Në ditën para skadimit të afatit numër i lartë dhe inkurajues me mbi 19 mijë kompani aplikuan për masën për mbështetje financiare për pagesën e pagave për ruajtjen e më tepër vendeve të punës

Mbi 19 mijë kompani deri më tani kanë aplikuar për masën për mbështetje financiare për pagesën e pagave për muajt prill dhe maj në vlerën më shumë se 14.500 denarë në muaj për punonjës, përmes të cilës mundësohet vazhdimësia e proceseve të punës, sigurohet bazë për pagesën e rregullt të pagave dhe kontributeve, me të cilën krijohen kushte serioze për ruajtjen e vendeve të punës.

Numri i kompanive të cilat kanë aplikuar është jashtëzakonisht e lartë dhe inkurajuese, veçanërisht nëse kemi parasysh se deri ë fund të afatit për aplikim mbeten edhe dy ditë, dita e sotme dhe dita e nesërme (e enjte) deri në orën 24:00 dhe pritet që për masën do të aplikojnë një përqindje e madhe e kompanive të cilat i plotësojnë kushtet.

Aplikimi për këtë masë filloi më 1 maj dhe deri më tani, vetëm për disa ditë, edhe krahas festës dhe fundjavës, në Drejtorinë për të Ardhura Publike kanë arritur më tepër se 19 mijë aplikime, të cilat flasin për interesin e madh të masës.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe njëherë bën thirrje që të gjitha kompanitë të cilat ende nuk kanë aplikuar për këtë mbështetje financiare, ta bëjnë këtë sa më shpejtë përmes sistemit e-tatime të DAP-it.

Mbetem të përqendruar t’ju ndihmojmë sa më tepër qytetarëve, që të ruhen sa më tepër vendet e punës, të mbështeten kompanitë dhe të përgatitemi për rifillimin e ekonomisë tonë pas përfundimit të krizës shkaktuar nga pandemia e virusit korona COVID-19.