Duke theksuar se mandati i dytë në vitin 2020 fillon në kontekst politik të ndryshëm dhe shumë më të mirë se në vitin 2017, Kryeministri Zaev vlerësoi se në kushte të demokracisë së ripërtërirë dhe avancimit të raporteve miqësore me fqinjët, Qeveria mbetet e përkushtuar në zbatimin e marrëveshjeve me Republikën e Greqisë dhe Republikën e Bullgarisë në përforcimin e institucioneve të pavarura, dialogut politik dhe përmirësimin e standardit ekonomik dhe social të qytetarëve.
Kryeministri Zaev shprehu kënaqësi dhe u falënderua për mbështetjen e madhe që merr vendi ynë nga Kombet e Bashkuara në sfera të rëndësishme për qytetarët dhe e cila është e një rëndësie të madhe në realizimin e përpjekjeve për avancimin e qëllimeve strategjike të vendit, siç është anëtarësimi i realizuar në NATO dhe vendimi për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Koordinatorja e përhershme e KB-së, në bisedën me Kryeministrin Zaev, theksoi se Programi i Qeverisë veçse përmban shumë nga prioritetet e Kombeve të Bashkuara në vend, si transformimi ekonomik, kujdesi për të gjithë (“askush të mos anashkalohet”), barazi gjinore, ambient i qëndrueshëm jetësor dhe sundim llogaridhënës, duke nënvizuar se familja e KB-së është e përgatitur të mbështesë proces të gjerë në konsultime që të formulohet Plan nacional zhvillimor nëpërmjet konsensusit të gjerë shoqëror.
Në takim u potencua se bashkëpunimi i partneritetit në mes Qeverisë, institucioneve të shtetit tonë dhe KB-së për çështjet e rëndësishme për qytetarët dhe shtetin, si dhe për aktivitetet për realizimin e qëllimeve globale për zhvillim të qëndrueshëm, të përcaktuara na Kombet e Bashkuara, vazhdojnë me intensitet të njëjtë, veçanërisht në ballafaqimin me pasojat nga pandemia nga virusi COVID-19 dhe ndërmarrja e masave për stabilizimin e ekonomisë në vend.