Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, sot realizoi vizitë pune në vendkalimin kufitar Bellanoc-Stançiq.
Në deklaratën për media, Kryeministri Spasovski sqaroi se lëshimi i vendkalimit kufitar më 31 janar është edhe një dëshmi dhe hap para i raporteve ekskluzivisht të mira mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës.
“Vendkalimi kufitar Bellanoc – Stançiq, në Komunën e Likovës, ishte përfundim i suksesshëm dhe dëshmi për vullnetin e mirë dhe realizimin e interesave të qytetarëve nga të dyja anët e kufirit në këtë rajon. Shumë shpejtë vendkalimi kufitar e konfirmoi arsyetimin sepse në masë të madhe e përmirësoi komuniki9min reciprok të qytetarëve në komunat Likovë dhe Gjilan. Vendkalimi e lehtësoi ndërlidhjen për zhvillimin e lidhjeve të biznesit dhe për avancimin ekonomik të bashkësive lokale në këtë rajon ku lidhen Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Për vetëm dy muaj e gjysmë, gjegjësisht prej më 31 janar deri më 14 mars të këtij viti, nëpërmjet vendkalimit kufitar janë regjistruar hyrje dhe dalje të 47.020 udhëtarëve, që dëshmon nevojën për vendkalim kufitar zyrt6ar në këtë pjesë të kufirit”, potencoi Kryeministri Spasovski.
Ai shprehu keqardhje që për shkak të masave për ballafaqim me pasojat nga COVID-19, vendkalimi ishte i mbyllur më 14 mars dhe ende nuk është hapur për komunikacion.
“Megjithatë, në këtë periudhë të shkurtë dhe në kushte të komplikuara për punë për shkak të pandemisë edhe stacioni policor për kontrolle kufitare dhe mbikëqyrje kufitare parandaloi tentim për kontrabandë të një sasie të madhe të resiverëve, zbuloi një person i kërkuar për vuajtje të dënimit me burg, parandaloi tentim për kalim ilegal në kufi shtetëror të gjashtë personave shtetas të Maqedonisë së Veriut, prej të cilëve dy persona janë dërguar në karantinë shtetërore dhe parandaloi tentim për transportimin e 33 emigrantëve ilegal”, sqaroi Kryeministri Spasovski.
Ai theksoi se punonjësit policor dhe shëndetësor, së bashku me pjesëmarrësit e armatës dhe të tjerët në sektorët për ballafaqim me kërcënime me sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve, janë në vijat e para të luftës dhe janë më të ekspozuar në luftën me virusin korona dhe mënyra më e mirë t’u ndihmojmë është duke respektuar masat dhe do të parandalojmë që numri i të infektuarve të rritet, të sigurojmë institucione funksionale që ti vendoset fund përhapjes së virusit.
Ai sqaroi se jeta duhet të vazhdojë me realitetin e ri dhe kjo do të na ndihmojë që shpejtë ti përshtatim politikat tona dhe të sigurojmë vazhdimësi në rritje në më shumë sfera të cilat ishin në rritje para se të na kaplojë kjo krizë shëndetësore-ekonomike.
“Komuna e Likovës është njëra prej komunave që kryeson në aspekt të numrit të projekteve në interes të qytetarëve të realizuar5a me mbështetjen e Qeverisë. Prej dy drejtimeve rrugore të realizuara janë edhe rruga prej ku erdhëm deri në këtë vendkalim kufitar, gjegjësisht lëvizja nga fshati Opajë deri në Bellanoc, gjegjësisht deri në vendkalimin kufitar, si dhje rehabilitimi i rrugës rajonale Mateç – Likovë, në vlerë të përgjithshme prej 6,1 milionë euro. Në kuadër të programit për zhvillimin rajonal të barabartë në komunë në dy vitet e fundit janë realizuar 12 projekte me vlerë prej 102 milionë denarë: Për mbrojte të ambientit jetësor dhe përmirësim të kushteve të jetesës dhe zhvillimit rural; Për ndërtimin e kanalizimit fekale në fshatrat Hotël, Mateç dhe Vaksincë; Në ndërtimin e gardhit rreth oborrit dhe aranzhimit të katit përdhese të oborrit të shkollës “Kultura” në fshatin Sllupçan; për ndërtimin e rrugës në fshatin Sllupçan. Në Likovë, nëpërmjet Projektit për shërbime sociale janë ndarë mjete për punë ndërtimore për ndërtimin, adaptimin, mbindërtimin e ambientit për kopsht për fëmijë në Likovë, si dhe për ndërtimin e veprave artizanale për rindërtimin dhe renovimin e Qendrës ditore për persona me nevoja të posaçme në fshatin Orizare, Komuna Likovë”, theksoi Kryeministri Spasovski.
Kryeministri Spasovski sqaroi se si pjesë e rajonit më të gjerë verilindor, komuna e Likovës përfundimisht përfiton nga projektet e shumta të infrastrukturës në rajon.
“Gati se të gjitha rrugët rajonale rreth Kumanovës, të cilat për më shumë se 40 vite nuk ishin të rindërtuara po rindërtohen, ndërsa një pjesë e madhe e tyre veçmë janë gati. Ti theksoj drejtimet rrugore Kumanov – Sveti Nikollë, Kumanovë – Nikushtak, Kumanovë – Opajë – Sllupçan – Bellanoc që janë tërësisht të rindërtuara, Kumanovë – Kriva Pallankë, rruga rajonale nga fshati Vojnik deri në Stracin dhe aksi rrugor i Korridorit 8 që i lidh Kumanovën – Stracinin - Kriva Pallankën – vendkalimi kufitar Deve Bair.
Bëhet fjalë për arterie rrugore infrastrukturore që krijojnë mundësi për zhvillimin e tërë rajonit. Bashkëpunim në kuadër të rajoneve jashtë kufirit është gjithashtu një prej prioriteteve kyçe të politikës së jashtme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa ndërtimi i raporteve të mira me të gjithë fqinjët tanë është përcaktimi jonë strategjik. Ardhmëria jonë është bashkëpunimi, qëllimi jonë i përbashkët janë raportet e mira, mirëqenia e qytetarëve tanë dhe e gjithë fqinjëve tanë dhe përfitimet nga ta që do të vijnë nga anëtarësimi jonë në Bashkimin Evropian. Kjo është zgjedhje e mirë, kjo është perspektivë e mirë për të gjithë ne”, përfundoi Kryeministri Spasovski.
Zëvendësministrja plotësuese e Punëve të Brendshme, Sllavjanka Petrovska, theksoi se kaluam një periudhë të rëndësishme të strukturimit reformues të institucionit në të cilin ishin vendosur themelet për zhvillim, rritje, avancim të mëtejshëm të të gjitha niveleve të punës policore dhe të sigurisë, ashtu siç na sugjeruan partnerët tanë nga NATO dhe BE, por para së gjithash edhe ashtu si kërkuan qytetarët nga vendi ynë.
“Në atë rrugë që e kaluam së bashku, sot jemi këtu në vendkalimin kufitar Bellanoc – Stançiq, me Kryetarin e Qeverisë së RMV-së, Oliver Spasovski, gjegjësisht në atë periudhë – ministër i Punëve të Brendshme, njeri që nga afër i njeh, i inicoi dhe i zbatoi proceset për të cilat po flas. U ballafaquam me sfidën më delikate para së cilës një institucion i këtillë mund të gjendet – transformimi i saj nga institucion politikisht i instrumentalizuar, në institucion që do të jetë me të vërtetë në shërbim të qytetetarëve, në harmonizim me ligjet dhe Kushtetutën”, potencoi zëvendësministrja Petrovska.
Ajo me krenari theksoi se profesionalizmi dhe ligjshmëria në punën e përditshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme u bënë pilot objektiv që na garantuan vazhdimësi dhe sukses në reformimin e mëtejshëm të policisë.
“Me këtë rast, dua të përshëndes në mënyrë të veçantë përpjekjet, aktivitetet dhe rezultatet nga puna e nikoqirëve tanë, kolegëve zyrtarë nga vendkalimi kufitar Bellanoc – Stançiq, prej të cilëve me të drejtë presim që në periudhën para nesh, veçanërisht kur gjendjet përsëri do të hyjnë në atë normale të funksionimit të përditshëm, të jenë segment cilësor dhe efikas nga puna policore kufitare duke pasur parasysh potencialin e tyre real. Faktikisht, vetëm për një muaj e gjysmë punë gjegjësisht prej më 31.01.2020 kur filloi me funksion ky vendkalim kufitar, deri në mbylljen e tij për shkak të masave për parandalim nga epidemia me COVID-19 më 14.03.2020, përmes tij në dy drejtimet kanë kaluar rreth 50.000 udhëtarë, mjaftueshëm flet për kapacitetet dhe arsyetimin e tij. Në linjë të fundit, kjo njësi organizative policore u themelua si zinxhir i rëndësishëm në strukturën e punës së Qendrës Rajonale për Punë Kufitare – Veri, jo vetëm në raport të rregullimit të udhëtarëve dhe mallrave nëpërmjet kufirit shtetëror por edhe në ato aktivitetet tjera policore veçanërisht në parandalimin dhe zbulimin e formave jashtë-kufitare të krimit”,theksoi Petrovska në fund të deklaratës së saj,