Qendra për Shëndet Publik në Veles dhe punkti për mostra punojnë pa probleme

Qendra për Shëndet Publik në Veles vazhdon me punën normale. Në disa media dolën informacione që pretendonin që do të mbyllet punkti për marrjen e mostrave dhe Qendra për Shëndet Publik në Veles, Ministria e Shëndetësisë informon se për të njëjtin vazhdon me punë si deri më tani. Është bërë rotacion i kuadrove nga repartet tjera, përfshirë edhe laborantëve të cilët do ta mbulojnë punën e punktit për marrjen e mostrave.

Gjatë ditës së nesërme, do të kryhen anketa epidemiologjike të një pjese të të punësuarën në QSHP Veles pas së cilës do të dihet numri i të punësuarve që do të jenë në izolim. Në mënyrë shtesë, inspektori nga Shkupi dhe epidemiologë, do të kryhet mbikëqyrje e jashtëzakonshme inspektuese në punën e QSHP Veles, që të përcaktohet nëse respektohen protokollet dhe nëse ka parregullsi në veprim.

Gjatë ditës së sotme po kryhen dhe do të përfundohen anketat epidemiologjike të të gjithë punonjësve në shitoren në Veles, ku u regjistruan persona pozitiv me virusin korona.

Pas marrjes së rezultateve, në rast se Inspektorati Sanitar Shtetëror përcakton se ka nevojë të lëshohet vendim për vetizolim, në harmonizim me atë se sa është numri i të punësuarve që do të shkojnë në izolim, do të miratohet vendim nëse shitorja do të vazhdojë të punojë ose do të mbyllet për një periudhë të caktuar.