Bekteshi: 20 milion euro ndihmë financiare për kompanitë në sektorin e prodhimit, tregtisë dhe IT sektorit për investime të reja dhe pushtimin e tregjeve të reja

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë konferencës së sotme për shtyp në Qeveri informoi për Dekretin me fuqi ligji për mbështetje financiare për të përforcuar konkurrencën e subjekteve afariste në periudhën post Covid -19 e cila u miratua ditën e djeshme nga Qeveria me propozim të Ministrisë së Ekonomisë.

 

Ministri theksoi se pakoja e tretë e masave të miratuara nga Qeveria për ballafaqim me efektet negative të krizës korona parasheh mbështetje për qytetarët, bizneset dhe kompanitë dhe ka si qëllim kryesor, rigjallërimin, rimëkëmbjen e ekonomisë dhe stimulimin e konsumit dhe industrisë.

“Një nga masat në pakon e tretë të masave që kemi publikuar është mbështetja financiare prej 25 milion eurosh e destinuar për sektorin privat, konkretisht për kompanitë që edhe në këtë situatë krize vazhduan të punojnë dhe investojnë në rritjen dhe zhvillimin e tyre, konkurrencë dhe modernizim. Sot dua tu informoj se me propozim të Ministrisë së Ekonomisë Qeveria në seancën e sotme miratoi Dekretin me fuqi ligjore për mbështetje financiare për të forcuar konkurrencën e subjekteve afariste në fushën e industrisë në periudhën post Covid 19 me çka fillon realizimi i kësaj mase.”

Sipas ministrit qëllimi i kësaj mase, e cila është shndërruar në dekret, është të ndihmojë kompanitë që do të humbasin tregjet për ti rifituar ato – rritjen e konkurrencës së tyre, modernizimin e proceseve, rritjen e produktivitetit me çka do të mirëmbahen sipërmarrjet afariste që do të kontribuojnë në rimëkëmbien e ekonomisë në vend, përmes realizimit të një projekti investimesh në periudhën post kovid nga korriku deri në dhjetor të vitit 2020.

 

Siç sqaroi ministri kjo masë përfshin të gjitha kompanitë që gjatë vitit 2020, kanë në realizim e sipër një projekt investimi,punojnë në sektorët prodhues që janë definuar si prodhimtari, përveç atyre që përjashtohen nga kjo mundësi në përputhje me Ligjin për kontrollin e ndihmës shtetërore, subjektet afariste që kryejnë veprimtari tregtare, nëse investojnë në mjetet themelore, kryejnë veprimtari në fushën e shërbimeve të informacionit dhe komunikimit, nëse investimi përfshin krijimin e një njësie të re organizative për zhvillimin teknologjik, hulumtimin dhe/ose zhvillimin e një zgjidhje të re softuerike ose harduerike.

“Shuma e ndihmës financiare është 25% e investimit të realizuar sipas planit të investimit që do ta dorëzojë aplikanti, por jo më shumë se: 40,000 euro për kompanitë që kanë realizuar të ardhura totale në vitin 2019 jo më shumë se 1.000.000 euro,100,000 euro për kompanitë që kanë realizuar të ardhura totale në vitin 2019 nga 1.000,001 euro deri në 10,000,000 euro, 140,000 euro për kompanitë që kanë realizuar të ardhura totale në vitin 2019 nga 10,000,001 euro deri në 50,000,000 euro, 200,000 euro për kompanitë që kanë realizuar të ardhura në vitin 2019 më shumë se 50,000,000 euro”, theksoi Bekteshi.

 

 

Ministri potencoi se në bazë të Dekretit kompania që do të marrë ndihmë financiare është e detyruar të dorëzojë një Raport deri më 31.01.2021 për rrjedhën e realizimit të planit të investimit me dëshmi se është realizuar brenda planit të investimit për të cilin është paguar mbështetja financiare. Nëse subjekti afarist nuk arrin të kryejë investimin ose nuk arrin të dëshmojë një minimum prej 80% të vlerës së investimit, ai duhet të kthejë mjetet jo më vonë se 01.03.2022.

 

„ Për zbatimin e kësaj mase, siç thashë, janë parashikuar 25 milion euro, kurse Ministria e Ekonomisë në periudhën e ardhshme do të shpall një thirrje publike e cila do të zgjas deri më 31 korrik, ku mund të aplikojnë ndërmarrjet të të gjitha madhësive, të cilat plotësojnë kushtet.

Kompanitë që aplikojnë do të duhet të paraqesin, ndër të tjera: Planin e investimit, gjendjen aktuale të subjektit afarist,bilancin e suksesit për vitin 2019, përllogaritje të paradhënieve të tatimit mbi fitimin për muajt mars, prill dhe maj të vitit 2020 nënvizoi Bekteshi dhe shtoi se qëllimi kryesor i Qeverisë në këtë periudhë krize është të mbështes kompanitë që në këtë krizë të dalin fitimtare, kjo do të kontribuoj efekte pozitive në ekonominë e tërësishme të vendit, dhe në të njëjtën kohë kompanitë do të motivohen të investojnë në biznesin e tyre dhe të krijojnë vende të reja të punës si përgjigje e krizës korona dhe rimëkëmbjes nga e njëjta.