Spasovski prej në Çuçer Sandevë: Gjatë dy viteve të fundit, Qeveria tregoi se kujdeset për qytetarët dhe demonstroi një angazhim të fortë për të mbështetur komunitetin lokal

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, sot realizoi takim pune në Komunën Çuçer Sandevë.

Në deklaratën për media, Kryeministri Spasovski sqaroi se takimi ka për qëllim përcaktimin e dinamikës së aktiviteteve vijuese dhe projekteve në Komunën, të cilat zbatohen me mbështetje të programeve të Qeverisë.

 “Ky aktivitet i ynë është në drejtim të përcaktimit tonë të përkushtimit tonë të përhershëm dhe strategjik për të siguruar një zhvillim të balancuar rajonal dhe mundësi të barabarta për jetë cilësore për të gjithë qytetarët tanë, pavarësisht nëse jetojnë në një qytet, fshat apo vendbanim të vogël. Kjo është arsyeja pse ne kemi filluar këtë projekt për "Ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve lokale", ndërsa këtë e arsyeton edhe vetë fakti që Banka na aprovoi huamarrje në vlerë prej 70 milionë euro”, sqaroi Kryeministri Spasovski.

Kryeministri edhe njëherë e afirmoi përkushtimin e Qeverisë për kujdesin e qytetarëve dhe përcaktimin e fuqishëm që ta mbështesë komunitetin lokal.

 “Gjatë dy viteve të kaluara, Qeveria tregoi se kujdeset për qytetarët, ndërsa dëshmoi edhe përcaktim të fuqishëm që të mbështesë komunitetin lokal. Në përputhje me këtë përcaktim, në Komunën Çuçer Sandevë, në bashkëpunim me qeverisjen qendrore, janë realizuar dy projekte nga infrastruktura rrugore me vlerë të përgjithshme prej 268,292 euro edhe atë aks rrugor për ndërlidhjen e Stenkovecit me aksin rrugor A4 nga autostrada Bllacë – Shkup, si dhe kalimi nga Tanushevci deri në kufirin me Kosovën”, theksoi Kryeministri Spasovski.

 Kryeministri shprehu bindje se kjo Qeveri arriti me mbështetjen e komunave me  plan me çka kontribuohet për ndërlidhje më të mirë të të gjitha vendbanimeve, por edhe ndërlidhje me korridoret kyçe që janë lidhja e vendit me shtetet tjera.

“Infrastruktura cilësore është shumë e rëndësishme për rritje dhe zhvillim ekonomik dhe është një prej kërkesave kyçe si për biznesin, ashtu edhe për qytetarët. Një prej këtyre proceseve është ndërtimi dhe sanimi i infrastrukturës së përhershme, veçanërisht në pjesët e vendit të cilat me vite u harruan dhe u lanë pas dore. Prandaj në Komunën Çuçer Sandevë realizohen 4 projekte nga Programi për zhvillim të barabartë rajonal me vlerë të përgjithshme prej 9,519,348 denarë.

Këto janë projekti për zgjidhjen e problemeve me ujërat e rrëmbyeshëm në Skopska Crna Gora me theks të veçantë Komunave Çuçer Sandevë dhe Butel, më pas projekti për vendosje të sistemit për ndjekje të ndotjes së ajrit së ambientit në Shkup, që është e një rëndësie të veçantë për komunën që përkushton vëmendje të veçantë vlerave ekologjike të Çuçer Sandevës, projekti Rindërtim primar dhe sekondar i rrjetit për ujësjellës për fshatin Bllacë, si dhe rehabilitim i pjesës së rrugës lokale për fshatin Bllacë”, i theksoi projektet Kryeministri Spasovski.

 Ai e theksoi mbështetjen e Qeverisë në tre vitet e fundit për mbështetje dhe zhvillim të barabartë të komunave     që të sigurohen kushte më të mira për jetën e të gjithë qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.  

“Në këtë drejtim i kushtuam vëmendje edhe mbështetjes së përmirësimit të kushteve në shkollat në këto komuna. Në Çuçer Sandevë po zbatohen dy projekte me vlerë të përgjithshme prej 9,219,437 denarë për rikonstruimit e tërë objektit në shkollën “Aleksandar Urdarevski” Bllacë në fshatin Bllacë, si dhe përgatitja e dokumentacionit teknik për ndërtimin e shkollës së re në komunë, Qeveria mori pjesë edhe në pajisjen e kopshtit për fëmijë në Çuçer Sandevë, në vlerë prej 7,546,100 denarë”, potencoi Kryeministri Spasovski.

 Në fund të deklaratës së tij ai i theksoi avantazhet që Komuna Çuçer Sandevë i ka si komunë rurale në të cilën degë primare e ekzistencës është bujqësia.

“Në këtë drejtim e inkurajova kryetarin e Komunës me më shumë theks të afirmojnë projektin për mbështetje të bujqve të rinj në vlerë prej 10,000 euro për periudhën prej 3 vitesh dhe e cila në vitet e ardhshme do të jetë edhe më e lartë, Gjithashtu, pasuria natyrore që e ka si dhe afërsia e vendkalimit kufitar, mundësojnë zhvillim të komunës edhe nga programet ndërkufitare të BE-së për të cilat nevojitet që kryetarët e komunave dhe përfaqësuesit e qeverisjes lokale të ofrojnë projekte cilësore. Siç e dini në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor në Zagreb në muajin maj, u paralajmërua edhe mbështetje e madhe financiare për zhvillim dhe për projekte infrastrukturore për komunitetet lokale në rajon dhe çdo kapacitet i ndërtuar për përgatitje të projekteve është i një rëndësie të madhe për përparimin e komunave”, tha Kryeministri Spasovski.

 Kryetari i Komunës Çuçer Sandevë, Jovan Pejkovski u falënderua për të gjitha projektet e realizuara në bashkëpunim me Qeverinë, sepse siç theksoi ai, pa këtë bashkëpunim, Qeveria vetë asnjëherë nuk do të mundej ti realizoi ato dhe potencoi se pret menjëherë pas zgjedhjeve të vazhdojë bashkëpunimi cilësor në nivel të njëjtë dhe të përparojë.