Në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dragan Vasilevski, këshilltar për mbrojte i Kryetarit të Qeverisë, vendosi lule para pllakës përkujtimore në Karpalak, në autostradën Shkup – Tetovë, dha respekt dhe mori pjesë në shënimin e 19 vjetorit të vdekjes së 10 pjesëmarrësve në përbërjen rezerviste të Armatës në konfliktit të armatosur të vitit 2001.
Para pllakës përkujtimore kushtuar pjesëtarëve të rënë të përbërjes rezerviste të Armatës, Sasho Kitanoski, Nane Naumoski, Branko Sekulloski, Marko Despotoski, Erdovan Shabanoski, Ljube Grujoski, Darko Veljanoski, Vebi Rushidoski, Goran Minoski dhe Pece Sekulloski, kurora me lule vendosi edhe delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, delegacion i Kabinetit të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, delegacion i vetëqeverisjes lokale të Prilepit, përfaqësues të përbërjes ushtarake rezervë, anëtarë të familjeve dhe miqve të të vdekurve.
Kujtimi dhe përkujtimi i përvjetorit nga vdekja e pjesëtarëve të armatës filloi mbrëmë në Prilep, ku në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ,këshilltar i Kryetarit të Qeverisë, Dragan Vasilevski, vendosi lule para pllakës përkujtimore në kazermën “Mirçe Acev”, si dhe para monumentit të pjesëtarëve të rënë në fshatin e Prilepit, Lenishte.