Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, u takua me ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Tomas Gerberih, i cili e përfundon mandatin e tij në vendin tonë.
Në takim u përshëndetën hapat historik të Republikës së Maqedonisë së Veriut në proceset demokratike, marrëdhëniet e mira fqinjësore, anëtarësimin në NATO dhe perspektivat e hapura evropiane me vendimin e BE-së për fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë të Veriut me Bashkimin Evropian, të cilat janë arritur në periudhën e kaluar me lidership të guximshëm dhe vullnet të madh politik.
Kryeministri Spasovski shprehi falënderim deri te kancelarja Merkel, deri te Qeveria gjermane, ambasadori Gerberih dhe Ambasada gjermane për mbështetjen e madhe në të gjitha proceset specifike të vendit tonë, për miqësinë e sinqertë dhe të madhe nga Republika Federale e Gjermanisë, si dhe nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, me të cilat rezultatet pozitive nga këto procese të mëdha u bënë realitet.
“Ua dorëzoj këtë plaket në shenjë të falënderimit të madh për gjithçka që keni bërë personalisht dhe si përfaqësues i mikut tonë të madh, Republikës Federale të Gjermanisë, për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për interesat tona nacionale”, tha Kryeministri Spasovski.
Në takim është përshëndetur puna e Qeverisë gjatë krizës shëndetësore, si ballafaqim i suksesshëm me situatën.
“Bëmë gjithçka që të mbrojmë shëndetin publik dhe të sigurojmë funksionalitet të sistemit shëndetësor dhe dëshmuam se, nëse ekziston dëshira institucionet mund të funksionojnë. Do të vazhdojmë me kujdesin për qytetarët dhe për vendin”, tha Kryeministri Spasovski.
Kryeministri Spasovski falënderoi për mbështetjen Gjermaninë edhe nga BE-në për vendin tonë, në tejkalimin e sfidave nga kriza shëndetësore.
Në takim janë shkëmbyer edhe informacione dhe vlerësime rreth kohëzgjatjes së pandemisë dhe masat për mbrojtje shëndetësore që do të ndërmerren në kushte të relaksimit të mundur të restrikcioneve të lëvizjeve.
U bisedua edhe për çështje tjera aktuale. U vlerësua se Republika e Maqedonisë së Veriut ka dëshmuar se është vend i vërtetë demokratik dhe pritet që përmes proceseve reformuese të vazhdojë të zhvillohet në atë drejtim.