Qeveria i miratoi pëlqimet për organizimin e mësimit me prani fizike që i përcaktoi Komisioni për kërkesat e dorëzuara nga data 2 deri më 14 shtator në shkollat fillore dhe të mesme

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e saj të 5-të, të mbajtur më 22 shtator, e miratoi Raporti e punës të Komisionit për shqyrtimit e kërkesave të dorëzuara nga ana e shkollave fillore për organizimin e mësimit me prani fizike, për periudhën nga data 02.09.2020 deri më 14.09.2020.

 

Qeveria e pranoi propozimin e Komisionit që pëlqimin e mësimit me prani fizike të marrin 169 shkolla, prej të cilave: 6 shkolla shtetërore për fëmijë me nevoja të veçanta arsimore, 1 shkollë e mesme private me miratim për mësim eksperimental në arsimin fillor, 15 shkolla fillore qendrore komunale, 147 shkolla fillore rajonale.

Raporti konstaton se nuk i kanë përmbushur kushtet 32 shkolla fillore komunale, 11 shkolla fillore rajonale dhe 2 shkolla private.

Sipas Raportit për organizimin e mësimit me prani fizike në shkollat e mesme u dorëzuan gjithsej 66 kërkesa, prej të cilave Komisioni propozon që pëlqim të marrin 4 shkolla prej të cilave: 2 shkolla shtetërore për fëmijë me nevoja të veçanta arsimore, 1 shkollë e mesme private, 1 shkollë e mesme komunale. Pëlqim të pjesërishëm për realizimin e lëndëve profesionale dhe mësimit në praktikë të marrin 10 shkolla (5 të artit, 4 shkolla komunale dhe 1 shkollë shtetërore – Akademia e sportit).

Në mbledhjen e 5-të, Qeveria i miratoi propozimet e Komisionit, i cili, pas shqyrtimit në përgjithësi të kërkesave të dorëzuara nga ana e komunave lejoi realizimin e mësimit me prani fizike në shkollat për fëmijë me nevoja të veçanta arsimore: SHFR “Dr. Zllatan Sremec” – Shkup; SHFR “Idnina” – Shkup; Enti për rehabilitimin e fëmijëve me dëgjim të dëmtuar, të folur, zë dhe probleme të tjera në zhvillim “Koço Racin” – Manastir, Shkolla shtetërore për fëmijë dhe të rinj me shikim të dëmtuar “Dimitar Vllahov” – Kisella Vodë – për arsim fillor; SHFR “Maca Ovçarova”, Veles dhe Enti për mbrojtje dhe rehabilitim Banja Bansko, Strumicë.

Për shkak të gjendjes aktuale epidemiologjike dhe ekzistimit të rrezikut tek kjo kategori e prekur e fëmijëve, mësimi duhet të realizohet me numër të vogël të fëmijëve në ndërrime të ndryshme me respektim të tërësishëm të masave epidemiologjike në protokollet e dhëna nga ana e tyre dhe protokollet për mësim me prani fizike, ndërsa shkollat të cilat kanë akomodim në internate ti përfshijnë vetëm nxënësit e tyre me akomodim maksimal deri në 2 fëmijë në dhomë.  
 

Nga kërkesat e shkollave fillore private, pëlqim morën shkolla internacionale franceze “Efis” në Shkup.

Pëlqim për organizimin e mësimit me prani fizike të nxënësve nga klasa e katërt dhe e pestë mori edhe Shkolla fillore rajonale (SHFR) Morodvis në Komunën Zërnovci.

 Në Komunën e Berovës pëlqim morën SHR f.Budinarci, SHR f. Mitrashinci; SHR f.Ratevo; SHR f.Smojmirovo dhe SHR f. Vlladimirovo, për organizimin e mësimit me prani fizike të nxënësve nga klasa e katërt dhe e pestë.

Në Komunën e Vallandovës për organizimin e mësimit me prani fizike të nxënësve nga klasa e katërt dhe e pestë në ndërrime të ndryshme me nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e tretë morën SHR f. Çallakkki; SHR f. Kazan Doll; dhe SHR f. Brajkovci, ndërsa në SHR në Dedeli, Bashibos dhe Gërçishte, morën pëlqim për organizimin e mësimit me prani fizike të nxënësve nga klasa e katërt dhe e pestë.

Në shkollat rajonale në f. Kallkovo, f.Marvinci dhe f.Udovo u jepet pëlqim për organizimin e mësimit me prani fizike të nxënësve nga klasa e katërt dhe e pestë në ndërrime të ndryshme në grupe sipas moshës (nxënësit nga periudha e parë në një ndërrim, nxënësit nga periudha e dytë në ndërrim të dytë).
 

Komuna Vasilevo mori pëlqim për SHR f. Dobroshinci për organizimin e mësimit me prani fizike të nxënësve nga klasa e katërt dhe e pestë në dy ndërrime; SHR f. Çanaklija dhe për SHR f. Sushevo, SHR f. Vlladevci për organizimin e mësimit me prani fizike të nxënësve nga klasa e katërt dhe e pestë dhe për realizimin e mësimit në dy ndërrime me nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë; SHR f. Edrenikovo dhe në f. Sedllarci dhe SHR f. Radiçevo për organizimin e mësimit me prani fizike të nxënësve nga klasa e katërt dhe e pestë, ndërsa për SHR f.Dukatino është dhënë pëlqim për organizimin e mësimit me prani fizike të nxënësve nga klasa e katërt dhe e pestë me sugjerim që mësimi të realizohet në dy ndërrime me nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë.

Në Komunën Petrovec pëlqim për organizimin e mësimit me prani fizike të nxënësve nga klasa e katërt dhe e pestë morën SHR f.Konjare e Epërme, SHR f.Sushica dhe SHR f.Çiflik.

Komuna e Pehçevës mori pëlqim për organizimin e mbajtjes së mësimit me prani fizike të nxënësve nga klasa e katërt dhe e pestë për SHR f. Cërnik, SHR f. Pançarevo, SHR f. Umlena dhe për SHR f.Robovo.

Në Komunën Novaci mësim të organizuar me prani fizike do të ketë SHFK “Sllavko Llumbarovski” për nxënësit e klasës së katërt dhe të pestë edhe në SHR f.Baç për nxënësit nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë; në SHR f.Zhivojno, SHR f.Dallbegovci, SHR f.Agllarci, SHR f.Dobromiri, SHR f.Ribarci dhe SHR f.Germijan, gjithashtu për organizimin e mësimit me prani fizike të nxënësve nga klasa e katërt dhe e pestë.

Në Komunën Mogilla SHR f.D.Çarlija mori pëlqim për organizimin e mësimit me prani fizike të nxënësve nga klasa e katërt dhe e pestë; SHR f. Radobor – jepet pëlqimi për organizimin e mbajtjes së mësimit me prani fizike të nxënësit nga klasa e katërt.

SHFK “Vëllezërit Milladinovci” nga f.Dobrushevë i është dhënë pëlqim për organizimin e mësimit me prani fizike të nxënësve nga klasa e katërt dhe e pestë, si dhe SHR f.Dedeballci, SHR f.Musinci, SHR f.Noshpall, SHR f.Trap dhe SHR f.Budakovo.

Pëlqim për organizimin e mësimit me prani fizike nga klasa e katërt dhe e pestë morën edhe SHFK”Koço Racin” në f.Ivanjevci, si dhe SHR f.Sërpci i Poshtëm, SHR f.Volino dhe SHR f.Tërnovci.

Komuna e Debërcës mori pëlqim për SHFK “Debërca” për organizimin e mësimit me prani fizike të nxënësve nga klasa e katërt deri në klasën e nëntë në ndërrime, si dhe për SHR f.Orovnik dhe SHR f.Trebenishta, për SHR f.Meshishta, për SHR f.Botun.

SHR f.Vellme, SHR f.Zllesti dhe SHR f.Izdegllavje në këtë komunë morën pëlqim për organizimin e mësimit me prani fizike të nxënësve nga klasa e pestë për shkak të paraleles së kombinuar, ndërsa SHR f.Gorenci dhe SHR f.Leshani morën pëlqim për organizimin e mësimit me prani fizike të nxënësve nga klasa e katërt deri në klasën e nëntë.

Në Komunën Llozovo pëlqim për organizimin e mësimit me prani fizike të nxënësve nga klasa e katërt dhe e pestë morën SHFK “Metodi Mitevski- Brico”, si dhe SHR f.Dorfulija, SHR f.Karatmanovo, SHR f.Saramzalino dhe SHR f.Milino, gjithashtu për organizimin e mësimit me prani fizike të nxënësve nga klasa e katërt dhe e pestë.

Komuna Zelenikovë mori pëlqim për SHR f.Strahojadica, për organizimin e mësimit me prani fizike të nxënësve nga klasa e katërt deri në klasën e nëntë dhe për SHR f.Oreshani për mësim me prani fizike të nxënësve nga klasa e katërt dhe e pestë.

Në Komunën Karbinci pëlqim për organizimin e mësimit me prani fizike të nxënësve nga klasa e katërt deri në klasën e pestë morën SHFK “Strasho Pinxhur”, SHR f.Tarinci, SHR f.Ballvan, SHR f.Përnalija, SHR f.Kallaulija, SHR f.Radanje, SHR f.Kuçica, gjithashtu për nxënësit nga klasa e katërt dhe e pestë, ndërsa për SHR f.Oxhalija për nxënësit nga klasa e katërt, SHR f.Krupiszhte për organizimin e mësimit me prani fizike të nxënësve nga klasa e katërt deri në klasën e nëntë në dy ndërrime dhe SHR f. Karaorman për nxënësit nga klasa e katërt dhe e pestë në dy ndërrime.

Në Komunën Konçe pëlqim morën SHR f.Gabrevci, SHR f.Rakitec, SHR f.Lipoviq i Poshtëm, SHR f.Lipoviq i Epërm dhe SHR f.Dedino, për organizimin e mësimit me prani fizike të nxënësve nga klasa e katërt dhe e pestë.

Komuna Bogdanci mori pëlqim për SHR f. Gjavoto dhe SHR f. Selemli për organizimin e mësimit me prani fizike të nxënësve nga klasa e katërt dhe e pestë.

Në Komunën Makedonska Kamenica SHR f. Sasa ka pëlqim për organizimin e mësimit me pjesëmarrje fizike të nxënësve nga klasa e katërt deri në klasën e nëntë në dy ndërrime, ndërsa SHR f. Moshtica dhe SHR f.Cera 1 për organizimin e mësimit me pjesëmarrje fizike të nxënësve nga klasa e katërt dhe e pestë.

Në Komunën Dollneni SHFK “Peco Daskallot” nga f. Dollnen mori pëlqim për organizimin e mësimit me prani fizike të nxënësve nga klasa e katërt dhe e pestë, si dhe për SHR f.Senokos,f.Braillovo, SHR f.Bello Pole, SHR f.Kostinci, SHR f.Dupjaëani, SHR f.Drenovci, SHR f.Nebregovo, SHR f.Koshino, SHR f.Gostirazhni dhe SHR f.Zapollzhani, ndërsa në SHR f.Vrançe do të organizohet mësim me prani fizike të nxënësve nga klasa e katërt deri në klasën e nëntë.

Në SHFK “Ali Feti Okjar” në f. Debresht do të organizohet mësim me prani fizike të nxënësve në paralele të kombinuar (në gjuhën shqipe) nga klasa e katërt dhe e pestë.

Në Komunën Staro Nagoriçane, në SHFK “Hristijan Todorovski Karposh” – f. Dragomance do të organizohet mësim me pjesëmarrje fizike të nxënësve nga klasa e katërt dhe e pestë, ndërsa në SHR f.Çellopek dhe në SHR f.Pelince jepet pëlqim për organizimin e mësimit me prani fizike të dy nxënësve nga klasa e katërt, ndërsa në SHR f.Arbanashko do të organizohet mësim me prani fizike të nxënësit nga klasa e pestë.

Në këtë komunë, SHFK “Hristijan Karposh”  - f. Mllado Nagoriçane – jepet pëlqim për organizimin e mësimit me prani fizike të nxënësve nga klasa e pestë, nëjtë si në SHR f.Obllavce.

Në SHR f.Gjorgovci mësim me prani fizike do të ketë për nxënësit e klasës së katërt, ndërsa në SHFK “Svetozar Markoviq”, në SHR f.Allgunja edhe në SHR f.Nikuljane për nxënësit nga klasa e katërt dhe e pestë.

Në Komunën Sopishte mësimi do të organizohet në SHFK “Draga Stojanovska” në f. Rakotinci për nxënësit nga klasa e katërt dhe e pestë, njëjtë si në SHR f.Dobri Doll, SHR f.Sonje e Poshtme dhe SHR f.Dërzhillovo, ndërsa në SHR f.Patishka Rekë jepet pëlqim për organizimin e mësimit me pjesëmarrje fizike të nxënësve nga klasa e katërt deri në klasën e nëntë.

Komuna Ilinden mori pëlqim për SHR f.Mralinop, SHR f.Bunarxhik dhe për SHR f.Tekija për pjesëmarrje fizike të nxënësve nga klasa e katërt dhe e pestë, ndërsa për SHR f.Mërshevci do të ketë pëlqim për organizimin e mësimit me prani fizike të nxënësve nga klasa e katërt dhe e pestë në dy ndërrime.

Në Komunën Krivogashtani SHFK “Mançu Matak” në f. Krivogashtani mori pëlqim për organizimin e mësimit me prani fizike të nxënësve nga klasa e katërt dhe e pestë, njëjtë si SHR f.Krushenai, SHR f.Sllavej, SHR f.Vërbjani, SHR f.Bella Cërkva dhe SHR f.Borotino.

SHR f.Podvis në këtë komunë mori pëlqim për organizimin e mësimit me prani fizike të nxënësve nga klasa e pestë, ndërsa në SHR f.Godivje për nxënësit nga klasa e katërt.

Në Komunën e Gjevgjelisë SHFK “Kliment Ohridski” në f. Miravci do të organizojë mësim me prani fizike të nxënësve nga klasa e katërt dhe e pestë, si dhe SHR f.Miletkovo, në SHR f.Moin dhe në SHR f.Smokvica mësim me prezencë fizike do të ketë për nxënësit e klasës së katërt.

Në SHR f. Kovanec në këtë komunë jepet pëlqim për organizimin e mësimit me prani fizike të nxënësve nga klasa e pestë.

Komuna e Manastirit mori pëlqim për organizimin e mësimit me prani fizike të nxënësve nga klasa e pestë në SHR f.Bratindoll, SHR f.Brusnik, SHR f.Dihovo, jepet pëlqim për organizimin e mësimit me prani fizike të nxënësve nga klasa e katërt, ndërsa në SHR f.Tërnovo mësimi me prezencë fizike do të ketë për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën pestë (paralele e kombinuar nga klasa e parë deri në klasën e pestë).

Edhe në SHFK “Gjorgji Sugarev”, Manastir, mori pëlqim për organizimin e mësimit me prezencë fizike të nxënësve në paralele të veçantë nga klasa e katërt deri në klasën e nëntë. Në SHR f.Kërklino do të organizojë mësim me prezencë fizike të nxënësve në paralelet e kombinuara nga klasa e dytë deri në klasën e pestë.

Në SHR f.Cërnobuki dhe në SHR f.Lisollaj në komunën e Manastirit do të organizojë mësim me prezencë fizike të nxënësve nga klasa e katërt dhe e pestë, në SHR f.Gaballavci për nxënësit nga klasa e pestë, ndërsa në SHR f.Dragozhani për klasën e katërt.

Në komunën e Manastirit, SHF “Kërste Petkov Misirkov”, në f. Bistrica do të organizohet mësim me prezencë fizike të nxënësve nga klasa e katërt dhe e pestë, si dhe në SHR f.Bareshani, SHR f.Vellushina, SHR f.Egri, SHR f.Dollenci, SHR f.Graeshnica, SHR f.Mexhitlija, SHR f.Kremenica, SHR f.Llazhec, SHR f.Karavari, SHR f.Kanino, SHR f.Optiçari, SHR f.Porodin, ndërsa në SHR f.Kishava, SHR f.Ostroec dhe SHR f.Oleveni do të organizohet mësim me prezencë fizike nxënësve nga klasa e katërt.

Për SHR f.Capari jepet pëlqim për organizimin e mësimit me prezencë fizike të nxënësve nga klasa e katërt deri në klasën e nëntë në ndërrime.

Për Ndërmarrjen Publike për fëmijë me probleme sociale edukative dhe sjellje të çrregulluar (objekti Radishan dhe Vizbeg), jepet pëlqim për organizimin e mësimit me prezencë fizike për personat që janë nën kujdes në institucion.

Në pjesën e arsimit të mesëm pëlqim për organizimin e mësimit me prani fizike morën shkollat e mesme për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore Qendra shkollore shtetërore për arsim dhe rehabilitim “Partenija Zogravski” Gazi Babë – Shkup; dhe Shkolla shtetërore për fëmijë dhe të rinj me shikim të dëmtuar “Dimitar Vllahov” Kisella Vodë – Shkup.

Pëlqim për organizimin e mësimit për lëndët profesionale për llojet përkatëse të rajoneve me prani fizike morën edhe shkollat e mesme të artit, Shkolla Shtetërore e Muzikës – Manastir; Qendra Shkollore Shtetërore e Baletit dhe e Muzikës “Ilija Nikollovski Lluj” Qendër – Shkup; Shkolla Shtetërore e Muzikës “Todor Skallovski –Tetoec” – Tetovë; Qendra Shkollore Shtetërore e Muzikës “Sergej Mihajllov” – Shtip dhe Shkolla e Mesme Shtetërore e Artit “Llazar Liçenovski” Qendër – Shkup.

Këtyre shkollave të mesme nuk u jepet pëlqim për organizimin e mësimit me prani fizike të nxënësve në shkollat e përmendura për mësim të lëndëve të përgjithshme arsimore, lëndëve teorike, solfezh, kor, orkestër dhe këndim në kor.

Akademisë së sportit – Qendër, i është dhënë pëlqim për realizimin e lëndëve profesionale (sport i zgjedhur, volejboll, futboll, basketboll dhe tenis), në përputhje me protokollet e dhëna të federatës adekuate.

Në raport me shkollat e mesme private pëlqim për organizimin e mësimit me prani fizike mori Shkolla e Mesme Private QSI INTERNATIONAL SCHOOL of Skopje – Shkup për fëmijët nga viti i parë deri në vitin e katërt.

Në Komunën e Manastirit pëlqim mori SHMK “SOZU “Kuzman Shapkarev” për organizimin e mësimit në dy ndërrime me prani fizike të nxënësve nga viti i parë deri në vitin e katërt.

Në përputhje me rekomandimet e Komisionit, mësimin praktik në arsimin profesional nxënësit do ta realizojnë me prani fizike, në përputhje me planin e miratuar dhe protokollet për arsim të mesëm, arsim praktik, praktikë e përditshme dhe mësim përmes punës.