Filipçe: Plotësisht rinovohet dhe për 30 për qind rritet kapaciteti i Repartit për Trajtim Intensiv në Klinikën e Neurokirurgjisë

Ministria e Shëndetësisë informon se në tre vitet e kaluara në Klinikën Universitare të Neurokirurgjisë janë realizuar investime të shumta për përmirësimin e kushteve për trajtimin e pacientëve dhe forcimin e stafit të institucionit.

"Ne kemi rritur kapacitetin e njësisë së kujdesit intensiv me 30 përqind. Është rinovuar plotësisht dhe janë siguruar pajisje të reja mjekësore dhe jo-mjekësore, si dhe një kondicionim të ri qendror të këtij reparti. Kemi kryer një rinovim të plotë të repartit spitalor të klinikës, duke instaluar tualete në çdo dhomë spitalore. Dhoma e fëmijëve, e destinuar për pacientët më të rinj në këtë klinikë, është rinovuar dhe pajisur plotësisht. Ne po përmirësojmë kushtet në shëndetin tonë publik për shërbime më të mira shëndetësore për pacientët dhe kushte më të mira pune për punonjwsit e shëndetit."  theksoi ministri Filipçe.

Për të përmirësuar dhe modernizuar trajtimin e pacientëve në Klinikën e Neurokirurgjisë, janë siguruar pajisje të reja, të tilla si monitorues për njësinë e kujdesit intensiv, thikë prerëse të indeve tejzanor, makinë anestezie, infusiomat dhe perfuzorë, pajisje mjekësore për kujdes intensiv, karrocat mjekësor e terapisë, pompa e nxehtësisë, respiratorët dhe pajisjet e tjera.

Në të njëjtën kohë,  punohej edhe nw pwrforcimin e stafit nw kwtw  institucioni shëndetësor publik edhe në tre vitet e kaluara, në klinikë janë realizuar 26 punësime të reja të mjekëve, infermierëve, dhe stafit tjetër jo-mjekësor. Nw  Klinikw janw tw punwsuar edhe tre mjekë, të cilët specializohen në anesteziologji.