Kryeministri Spasovski dhe ministri Sugareski nga Haraçina: Projektet ndërtimore po realizohen njëra pas tjetrës në vazhdimësi për tre vite, Haraçina është shembull për atë se çka do të thotë me të vërtetë koncepti “Një shoqëri për të gjithë”

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski dhe ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski, sot kryen inspektimin e punëve ndërtimore të rrjetit të kanalizimit në Haraçin.

Në deklaratën për media, Kryeministri Spasovski sqaroi se nëse në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut rrjedh një ofensivë e madhe ndërtimore për ndërtimin e projekteve të ndryshme ndërtimore.

“Në këtë komunë, projektet ndërtimore po zbatohen njëra pas tjetrës në vazhdimësi për tre vite të plota. Sot jemi këtu që të bindemi se punët ndërtimore të realizimit të rrjetit të kanalizimit në Haraçin po zhvillohet sipas planit dhe afateve të parapara. Punët në terren intensivisht filluan nga fundi i muajit janar të këtij viti dhe tashmë ka përfunduar rreth 55% i ndërtimit të rrjetit”, theksoi Kryeministri Spasovski.

Ai potencoi se paralelisht punojnë ekipe në dy lokacione dhe shprehu bindje se me këtë shpejtësi të ndërtimit të kanalizimit primar për vendbanimin Haraçin, në gjatësi prej më shumë se 10 kilometra, do të përfundojë edhe para afatit të paraparë, që është përcaktuar në mars të vitit 2021. 

“Para tre vitesh, kur ndodhën ndryshimet politike dhe kur disa kërcënoheshin dhe parashihnin federalizim dhe kantonizim, ne premtuam se këtu në Haraçin do të ndërtojmë kanalizim. E premtuam këtë sepse është e palejueshme që vendbanim dhjetëra kilometra nga kryeqyteti të mos ketë rrjet kanalizimi në shekullin 21. E premtuam këtë sepse Haraçina ishte komuna në të cilën më së paku investohej nga ana e qeverisë së mëparshme të VMRO-DPMNE-së (dhe BDI-së) dhe prandaj sot e ndjekim përparimin e projektit në vlerë prej 106 milionë denarë”, potencoi Kryeministri Spasovski.

Ai rikujtoi se para një periudhe këtu përfunduan punët e objektit të ri bashkëkohor të komunës dhe mbetet të rregullohet hapësira rreth ndërtesës dhe të pajiset me pajisje për zyrë edhe brendësia e objektit.

“Objekti i ri, qytetarëve të Komunës së Haraçinës do t’u mundësojë që shpejt dhe në mënyrë sa më të thjeshtë të marrin shërbime nga komuna, ndërsa administrata në vetëqeverisjen lokale do të punojë në objekt bashkëkohor me motivim të fuqishëm, që t’u mundësojë qytetarëve të gjitha shërbimet e nevojshme. Në ndërkohë, në vitin 2017 dhe vitin 2018 u kryen shumë punë për rindërtimin e barakës komunale ekzistuese, ku tani punon administrata e komunës. U rinovua shkolla e vjetër, ndërsa në të renë u vendos sistem modern dhe sistem energjetik efikas për ngrohje”, sqaroi Kryeministri Spasovski.

Ai sqaroi se nëpërmjet Byrosë për Zhvillim Rajonal dhe Agjencisë për Mbështetje të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, u ndërtua rruga lokale drejt fshatit Grushinë, si dhe shëtitorja, korsia për këmbësorë dhe biçikleta me rregullim hortikulturor në Haraçin.

“Përfunduan pjesë e punëve të puseve, ndërsa disa punë ndërtimore të puseve janë në vijim, me të cilat do të përfundojë projekti për furnizim autonom të rezervuarëve për ujë për rrjedhë pa pengesë të ujit të pijshëm në Haraçin. Këto janë vetëm pjesë e të gjitha projekteve. Disa janë para fillimit të realizimit, siç është kopshti i cili tani shpejtë do të fillojë të ndërtohet dhe me këtë Haraçina për së pari herë në histori, do të ketë institucion për kujdesin e fëmijëve nga mosha parashkollore”, theksoi Kryeministri Spasovski.

Ai potencoi se Haraçina është shembull për atë se çka në të vërtetë do të thotë koncepti “Një shoqëri për të gjithë”. Përveç jetës së përbashkët me të gjithë përfaqësuesit e të gjitha bashkësive etnike, ky koncept do të thotë edhe kushte të barabarta për jetë edhe në ambientet urbane dhe rurale. Një shoqëri do të thotë edhe zhvillim i barabartë i vetëqeverisjeve lokale.

“Ky është koncepti jonë për përmirësimin e cilësisë së jetesës për të gjithë qytetarët i cili jep rezultate reale. Kemi motiv, kemi vullnet, kemi energji të punojmë edhe me më shumë përkushtim në krijimin dhe realizimin e masave dhe politikave që janë në interes të qytetarëve dhe jam i bindur se në 4 vitet e ardhshme do të vazhdojë bashkëpunimi mes Qeverisë dhe vetëqeverisjes lokale në interes të qytetarëve”, tha Kryeministri Spasovski në fund të deklaratës së tij.

Ministri Sugareski në deklaratën e tij e theksoi përkushtimin e fuqishëm të zhvillimit të infrastrukturës së tërësishme në vend dhe fokusin maksimal të realizimit të investimeve të mëdha kapitale për sigurimin e jetës më cilësore për të gjithë qytetarët.

“Në Programin Qeveritar parashikuam projekte kapitale për të gjitha komunat dhe për të gjithë qytetarët, këtu në Haraçin premtuam se do të mundësojmë kushte më të mira për jetesë dhe ky është premtimi ynë. Filluam me ndërtimin e kanalizimit në Haraçin në gjatësi prej 10 kilometra. Investimi është në vlerë prej 1.7 milionë euro dhe mund lirisht të them se për së pari herë investim kaq i madh po realizohet në Haraçin. Me projektin parashihet ndërtim i 10 krahëve të rrjetit për kanalizim të ndërtohen në komunë, ndërsa sipas marrëveshjes është planifikuar që tërësisht të përfundojë në mars të vitit të ardhshëm. Ajo që është e rëndësishme është se po e zgjidhim problemin më të madh që e kanë banorët e Haraçinës”, potencoi ministri Sugareski.

Ai njoftoi se faza e ardhshme është ndërtimi i stacionit spastrues dhe rrjetit sekondar, që do të thotë që në gjithë Komunën do të ketë rrjet për kanalizim dhe potencoi se ky projekt, si dhe shumë projekte të tjera në ndërtimin e rrugëve, ujësjellësve dhe kanalizimeve, gazsjellësit, kanë filluar më parë dhe pa marrë parasysh procesin zgjedhor apo krizën me COVID-19, maksimalisht po punohet në realizimin e këtyre projekteve ashtu që qytetarët të ndjejnë përfitimet e tyre.

“Ne si Qeveri përpiqemi që ta arrijmë këtë në çdo vendbanim në vend. Shpesh flas për faktin se qëllimi jonë parësor është ndërtimi i kanalizimeve dhe ujësjellësve për të siguruar kushte më të mira për jetesë të qytetarëve. Për momentin punojmë në mbi 30 projekte për ndërtimin e ujësjellësve dhe kanalizimeve në komuna të ndryshme në vend dhe kjo e dëshmon përkushtimin tonë për përmirësimin e rrjetit komunal”, tha ministri Sugareski.

Kryetarja e Komunës së Haraçinës, Milikije Halimi, në deklaratën e saj theksoi se Haraçina po ndryshon në aspekt të mirë dhe se në këtë komunë po realizohen projekte ndërtimore të rëndësishme si asnjëherë më parë dhe i numëroi projektet si kanalizimi, shëtitorja e re, kopshti i ri dhe rrugët e reja.

Ajo lavdëroi përkushtimin e Qeverisë së LSDM-së në përpjekjet për përmirësimin e jetesës së qytetarëve në Haraçin dhe theksoi se gjatë periudhës tre vjeçare, vetëqeverisja lokale ka arritur më shumë rezultate, që për 30 vite nuk janë arritur nga kryetarët e tjerë të komunës.