Bisedë telefonike e kryeministrave Zaev dhe Borisov

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, Bojko Borisov, në bisedë telefonike folën për më tepër sfera të bashkëpunimit mes dy vendeve.

 

Në fokusin e bisedës ka qenë procesi i Berlinit dhe kryesimi i suksesshëm i përbashkët i cili është veçanërisht i rëndësishme për përforcimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimin e rajonit në BE si dhe përgatitjet për samitin e ardhshëm i cili do të mbahet në nëntor në Sofje.
 

Të dy kryeministrat kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin e përbashkët në mbrojtjen nga pandemia me virusin COVID-19, veçanërisht duke pasur parasysh përvojat e Bullgarisë në sigurimin e pajisjeve mbrojtëse për stafin profesional dhe qytetarët.

Poashtu është theksuar edhe përcaktimi i kryeministrave, dy vendeve dhe qytetarëve për të shfrytëzuar plotësisht mundësitë që ekzistojnë në avancimin e bashkëpunimit ekonomik.

Në biseden telefonike është bërë fjalë edhe për organizimin e vizitës në kohë të afërme të kryeministrit Zaev në Bullgari si dhe për inkurajimin e përbashkët të punës së komisioneve historike për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta të pranueshme për të dy palët.
 

Kryeministri Borisov theksoi se Bullgaria mbetet e qëndrueshme në mbështetjen e të ardhmes evropiane të Maqedonisë së Veriut, gjatë së cilës së bashku me Kryeministrin Zaev shprehën bindje se të dyja palët mbeten të angazhuara në zbatimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim.