Në 24 orët e fundit (08/09.06.2020) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 593 personave u janë lëshuar vendime për izolim, kurse 308 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim.
Nga ana e nëpunësve policorë janë realizuar kontrollime tek persona në izolim dhe vetizolim dhe janë evidentuar gjashtë raste të mosrespektimit të masës së izolimit dhe vetizolimit.
Sa i përket masës për mbajtjen e obliguar të mbrojtjes personale të fytyrës janë regjistruar 975 shkelje të kësaj mase.