhimit me krizën, vlerësoi se situata me virusin korona në mënyrë të dukshme ndryshoi jetën e qytetarëve, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në të gjitha vendet tjera në botë dhe masat restriktive të cilat u miratuan janë parimisht për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve, si qëllim themelor i Qeverisë.
“Kjo si Qeveri na gjeti në kushte të posaçme, patëm periudhë kur duheshte të mbahen zgjedhje të parakojshme parlamentare, u formua Qeveri teknike, Kuvendi nuk punonte, megjithatë të gjitha institucionet morën përgjegjësi dhe ndërmorën aktivitete dhe masa që dhanë rezultat”, tha Kryeministri Spasovski.
Ai nënvizoi se përhapja e virusit është lineare, pritet që numri i personave të infektuar, nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komisionit për sëmundje infektive dhe sistemi shëndetësor është ende në kondicion ti përgjigjet zgjerimit të virusit.
“Me masat për restriksion, duam të sigurojmë gjendje të mirë të punës në sistemin shëndetësor dhe të krijojmë kushte më të mira që punonjësit në shëndetësi të mund tu përgjigjen nevojave të secilit qytetar në Maqedoninë e Veriut”, tha Kryeministri dhe shtoi se të gjitha masat të cilat u ndërmorën në bazë të analizave të shërbimeve kompetente epidemiologjike, dhanë rezultate.
“Është fakt që duhej të miratojmë vendim me të cilin nuk do të punojnë sjkollat, kopshtet, kompani të caktuara e zvogëluan vëllimin e punës, për shkak të situatës tek ne dhe në botë, shumë operatorë ekonomikë, si ato hotelierike, në fushën e turizmit, nuk punoni, por e gjithë kjo ishte e patjetërsueshme për shkak të drejtimit në segmetin e mbrojtjes së jetës së qytetarëve”, tha Spasovski.
Kryeministri Spasovski nënvizoi se Qeveria për ti ndihmuar shtetit dhe kompanive, gjithashtu solli masa edhe atë si ndihmë e drejtpërdrejtë e kompanive: pako e parë, dedikuar të gjithë atyre që u prekën nga goditja e parë e problemeve që ndodhën nga situata me virusin korona, si transporti, turizmi, artizanët, kryesisht ndërmarrje të vogla dhe të mesme.
“Pikërisht nëpërmjet linjës për kredi, të cilën e hapëm përmes Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut, prej 5,9 milionë euro, bëmë mbështetjen e këtyre kompanive dhe tashmë janë miratuar marrëveshjet për kreditë pa interes të cilat ishin miratuar nga Qeveria”, tha Kryeministri Spasovski, duke sqaruar se kushtet i plotësuam 163 kompani me 1.737 punonjës dhe atyre u miratohen kredi pa interes në vlerë të përgjithshme prej 1.263.079 еuro.
Prej këtyre kompanive-aplikante, siç theksoi Kryeministri Spasovski, 96% janë mikro – ndërmarrje të cilat punësojnë deri në 10 të punësuar dhe të kompanive të vogla me 50 punonjës, që tregon që mjetet nga linja pa interes Kovid1 në mënyrë parësore do të arrijnë deri te kompanitë mikro dhe të vogla.
Pako e dytë e marrëveshjeve nga Linja kreditore nga Fondi i veçantë për kredi me qëllim uljen e pasojave nga virusi korona COVID-19, tha Kryeministri, është miratuar në mbledhjen e Qeverisë para katër ditëve.
Kryeministri Spasovski informoi se është 118 kompanive me 1.116 punonjës, u është miratuar shfrytëzimi i kredive pa interes me vlerë prej 936.602 euro, që do të thotë se në grupin e parë dhe të dytë janë miratuar gjithsej 254 aplikime për kredi me vlerë të përgjithshme prej 2,2 milionë euro, për kompani me rreth 2.853 punonjës.
“Nëse i shohim kompanitë sipas strukturës, prej gjithsej aplikimeve për kredi të miratuara, mikro kompanite deri në 10 punonjës marrin pjesë me 69%, kompanitë e vogla deri më 50 punonjës marrin pjesë me 28%, ndërsa kompanitë e mesme deri në 250, marrin pjesë me 4%”, tha Spasovski, duke sqaruar se masat janë miratuar me qëllim të ruajtjes së vendeve të punës dhe për të ndihmuar kompanitë të kenë likuiditet për të vazhduar me aktivitetin e tyre ekonomik, që ka rëndësi të veçantë pas përfundimit të krizës shëndetësore.
Kryeministri Spasovski, e theksoi edhe masën për mbështetje në pjesën e pagesës së pagës minimale, ku përfshihen 87% nga kompanitë, 250.000 punonjës, gjegjësisht masë e qasshme për 35.000 kompani, pako e masave që është harmonozuar me Këshillin Evropian dhe më tutje lihet hapësirë për debat dhe harmonizim me sindikatet, odat ekonomike dhe punonjësit, për efekt më të mirë të mundshëm.
Kryeministri Spasovski i numëroi edhe masat e tjera të cilat janë miratuar me dekret, ndërsa kanë të bëjnë me ndihmën e artizanët, punonjësit sportiv dhe punonjësit kulturor. Ai shtoi se janë miratuar më shumë masa në bashkëpunim me Bankën Popullore dhe bankat komerciale. Banka Popullore e ndryshoi Vendimin për metodologjinë për menaxhim me rrezik në kredi me qëllim për sjelljen e dispozitave për shkak të zbutjes së pasojave nga virusi COVID-19. Me këtë dekret mundësohet bankat në mëynrë të lehtë dhe të thjeshtë ti shtyejnë kreditë e klientëve të tyre pa nënshkrimin e anekseve dhe pa pasur nevojë të shkohet fizikisht në lokacionet e bankave.
“Bankat personave juridik u ofruan kushte më të mira siç është prolongimi i pagesave, riprogramimi, grejs periudhë, shkallë më e volitshme e interesit dhe të ngjashme, ndërsa te personat fizik, bankat do ti shtyjnë pagesat e interesit në 3 deri në 6 muaj”, shtoi Kryetari i Qeverisë Spasovski, duke përmendur masat dhe uljen e interesit dhe riprogramimin e kredive te shoqatat financiare dhe lizing kompanitë.
Mes tjerash, Kryeministri Spasovski informoi edhe për 50 milionë euro kredi të ulëta nga Banka Zhvillimore plasuar nëpërmjet banlave komerciale për mbrojtjen e likuiditetit të kompanive, si dhe mundësinë për përdorimin e kredive të volitshme dedikuar ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, në kuadër të marrëveshjes në rrjedhë për huamarrje nëpërmjet Bankës për Zhvillim dhe Bankës Evropiane për Investim.
Ai theksoi se qëllim primar i kësaj linje kreditore është sigurimi i kapitalit të freskët për mbështetjen e projekteve të reja, punësimeve të reja, likuiditetit të rritur të ekonomisë dhe eksportit të rritur.
Në onllajn video-konferencën e sotme, Kryeministri Spasovski vlerësoi se Qeveria po përpilon plan serioz, pas një majit të fillojë procesi i kthimit në normalizim të jetës së qytetarëve, por ai proces, siç theksuan të gjithë përfaqësuesit nuk do të vendoset menjëherë, por gradualisht do të sjellen drejtime prë hapat, ngadal dhe sigurt të kthehet rrjedha normale e jetesës në vendin tonë.