Bytyqi, zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike, u takuan me përfaqësuesit Këshillit iniciues për të formuar shoqatën e qytetarëve të dëmtuar nga "Eurostandard Banka".
Në takim, u ndanë disa nga problemet, me të cilat përballen qytetarët e dëmtuar, personat fizikë dhe juridikë pas falimentimit të “Eurostandard Bank” dhe u dëgjuan propozimet e Këshillit iniciues për zgjidhje të mundshme.
Kryeministri Zaev njoftoi se propozimet do të shqyrtohen nga institucionet dhe se përfaqësuesit e Këshillit iniciues për këtë do të njoftohen.
Në takim, është mirëpritur gatishmëria e Kryeministrit Zaev dhe Qeverisë për takim, në mënyrë që të diskutohet problemi dhe zgjidhjet e mundshme.