39 projekte të shkollave fillore dhe të mesme nga i gjithë shteti, janë shpërblyer në kuadër të thirrjes publike “Sfidë për hulumtuesit e rinj 3” të cilën Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik e zbaton në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Ajo që inkurajon është se edhe në kushte të krizës dhe shkollave të mbyllura, në thirrjen publike “Sfidë për hulumtuesit e rinj 3” 58 shkolla dorëzuan propozim-projektet e tyre.
“Ky vit ishte pak më ndryshe se të tjerët, por kjo nuk na ndaloi neve të rinjve që t’i realizojmë qëllimet tona dhe të punojmë për atë që duam të arrijmë. Situata në të cilën gjendemi tani, na mëson se jo gjithmonë do të kemi kushte ideale për punë dhe na tregon se gjithmonë duhet të dalim nga zona e komforit që të përparojmë dhe të bëhemi persona më të mirë”, i porositi të gjithë nxënësit dhe mentorët, David Stojkoski, i pari i gjeneratës 2016-2020 në gjimnazin e Shkupit “Nikolla Karev” dhe praktikant në FIZHT në shpalljen e shkollave fituese që u zhvillua online. Pjesëmarrja e shumë shkollave edhe në këto kushte të jashtëzakonshme meriton afirmim edhe më të lartë, deklaroi edhe Kryeministri Oliver Spasovski.
“Dua të theksoj se edhe në kohëra të tilla, kërcënimi i pandemisë nuk guxon të frikësojë dhe të pengojë frymën hulumtuese dhe motivimin e nxënësve të arrijnë deri te njohuritë e reja. Këto janë vlera të pandashme me shprehitë e shëndosha të punës dhe aftësitë udhëheqëse. Të rinjtë e motivuar janë ndërtuesit e ardhmërisë sonë të bukur dhe perspektive. Këta të rinj i duhen vendit tonë, ndërsa të tillë jeni ju të cilët arritët në vendin fitues të “Sfidës për hulumtues të rinj 3”. Me dëshirën tuaj dhe obligimin që të jeni nxënës të shkathët, të tregoni interes, me mund dhe përkushtim t’u qaseni detyrimeve tuaja shkollore dhe aktiviteteve jashtë shkollës, ne të rriturit kemi për detyrë t’i hapim të gjithë rrugët që shpien drejtë kësaj ardhmërie me prosperitet dhe shpresë për ju të rinjtë. Dua të dini se të gjitha sukseset tuaja janë gëzim i yni i madh dhe ju dëshiroj suksese të mëtejshme!”, tha Spasovski.
Drejtori i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, Jovan Despotovski, tha se mbështetja për të rinjtë në vend do të vazhdojë.
“Kur flasim se ky shtet, Qeveria dhe FIZHT-ja investojnë te të rinjtë, ky është shembull konkret se kjo bëhet realisht edhe në praktikë. Edhe pse u përballët me krizë shëndetësore, rreziqe dhe pasiguri, ju vendosët ti përgjigjeni sfidës me projekte të shkëlqyera. Kjo ngjarje është mënyrë se si ne si institucion dhe Qeveri t’u jemi falënderues që edhe në kushte të tilla të vështira bëtë diçka të vlefshme për ju por edhe për shtetit. Me shkollat e sotme të shpërblyera kemi pothuajse 100 shkolla të mbështetura në të cilat përfshihen mbi 800 nxënës dhe mentorë. Ne mbetemi të përkushtuar në mbështetjen e të rinjve edhe më tej sepse ju jeni motivimi dhe inspirimi i vërtetë që ky vend ka ardhmëri të shkëlqyer. Potenciali juaj kreativ është i madh, ndërsa prioritet i ynë është investimi dhe zhvillimi i këtij potenciali”, tha Despotovski.
Ai njoftoi se me fillimin e vitit të ri shkollor, Fondi do të shpall edhe një Sfidë për hulumtues të rinj.
Qëllimi i kësaj thirrje të cilën Fondi e realizon tashmë tre vite, është nxitja e mendimit kreativ te fëmijët dhe mbështetja e projekteve hulumtuese të bazuara në metodën shkencore.
Këtë vit si shkollë e parë e ranguar është Shkolla Fillore “Strasho Pinxhur” nga Negotina, ndërsa te shkollat e mesme si projekt më mirë i ranguar është projekti i gjimnazit “Orce Nikollov”. Shkollat e shpërblyera nga i gjithë vendi do të punojnë në projekte në fusha të ndryshme nga shkencat natyrore dhe teknike. Pjesa më e madhe e propozim projekteve kanë të bëjnë me hulumtime në fushën e biologjisë, fizikës dhe kimisë.
Buxheti i tërësishëm i thirrjes është 6.000.000 denarë. Një propozim-projekt mund të fitojë deri në 300.000 denarë dhe 30.000 denarë shtesë për mentorë, për trajnime, seminare, konferenca, të cilat do të kontribuojnë drejt realizimit më të suksesshëm të projektit.
Në përbërje të komisioni për zgjedhje dhe vendim ishin: Nuran Kadriu Xhambazi – përfaqësues i Sektorit i shkollave të mesme pranë MASH, Ilinka Tarçugovska – përfaqësuese të Sektorit të shkollave fillore pranë MASH, Mr. Valentina Gocevska dhe Mr. Vllado Stojanov – përfaqësues të Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, Sllobodanka Filipovska – përfaqësuese e Shoqatës për nxitjen dhe përgatitjen e të rinjve për sukses në ekonomike globale Junior Achievement Maqedoni, Elena Haxhi Pecova – përfaqësues i Qendrës për Zhvillimin e Sipërmarrësish dhe Menaxherëve CEED Maqedoni, si dhe Sandra Kërstiq dhe Neda Ikonomova Gavrillovska nga FIZHT.
Sfida u hap më 24.01.2020. Për shkak të situatës së krijuar me pandeminë me COVID-19, me kërkesë të shkollave, afati u vazhdua deri më 06.04.2020. Gjatë dy viteve të fundit janë mbështetur 54 shkolla duke përfshirë mbi 500 nxënës.