Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, sot mbikëqyri ndërtimin e rrugës së shpejtë Shtip – Radovish (faza e I-rë e nyjës lidhëse Shtip jug deri në Buçim).
Në vazhdim të kësaj kumtese e përcjellim deklaratën e Kryeministrit Spasovski:
Sot jemi bashkë me ministrin për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski dhe drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Zoran Kitanov, në lokacionin ku po ndërtohet rruga e shpejtë Shtip-Radovish, që të mbikëqyrim punët ndërtimore.
Mund të konstatoj se ndërtimi i rrugës së shpejtë po zhvillohet shkëlqyeshëm, me tempo të shpejtë. Realizimi i punëve është përfunduar deri në 83% dhe në rast se lejojnë kushtet kohore, pritet që rruga e shpejtë të përfundojë edhe para afatit të paraparë.
Afati i fundit për përfundimin e këtij aksi, nga nyja Shtip – jug deri në Buçim, me vlerë prej 27,13 milionë euro, është prill 2021.
Faza e dytë e ndërtimit të rrugës së shpejtë përfshin rikonstruimit e dy nën-akseve, prej Tri Çeshmi deri në Shtip-jug dhe prej në Buçim deri në Radovish në gjatësi prej 16.87km dhe në rrjedhë janë punët përgatitëse të rrugës. Me këto dhe me punët intensive në rrugën e shpejtë Shtip – Koçan, në mënyrë intensive e ndërtojmë pjesën juglindore të vendit tonë dhe vazhdojmë ta lidhim vendin tonë.
Ndërtimi i kësaj rruge të shpejtë ka ndikim të madh mbi zhvillimin e ekonomisë dhe do të kontribuojë për zhvillim rajonal të barabartë. Do të mundësohet transport më i lehtë i mallrave, shërbimeve si dhe lëvizja e njerëzve. Ajo që është më me rëndësi, rruga e shpejtë Shtip – Radovish na lidh me autostradën Miladinoc – Shtip dhe falë kësaj, qytetarët tanë në pjesën juglindore të vendit tonë në periudhë shumë më të shkurtë do të udhëtojnë dhe do të arrijnë në kryeqytet, në Shkup, që ti realizojnë planet e tyre, nevojat dhe qëllimet. Me rrjetin nga autostrada Shtip-Radovish dhe me rrjetin e rrugëve të shpejta ndërmjet qyteteve në këto rajone, qytetarët më shpejtë do të mund të arrijnë në qytetin fqinj që të vizitojnë miqtë e tyre, farefisin ose të kryejnë ndonjë punë. Për studentët, kjo do të thotë frekuentim më i shpejtë në nivel mujor dhe vjetor nga fakulteti i tyre në vendbanimin e tyre, etj.
Ndërtimi dhe përfundimi i punëve në këtë rrjet rrugor modern, në masë të madhe do të shkurtojë edhe kohën e transportit të mallrave dhe shërbimeve që do të ndikojë pozitivisht në lëvizjen e aktivitetit ekonomik në këtë pjesë të vendit tonë. Për shembull, shërbimet bujqësore nga rajoni i Strumicës ose i Koçanit, më shpejtë do të arrijnë në Shkup, si dhe deri në kryqëzimet me korridoret evropiane për vendosjen e prodhimeve tona në vendet e Evropës.