Kryeministri Zaev u takua me ambasadoren zvicerane Tehada: Bashkëpunimi bilateral është i shkëlqyer, vazhdojmë me realizimin e projekteve të përbashkëta për prosperitet ekonomik

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot realizoi takim me ambasadoren e Zvicrës në vendin tonë, Ekselenca e saj Sibil Zuter Tehada. 

 

Në takim u bisedua për më shumë tema aktuale, siç janë gjendja politike në vend pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, me ç’rast u vlerësua se zgjedhjet u mbajtën në atmosferë demokratike dhe se qytetarët treguan kulturë të lartë politike, duke u deklaruar për realizimin e prioriteteve kryesore, NATO-n dhe Bashkimin Evropian. 

 

Në takim u vlerësua se me mbajtjen e zgjedhjeve demokratike u përcoll mesazh pozitiv në nivel rajonal dhe se Qeveria edhe në mandatin e ardhshëm katërvjeçar do të vazhdojë drejt përmirësimit të gjendjes ekonomike të qytetarëve dhe modernizimit të shtetit. 

 

Kryeministri Zaev dhe ambasadorja e Zvicrës, Tehada e vlerësuan bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve si të shkëlqyer, duke shprehur gatishmëri të përbashkët për vazhdimin e realizimit të projekteve të përbashkëta me rezultate edhe më të mëdha në interes të qytetarëve dhe prosperitetin e vendit.