Konfirmohen 18 raste të reja të COVID-19, gjithsej 1225 raste të diagnostifikuar në vend, 21 pacientë janë të shëruar – 3 të vdekur

Ministria e Shëndetësisë informon se sot Instituti për Shëndet Publik regjistroi 21 pacientë të shëruar, 16 nga Shkupi, 3 nga Kumanova dhe 2 nga Shtipi, të gjithë janë mjekuar në kushte shtëpie. Me këtë deri sot, numri i pacientëve të shëruar në vend është 200.

Kanë vdekur tre pacientë pozitiv me COVID-19. Në Klinikën për Sëmundje Infektive ndërroi jetë një paciente nga Llabunishti, në moshën 46 vjeçare, e pranuar më 29 mars, ndërsa për një periudhë më të gjatë ka qenë në ventilim mekanik dhe një 71 vjeçar nga Prilepi, i mjekuar në klinikë prej më 15 prill.

Në SPQ “8 Shtatori” ndërroi jetë paciente nga Kumanova në moshën 63 vjeçare, është hospitalizuar në gjendje të rëndë më 6 prill dhe menjëherë është vendosur në aparat respirator.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 18 raste të reja të virusit korona. Sipas qyteteve: Shkup 2, Kumanovë 9, Shtip 2, Tetovë 2, Veles 1, Gostivar 1, Pehçevë 1.

Me këtë, numri i përgjithshëm i pacientëve të rinj të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë është 1225, ndërsa sipas qyteteve është:

  • Shkup 411
  • Kumanovë 338
  • Dibër 51
  • Shtip 34
  • Prilep 117
  • Tetovë 57
  • Strugë 55
  • Veles 59
  • Manastir 17
  • Оhër  15
  • Kavadar 4
  • Gostivar 13
  • Gjevgjeli 4
  • Strumicë 2
  • Kriva Pallankë 4
  • Radovish 4
  • Krushevë 3
  • Koçan 27
  • Probishtip 2
  • Kërçovë 2
  • Negotinë 2
  • Demir Hisar 1
  • Makedonski Brod 2
  • Pehçevë 1

Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 263 teste. Përmes ISHP – 252, nëpërmjet Fakultetit për Veterinari – 0, Avicena -0, Biotek -0, Filip Vtori (Zhan Mitrev) – 0 dhe Sistina nëpërmjet metodës PCR – 11. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 12.133 testime të COVID-19.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup, janë pranuar 3 pacientë nga Shkupi, Struga dhe Prilepi me gjendje mesatarisht të rëndë dhe të rëndë. Gjithsej janë hospitalizuar 56 pacientë, prej të cilëve 18 janë në mbështetje të oksigjenit dhe 3 janë në ventilim mekanik.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar 15 pacientë të rinj. Pacientë të dyshuar të cilët kishin rezultate negative janë transferuar në reparte tjera, pra për momentin në repartin për COVID-19 janë hospitalizuar 34 pacientë të konfirmuar dhe të dyshuar. Me pasqyrë më të rëndë klinike janë 9 pacientë, ndërsa 6 janë në aparat respirator.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 14 pacientë të konfirmuar dhe të dyshuar me COVID-19, ndërsa në mjekim shtëpiak ndiqen edhe 15 pacientë.

Në spitalin e Shtipit, për momentin po mjekohen 5 pacientë pozitiv me COVID-19, të gjithë në gjendje stabile, ndërsa në mjekim shtëpiak ndiqen edhe 19 pacientë.