Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski sot mbajti fjalim në Komemoracionin me rastin e përkujtimit të viktimave nga Gjenocidi ndaj Romëve në kuadër të Luftës së Dytë Botërore – 2 Gushti, në platon para Qendrës Memoriale të Holokaustit të Hebrenjve nga Maqedonia.
Në këtë ceremoni morën pjesë edhe ministri i ngarkuar për implementimin e Strategjisë për Romët, Muzafer Bajram dhe Drejtori Ekzekutiv i Fondit të Holokaustit të Hebrenjve të Maqedonisë, Goran Sadikario.
Në vazhdim të këtij njoftimi, ju përcjellim në tërësi fjalimin e Kryeministrit Spasovski:
“Me këtë ngjarje sot shënojmë një nga ngjarjet dhe proceset më tragjike në historinë e njerëzimit, holokaustin që gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore është kryer ndaj romëve dhe si pjesë e idesë më të errët për të ashtuquajturën zgjidhje përfundimtare të kërcënimit nazist dhe fashist ndaj botës së lirë në atë periudhë.
Kjo është një ditë kur kujtojmë se mes viteve 1933 dhe 1945 nazistët të cilët me bashkëpunëtorët e tyre vranë qindra mijëra romë, burra, gra dhe fëmijë në pjesë të Evropës të cilët kanë qenë nën okupimin fashist.
Romët në Evropë kanë qenë cak i persekutimit nga nazistët, ndërsa vrasjet masive kanë arritur kulmin në periudhën prej 31 korrik deri 2 gusht 1944 kur gjermanët filluan likuidimin në Aushvic- Birkenau, ku vetëm në këtë kamp të vdekjes u vranë pothuajse 3.000 romë.
Kjo është një nga disfatat më të mëdha të njerëzimit në histori dhe prandaj holokausti kundër romëve nuk guxon të harrohet, siç e quajnë holokaustin e harruar
Prandaj, në këtë ditë ne i nderojmë dhe të gjithë aktivistëve dhe studiuesve të cilët janë pjesë e lëvizjes më të gjerë të të drejtave të romëve dhe të cilët angazhohen për njohjen e këtij gjenocidi.
E një rëndësie të madhe është që në vitin 1982 autoritetet gjermane zyrtarisht i njohin veprat penale kundër romëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa 30 vjet më vonë kancelarja Angela Merkel e hap memorialin kushtuar gjenocidit të romëve në Berlin.
Më 8 prill 2015, PE miratoi rezolutë me të cilën 2 gushti shpallet Ditë evropiane e përkujtimit të holokaustit ndaj romëve me qëllim të përkujtimit të viktimave të gjenocidit ndaj romëve nga Lufta e Dytë Botërore
Mos njohja e kriminalitetit i cili ka ndodhur atëher, reflekton në diskriminimin afatgjatë të popullatës rome në Evropë. Njohja adekuate e trajtimit të romëve në të kaluarën është thelbësore jo vetëm për të siguruar drejtësi dhe dinjitet të atyre që kanë vdekur, por edhe për të përballuar dhe eleminuar fjalimin dhe sjelljen anti-rome.
Aktivitetet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, përveç politikave në fushën e përkujtimit, edukimit dhe hulumtimit të Holokaustit, përfshijnë masa në luftën kundër antisemitizmit, mohimit dhe përpjekjeve për interpretime të shtrembëruara të Holokaustit, diskriminimit, gjuhës së urrejtjes, racizmit dhe formave të tjera të shkeljet e te drejtave te njeriut.
Detyra jonë politike dhe morale është të ruajmë të vërtetën në lidhje me Holokaustin dhe viktimat e saj, hebrenjtë, romët, sllavët dhe të gjithë popujt e tjerë, kurrë të mos harrohet.
Nga këtu është përcaktimi jonë që asnjëherë të mos i harrojmë viktimat e holokaustit, por edhe viktimat e gjenocideve të tjera. Ta përcjellim brez pas brezi kujtimin e tyre, t’i mësojmë brezat e rinj për atë që ka ndodhur me qëllim që asnjëherë, askund dhe askujt të mos i përsëritet.