Kryeministri Spasovski, ministri Sugareski dhe drejtori Kitanov: Ofanziva ndërtimore në tërë shtetin është përgjigjja jonë për infrastrukturën e rrënuar dhe të lënë pas dore, të cilën e trashëguam, kjo Qeveri tregoi se si ndërtohet në shtet

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, së bashku me ministrin për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski inspektuan më shumë akse rrugore në infrastrukturën rrugore në pjesën Juglindore të vendit tonë.

“U bindëm se punët ndërtimore në të gjitha akset, për ndërtim, rikonstruim dhe rehabilitim të rrjetit rrugor rajonal po shkojnë sipas planit të paraparë. Në këtë vend arritëm deri në inspektimin e ndërtimit të rrugës rajonale Straro Konjarevo – Novo Konjarevo, në gjatësi prej 3.4 km. Aty punët ndërtimore tani më kanë përfunduar, ndërsa ura e vjetër e këtij aksi është sanuar dhe zgjeruar tërësisht me shtigje për këmbësorë nga të dyja anët. Disa nga drejtimet rrugore, siç janë rehabilitimi i këtij aksi, fshati Bansko deri në Koleshinë, në gjatësi prej 5.6 km, do të përfundojë për 10 ditë”, tha Kryetari i Qeverisë, Spasovski.

Ai theksoi se brenda këtij muaji do të përfundojë edhe rehabilitimi i rrugës rajonale Radovish – Pllaçkovicë, ndërsa rehabilitimi i rrugës shtetërore, gjegjësisht aksit nga Rabrova deri te vendkalimi kufitar Dojran, do të përfundojë në gusht.

“I përmend këto drejtime dhe akse rrugore të cilat do të përfundohen gjatë këtij muaji dhe gjatë verës dhe dua të theksoj se në tërë rajonin Juglindor, vijon një ofanzivë ndërtimore intensive.

Po ndërtohen, rikonstruohen dhe rehabilitohen edhe dhjetëra drejtime dhe akse rrugore, gjithçka në interes të qytetarëve të këtij rajoni”, theksoi Kryeministri Spasovski.

Njëherit ai theksoi se kjo ofanzive e ndërtimit në këtë rajon, si dhe në tërë shtetin, është përgjigjja jonë për infrastrukturën e rrënuar dhe të lënë pas dore, të cilën e trashëguam.

“Deri para tre viteve në vendin tonë janë shpenzuar para kot për përmendore dhe për objekte nga stiropori, ndërsa interesi i qytetarëve është lënë pas dore në mënyrë maksimale. Interesat dhe prioritetet e qytetarëve  në vendet dhe mjediset e tyre kanë qenë tërësisht të  lëna anash. Rrugët rajonale dhe lokale, spitalet, kopshtet dhe shkollat po shkatërroheshin. Ne kemi qasje të kundërt”, tha Kryeministri Spasovski.

 

Ai potencoi se gjatë tre viteve të fundit janë investuar 1 miliardë euro në infrastrukturë rrugore. Kështu do të vazhdohet edhe më tutje.

“Ndërtojmë 260 km autostrada, 300 km rrugë të shpejta, po ndërtohen, rikonstruohen dhe rehabilitohen 900 km rrugë lokale. Rehabilituam më shumë se 1.500 km drejtime rrugore të lëna pas dore apo të shkatërruara në tërësi. Investimet kapitale i orientuam edhe drejt shëndetësisë: 28 institucione publike-shëndetësore, janë rindërtuar dhe janë rinovuar. Ndërtuam më shumë se 320 banesa sociale. Kemi përfunduar 80 % nga gazifikimi primar dhe sekondar, projekti tani hyn në fazën kur gazi do të arrijë deri te komunat, dhe me këtë deri te qytetarët dhe kompanitë”, edhe njëherë i theksoi numrat Kryeministri Spasovski.

Për fund ai tha se të gjitha këto aktivitete po realizohen edhe në kohë gjatë rrethanave të jashtëzakonshme të shkaktuara nga pandemia me virusin korona, vazhdojnë projektet kapitale me të njëjtën dinamikë të përshpejtuar dhe me të gjitha masat për mbrojtje dhe se në realiteti9n e ri edhe në këtë mënyrë e ndihmojmë ekonominë në periudhë shumë të rëndësishme sepse ajo është garanci për përparim dhe zhvillim.

Ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski në deklaratën e tij potencoi se kjo Qeveri tregoi se si ndërtohet në shtet, se kemi investime më të mëdha në ndërtimtari, numër më të madh të projekteve cilësore dhe se është me rëndësi se projektet kapitale po realizohen me shpejtësi dhe dinamikë, pa u ndikuar nga kriza me virusin korona.

“Ndërtimi nuk është ndalur, sepse ka rëndësi të madhe për tërë shtetin. Sot erdhëm në rrugën të cilën vitin e kaluar e rehabilituam nëpërmjet projektit të Bankës Botërore Novo Sellë deri në kalimin kufitar. Erdhëm deri te rruga e cila nga kalimi kufitar Staro Konjarevo, që lidh tërë këtë rajon, e që është dëshirë e kamotshme e qytetarëve të këtij rajoni, që të mos kenë nevojë të kalojnë 20 km shtesë për t’u kyçur në rrugën deri te kufiri dhe tani në vetëm katër kilometra të një rrugë të vjetër të paasfaltuar qëndrojmë në rrugë të kompletuar tërësisht me gjerësi prej 6 metrash, urë të rindërtuar”, potencoi drejtori Kitanov.

 

Ai theksoi se të gjitha rinovimet dhe ndërtimet po bëhen sipas projekteve cilësore dhe theksoi se kah fundi janë edhe projektet për grykën e ngushtë Strumicë – Dabile dhe e njoftoi për përfundimin e projektit të Korridorit 10 për lidhjen e vendkalimit kufitar me Novo Sellën me një rrugë të re dhe të shpejtë.

Ai konfirmoi se pritet që deri në fund të vitit, para kohe të lëshohet rruga e shpejtë Shtip – Radovish, me pjesën e dytë dhe qytetarët nga tërë ky rajon të jenë të lidhur tërësisht siç meritojmë të gjithë në shekullin 21.