Janë vërtetuar 87-të raste të reja me KOVID-19, janë shëruar 5 pacient, ka ndërruar jetë 1 person, numri i përgjithshëm i diagnostifikuar është 3.239

Ministria e Shëndetësisë informoi se në 24 orëshin e fundit janë regjistruar 87 raste të reja  me Kovid-19. Në periudhën e njëjtë janë regjistruar edhe pesë pacientë të shëruar, si dhe një i vdekur, informon .

Sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar pesë pacientë të shëruar, në: Shkup-1, Prilep-2, Tetovë-2.  Në Klinikën për Kardiologji vdiq një pacient  nga Kumanova i moshës 74 vjeçare, i hospitalizuar para dy ditëve  dhe me test pozitiv në këtë klinikë.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 3.239, numri i pacientëve të shëruar është 1.658, numri i vdekjeve është 157, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 1.424
 

Pas përfundimit të sondazheve epidemiologjike, një nga rastet pozitive  të regjistruar  në Ohër është nga Struga. Shpërndarja e fundit sipas qyteteve është si vijon: Shkup 1373, aktivë 760 • Kumanovë 568, aktivë 150 • Dibër 53, aktivë 2 • Shtip 223, aktivë 185 • Prilep 218, aktivë 27 • Tetovë 301, aktivë 135 • Strugë 106, aktivë 33 • Veles 144, aktivë 30 • Manastir 30, aktivë 3 • Ohër 37, aktivë 20 • Kavadar 6, aktivë 1 • Gostivar 51, aktivë 29 • Gjevgjeli 6, aktivë 2 • Strumicë 5, aktivë 2 • Kriva Pallankë 7, aktiv 1 • Radovish 4, aktiv 0 • Krushevë 3, aktiv 0 • Koçan 53, aktivë 22 • Probishtip 11, aktivë 9 • Demir Hisar 1,aktiv 0 • Makedonski Brod 2, aktiv 0 • Pehçevë 3, aktiv 0 • Berovë 2, aktiv 1 • Vallandovë 3, aktivë 2 • Vinicë 3, aktiv 1 • Dellçevë 1, aktiv 0 • Kratovë 3, aktiv 1 • Sveti Nikollë 3, aktiv 2 • Kërçovë 3, aktiv 1 • Negotinë 16, aktiv 7 (* 9 persona nga PE Negotinë janë banorë të Demir Kapisë)

 

Janë bërë gjithsej 987 teste: ISHP-381 QSHP Shkup-30, Avicena-72, Biotek-163, Zhan Mitrev (Filip i dytë) – 101, Sistina me metodën PCR -137 dhe ASHAM-103. Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 38.014 testime të Kovid-19. Nga numri i përgjithshëm i testeve të kryera në 24 orët e kaluara, 80 teste janë në kuadër të skriningut në kopshtet në Shkup, nuk ka rezultat pozitiv të Kovid19. Në Klinikën për Sëmundje Infektive në 24 orët e fundit janë pranuar tetë pacientë të rinj, ndërsa gjithsej 73 janë të hospitalizuar. Me mbështetje të oksigjenit janë 29 pacientë, nuk ka pacientë në ventilim mekanik. Deri sot në mëngjes, në SPQ “8 Shtatori”, janë pranuar shtatë pacientë të rinj, ndërsa gjithsej 49 janë të hospitalizuar. Në aparat respirator janë 9, ndërsa me pasqyrë të rëndë klinike janë ende 7 pacientë. Në spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 15 pacientë, ndërsa në në mjekim shtëpiak përmes spitalit përcillen dy pacientë. Në spitalin në Shtip, janë hospitalizuar 24 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë dhe Prislep janë 37 pacientë të shtrirë në spital – pozitivë dhe të dyshimtë për Kovid-19. Sipas komunave me raste aktive në Shkup  duke e përfshirë edhe ditën e djeshme janë: Çair-192, Butel-68, Qendër-66, Gati Babë-63, Aerodrom-61, Karposh-57, Saraj-55, Kisella Vodë-37, Gjorçe Petrov-23, Haraçinë-23, Shuto Orizare-21, Studeniçan-20, Ilinden-18, Petrovec-6, Çuçer Sandevë-3, Sopishte-2 dhe Stranec