Ministria e Shëndetësisë informoi se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1,085 testime dhe janë regjistruar 125 raste të reja të COVID -19: Në Shkup 46, Kumanova me 19, Shtipi me 17, Tetova me 16, Struga me 7, Gostivari me 6, Velesi me 3, Negotina 2, dhe nga një rast në Prilep, Manastir, Koçan dhe Dellçevë.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 8 pacientë të shëruar në Prilep 2,Tetovë 1, Veles 4 dhe Sveti Nikole 1.
Dy pacientë ndërruan jetë , një pacient nga Prilepi në moshën 73 vjeçare, i hospitalizuar në Spitalin "8 Shtatori" nga 19 maji dhe një paciente nga Strumica (67 vjeçare) e hospitalizuar në Klinikën e Neurokirurgjisë nga 18 maji.
Shifra e tërësishme e të diagnostifikuarve në vend nga fillimi i epidemisë arrin 2.915, shifra e pacientëve të shëruar është 1640, të vdekur janë 151, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend arrin 1.124. Distribuimi i fundit sipas qyteteve është në vijim:
- Shkup 1201, aktive 595
- Kumanovë 545, aktive 129
- Dibër 52, aktive 1
- Shtip 161, aktive 123
- Prilep 218, aktive 29
- Tetovë 273, aktive 115
- Strugë 98, aktive 26
- Veles 141, aktive 27
- Manastir 30, aktive 4
- Ohër 30, aktive 13
- Kavadar 6, aktive 1
- Gostivar 47, aktive 26
- Gjevgjeli 6, aktive 2
- Strumicë 5, aktive 2
- Kriva Pallankë 6, aktive 0
- Radovish 4, aktive 0
- Krushevë 3, aktive 0
- Koçan 43, aktive 12
- Probishtip 5, aktive 3
- Demir Hisar 1, aktive 0
- Makedonski Brod 2, aktive 0
- Pehçevë 3, aktive 0
- Berovë 2, aktive 1
- Vallandovë 3, aktive 2
- Vinicë 3, aktive 1
- Dellçevë 2, aktive 1
- Kratovë 3, aktive 1
- Shën Nikollë 3, aktive 2
- Kërçovë 3, aktive 1
- Negotinë 16, aktive 7 (*9 persona nga Negotina janë banorë të Demir Kapisë)
1085 testet e realizuara janë nëpërmjet : ISHP- 663, QSHP-Shkup-12, Avicena-128, Biotek-42, Zhan Mitrev (Filip Vtori) -144, Sistina so PCR metodën-41 dhe MANU-55. Deri më tani në vend janë bërë 35471 testime për KOVID-19.
Nga numri i përgjithshëm I testeve gjatë 24 orëve të fundit 113 testime janë në kuadër të skriningut në çerdhet në Shtip dhe Kocani dhe nuk janë të regjistruar raste pozitive me virusin korona.
Në Klinikën Infektive në 24 orët e fundit janë pranuar 7 pacientë të rinj, ndërsa gjithsej të hospitalizuar janë 58 pacientë. Në oksigjen janë 27 pacientë, nuk ka pacientë në ventilim mekanik.
Deri në mëngjes në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar 12 pacientë të rinj, ndërsa numri i tërësishëm i pacientëve të hospitalizuar është 38. Në aparat respirator janë 7, ndërsa me pasqyrë më të rëndë klinike janë ende 8 pacientë.
Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 11 pacientë, ndërsa në shërim shtëpiak përmes spitalit ndiqen 2 pacientë. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 21 pacientë. Në repartin infektiv në Ohër, Veles, Kumanovë dhe Prilep janë hospitalizuar 31 pacientë – pozitiv dhe të dyshimtë me Kovid-19