Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski dhe shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në vendin tonë, Samuel Zhbogar, me rastin e 9-të Majit – Ditës së Evropës, para Spitalit të Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamujve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian dhe dhanë respekt me një minutë heshtje për të gjitha ata të cilët e humbën betejën me virusin korona COVID-19.
Në ngjarjen organizuar nga Delegacioni i BE-së në Maqedonisë së Veriut në delegacionin qeveritar morën pjesë edhe zëvendëskryeministrja dhe ministra e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, zëvendëskryeministri dhe ministër i ngarkuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.
Gjatë fjalimit, Kryeministri Spasovski theksoi se nuk ka simbolikë më të fuqishme se sa Dita e Fitores ndaj Fashizmit u bë Dita e Evropës, pasi që në këtë ditë, para saktë 70 viteve, përderisa shëroheshin plagët e thella nga Lufta e Dytë Botërore, ministri francez për Punë të Jashtme, Robert Shuman, ftoi që të fillojë ndërtimi për Evropë të re.
“ Me pjesëmarrje dhe fitore në luftën e madhe botërore antifashiste në territorin e vendit tonë, pjesëmarrësit dhe anëtarët e njësiteve partizane të luftës Kombëtare – çlirimtare, rrumbullakuan edhe luftën historike për shtetësi, Shteti maqedonas u krijua si shtëpi e lirisë. Shtëpi e zgjedhjes, shtëpi e lirisë të së shprehurit dhe mendimit të lirë. Për të gjithë qytetarët e vet, pa përjashtim. Shtet i të gjithëve dhe për të gjithë. Shtëpi siç është sot Bashkimi Evropian, siç është Evropa e përparuar dhe progresive”, theksoi Kryeministri Spasovski.
Kryeministri Spasovski nënvizoi se prandaj sot kemi arsye të mëdha të festojmë dhe të jemi pjesë e festimeve në Evropë.
“Qytetarët e vendit tonë bënë zgjedhje dhe janë krenar për zgjedhjet e tyre. E zgjodhëm të ardhmen. Të ardhmen në Bashkimin Evropian, sepse është ndërtuar në vlerat në të cilat besojmë dhe i praktikojmë edhe ne. Ne i përkasim familjes evropiane, ende nuk jemi formalisht, por e filluam rrugën! Do të doja ta shfrytëzoj mundësinë sot që me sinqeritetin më të madh të dërgoj falënderim te të gjitha vendet-anëtare të Bashkimit Evropian, të falënderoj ambasadorin Zhbogar në koordinimin e ndihmës së madhe që e morëm nga BE-ja dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm 24-orësh me familjen tonë – Bashkimin Evropian”, theksoi Kryetari i Qeverisë, Spasovski.
Ai theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut gjatë 3 viteve të fundit vendosi që seriozisht të hap faqe të reja në historinë e saj.
“Dolëm nga një krizë e thellë politike dhe i rinovuam institucionet demokratike dhe sundimin e së drejtës. Dhamë rezultate konkrete dhe të qëndrueshme në zbatimin e reformave lidhur me BE-në dhe raportet e mira fqinjësore. U bëmë anëtarja e 30-të e NATO-s edhe këtë vit i fillojmë negociatat aderuese për anëtarësim në BE. Hapat e ardhshëm janë gati dhe do të punojmë me përkushtim me Bashkimin Evropian dhe Këshillin Evropian që sa më shpejtë ta caktojmë Konferencën e Parë Ndërqeveritare, e cila do të shënojë pjesën praktike të procesit të negociatave në përputhje me metodologjinë e re”, theksoi Kryeministri Spasovski.
Dhe shtoi se me këtë e vendosim vendin tonë në rrugën ekspres për anëtarësim në Bashkimin Evropian, sepse ky është koncepti ynë.
“Koncept i themeluar për besime dhe bindje themelore të përbashkëta për lirinë, për demokracinë dhe për të drejtat njerëzore, për ekonomi tregtare, si dhe për realizimin e mundësive të drejta në themelet e solidaritetit.
Prandaj e duam dhe e paramendojmë ardhmërinë bashkë – e paramendojmë, e dëshirojmë, punojmë për të dhe veçse jemi bashkë. Bashkë në të mirë dhe në të keqe”, tha Kryeministri Spasovski.
Ai tha se infeksioni me virusin korona COVID-19 në muajt e kaluar të gjithëve na ballafaqoi me zgjedhje të vështirë mes jetës dhe vdekjes së qytetarëve tanë dhe mbijetesës së ekonomive tona.
“Virusi i ri korona na ballafaqoi me sfida të paparashikueshme, por solli diçka pozitive – tregoi qartë se kontinenti evropian ka fatin e përbashkët. Mënyra e ballafaqimit me infeksionin tregoi se e ndajmë kulturën dhe praktikat e njëjta dhe e theksoi nivelin e lartë socioekonomik reciproke ndërmjet BE-së dhe vendet e Ballkanit Perëndimor të cilat kanë një qëllim të fuqishëm që të jenë anëtarë të barabartë të Unionit”, theksoi Kryetari i Qeverisë, Spasovski.
Ai theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut, gjatë periudhës së kësaj krize shëndetësore-ekonomike u bind se Bashkimi Evropian e ndau ndihmën dhe kujdesin me vendin tonë sikur të jemi anëtare e familjes evropiane.
Ai shtoi se prej aty vjen edhe falënderimi ynë për solidaritet të demonstruar dhe ndihmë nga ana e BE-së në formë të mbështetjes urgjente për sektorin shëndetësor, me pako financiare për ballafaqim me pasojat socio-ekonomik, si dhje me makro ndihmën financiare e cila do të jetë plotësim i tyre për plotësim.
E vlerësojmë shumë edhe qasjen e siguruar paprecedent deri te mekanizmat e tjerë të BE-së dhe instrumenteve, si dhe përpjekjet e përbashkëta që ti kthejmë qytetarët tanë e ngecur jashtë kufijve në shtëpi. Jemi falënderues që BE-ja i trajton shtetasit tanë në këtë mënyrë, sikur të jemi pjesë e Unionit. Kjo na jep ndjenjën e sigurisë, që së bashku do të ballafaqohemi me pasojat e krizës. Infeksioni COVID-19 padyshim që do të vazhdojë të testojë vendosmërinë tanë dhe tani është më me rëndësi ti fokusojmë përpjekjet tona për rimëkëmbjen dhe tejkalimin e pasojave sociale ekonomike të cilat janë të thella në të gjitha vendet e BE-së, si dhe në vendet kandidate për anëtarësim”, theksoi Kryeministri Spasovski.
Gjatë fjalimit të tij, ambasadori Samuel Zhbogar tha se deklaratën 70-vjeçare të Shuman e shënojmë në periudhë kur ballafaqohemi me sfidë, siç bota nuk e ka përjetuar më parë.
“Kërcënimi nga ana e virusit korona nuk njeh kufij, merr jetë, ndikon në shëndet, dëmton ekonomitë dhe dëmton shoqëritë tona, madje edhe avancimin botëror. E ndryshoi mënyrën tonë të jetesës në mënyrë fundamentale. Ndryshoi për të mirë ose për të keqe, por sigurisht përgjithmonë ndryshoi normalitetin që e njihnim.
Gjithashtu, virusi në plan të parë theksoi edhe një nga principet kryesore të BE-së – atë të solidaritetit. Mu solidariteti i solli Bashkimit Evropian 70 vite paqe dhe prosperitet. Solidariteti që e realizon Evropa nga kriza e tashme”, theksoi ambasadori Zhbogar.
Ai theksoi se këtë vit shënohen 20 vite delegacion të BE-së në Shkup dhe më në fund patëm mundësi ta fillojmë udhëtimin tuaj drejt ardhmërisë më të mirë në Union.
“Solidariteti që e zgjeroi Bashkimi Evropian dhe vendet e saj anëtare drejt jush dhe drejt rajonit gjatë kohës së kësaj krize, dha përgjigje të dilemës për atë se cili është qëndrimi i BE-së drejt rajonit: Ne jemi një familje!
Dhe përfundimisht, BE-ja udhëheq nismën për mbledhjen e mjeteve për zhvillim të vaksinës për COVID-19, që do të jetë e qasshme për të gjithë në botë me çmim të pranueshëm. Kjo është BE-ja në dritën më të mirë, si fuqi globale për të mirë”, shtoi shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në vendin tonë, Zhbogar.
Ai theksoi se nga kjo krizë do të dalim së bashku, vendet-anëtare të tashme dhe të ardhshme duke kërkuar vlerën themelore evropiane – solidaritetin, si dhe këtë Ditë të Evropës dhe këto rrethana të jashtëzakonshme, na rikujtojnë se bashkë jemi më të fortë dhe ky solidaritet është rrugë evropiane drejt ardhmërisë më të mirë të përbashkët.
Kryeministri Spasovski dhe ambasadori Zhbogar para të pranishmëve shprehën falënderim edhe drejt të gjithë punonjësit shëndetësorë të cilët janë në rendin e parë në luftën kunder pandemisë.
Ata janë heronjtë e vërtetë të kohës tonë, të cilët duke rrezikuar shëndetin e vet na mësojnë leksione për solidaritet, sakrificë dhe humanizëm.
Në fund të ceremonisë, Kryeministri Spasovski dhe ambasadori Zhbogar edhe njëherë shprehën respekt të thellë për të gjithë viktimat nga COVID-19 në vendin tonë, në Evropë dhe në botë.