Regjistrohen 150 raste të reja me Kovid-19, janë shëruar 30 pacientë, kanë vdekur nëntë

Ministria e Shëndetësisë sot informoi se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1.086 testime, ndërsa janë regjistruar 150 raste të reja me Kovid-19 në: Shkup - 93, Kumanovë - 7, Shtip - 3, Prilep - 4, Tetovë - 12, Strugë - 3, Manastir - 1, Ohër - 9, Gostivar - 3, Koçan - 1, Kërçovë - 8, Resnjë - 5, Negotinë - 1.

Sot Instituti për shëndet publik ka regjistruar 30 pacientë të shëruar nga: Shkupi – 21, Shtipi – 3, Prilepi – 2, Tetova – 3, Manastiri – 1.

Kanë vdekur nëntë persona, gjashtë pacientë nga Tetova dhe tre nga Shkupi.

Në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile vdiq një pacient (79) nga Shkupi. Në SPQ “8 Shtatori” kanë vdekur dy persona nga Shkupi të moshës 58 dhe 81 vjeçarë dhe një pacient nga Tetova (58). Në Tetovë kanë vdekur pesë persona të moshës 63, 60, 77, 72 dhe 69 vjeçarë.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 nga fillimi i epidemisë arrin 5.906, numri i pacientëve të shëruar është 2.236, të vdekur janë 277, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 3.393. Nga testimet e djeshme, dy janë kontrolluese, për momentin shpërndarja në qytete është kjo:

  • Shkup 2.893, aktivë 1.931 Kumanovë 732, aktivë 276 Dibër 89, aktivë 37 Shtip 306, aktivë 181 Prilep 246, aktivë 23 Tetovë 640, aktivë 374 Strugë 196, aktivë 114 Veles 173, aktivë 30 Manastir 46, aktivë 15 Ohër 149, aktivë 125 Kavadar 14, aktivë 8 Gostivar 104, aktivë 63 Gjevgjeli 10, aktivë 4 (2 persona nga NJR Gjevgjeli janë banorë të Bogdanci) Strumicë 14, aktivë 10 Kriva Pallankë 15, aktivë 9 Radovish 4, aktivë 0 Krushevë 6, aktivë 3 Koçan 67, aktivë 30 Probishtip 14, aktivë 9 Demir Hisar 1, aktivë 0 Makedonski Brod 3, aktivë 1 Pehçevë 5, aktivë 2 Berovë 2, aktivë 1 Vallandovë 6, aktivë 4 Vinicë 3, aktivë 0 Dellçevë 1, aktivë 0 Kratovë 4, aktivë 1 Sveti Nikollë 24, aktivë 22 Kërçovë 24, aktivë 20 Resnjë 94, aktivë 90 Negotinë 21, aktivë 10 (10 persona nga NJR Negotinë janë banorë të Demir Kapisë)

Testet e bëra – 1.086 janë bërë përmes: ISHP – 527, QSHP Shkup – 0, Avicena – 95, Biotek – 125, ASHAM – 0, Zhan Mitrev (Filipi i Dytë) – 171, Mjekësi ligjore – 4, Sistina me PCR metodë – 134 dhe QSHP Manastir – 30. Deri tani në vend janë bërë gjithsej 57. 895 testime në Kovid-19. Sot nuk ka testime në kuadër të skriningut.

Në Klinikën infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar 16 pacientë. Gjithsej janë hospitalizuar 100 pacientë. Në përkrahje me oksigjen janë 46 pacientë, nuk ka pacient në ventilim mekanik.

Në spitalin në Kozle janë hospitalizuar 4 fëmijë pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19 dhe 17 pacientë të moshuar pozitivë. Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar 9 pacientë të rinj, gjithsej janë hospitalizuar 133. Në aparat respirator janë nëntë pacientë.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 44 pacientë, ndërsa në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 30 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë dhe Prilep janë hospitalizuar 75 pacientë – pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19. Raste aktive në komunat e Shkupit deri dje:

Çair – 421 Aerodrom – 147 Butel – 137 Gazi Babë – 151 Qendër – 127 Karposh – 128 Saraj – 139 Kisela Vodë – 109 Gjorçe Petrov – 86 Studeniçan – 95 Shuto Orizarë – 73 Haraçinë – 54 Ilinden – 30 Petrovec – 18 Çuçer Sandevo – 16 Sopishte – 12 Zelenikovë – 2 Të huaj – 3 Të papërcaktuar – 90.