Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u takua me Xhang Xuo, ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në vendin tonë.
Në takim është dorëzuar letra nga Kryeministri kinez, Li Keçijang, me urime deri te Kryeministri Zaev për zgjedhjen e Qeverisë së re.
Kryeministri Zaev shprehu falënderim deri te Kryeministri i Kinës Keçijang, ambasadorit Xuo dhe deri te kombi kinez për ndihmën në kohë dhe mbështetjen nga RP e Kinës për vendin tonë, gjatë kohës së pandemisë, që është konfirmim për raportet dypalëshe mes të dyja vendeve.
“Qeveria e re fuqishëm do të përkushtohet në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e dukshëm të standardit jetësor të qytetarëve. Nuk kemi më çështje të hapura që i bllokojnë perspektivat e shtetit. U bëmë vend anëtar i NATO-s, presim fillim të negociatave me BE-në. Por, pavarësisht përcaktimeve tona strategjike, jemi të përgatitur për bashkëpunim, veçanërisht në planin e ekonomisë, me të gjitha shtetet miqësore, mes të cilave është edhe RP e Kinës”, tha Kryeministri Zaev.
Në mbledhje u përshëndet avancimi i shtetit tonë dhe u kumtua se Kina e mbështet shtetin tonë në strategjitë shtetërore për zhvillim të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Bashkërisht është konstatuar se mes të dyja shteteve ekziston respektim i përcaktimeve strategjike nacionale të shteteve, por edhe që ekzistojnë sfera ku bashkëpunimi mes dy shteteve shënon lëvizje pozitive dhe ka hapësirë të avancohet.
U bisedua edhe për bashkëpunim më aktiv në planin e arsimit, kulturës, ekonomisë, si në raportet dypalëshe, ashtu edhe në kuadër të nismës 17+1, në të cilën janë të kyçura vendet nga Evropa Qendrore dhe Lindore dhe RP e Kinës.