Fatmir Bytyqi

Fatmir Bytyqi ka lindur më 26.10.1975. Ka diplomuar biznes administratë, drejtimi biznes menaxhment në Universitetin e Tiranës, Shqipëri(1994 – 1999).
Bytyqi është ekspert internacional në fushën e menaxhimit me procese ekonomike dhe reforma me mbi 20 vite eksperiencë pune në mbi 100 programe të ndryshme dhe projekte me qëllim zhvillimin e sektorëve, institucioneve shtetërore, odave ekonomike dhe kompanive.
Ka realizuar mbi 500 trajnime në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe deri tani ka qenë i angazhuar në mënyrë profesionale si konsultant dhe këshilltar në më shumë qeveri, ministri dhe institucione nga rajoni.
Prej vitit 2008 në mënyrë aktive është i kyçur si ekspert për aderim dhe udhëheqje me fondet e BE-së dhe vlen si një nga profesionistët kryesor për këtë sferë në rajon.
Specializimi i tij kryesor është planifikimi strategjik dhe menaxhimi me programe zhvillimore, ekonomike dhe të biznesit dhe është njohës i shkëlqyeshëm i mundësive të biznesit me eksperiencë shumëvjeçare në sektorin real si sipërmarrës, konsultant dhe menaxher ekzekutiv.
Është autor i një numër të madh të strategjive, propozim-ligjeve, doracakëve dhe udhëzimeve nga sfera e financave, ekonomisë dhe zhvillimit të biznesit.
Në prill të vitit 2018 është angazhuar si këshilltar i posaçëm i Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për realizimin e hulumtimeve dhe analizave për politika, strategji dhe tema lidhur me ekonominë, si dhe përgatitje të mendimeve profesionale, komenteve dhe rekomandimeve. Është anëtarë i Këshillit ekonomik të Qeverisë dhe pjesë e Këshillit për reforma ekonomike dhe zhvillim të qëndrueshëm, përgjegjës për përmirësimin e politikave në mjedisin e biznesit.
Prej në gusht të vitit 2019 e ka kryer funksionin si Kryetar i Komisionit për financa në LSDM.
Bytyqi në mënyrë aktive flet pesë gjuhë: maqedonisht, shqip, anglisht, gjermanisht dhe serbisht/kroatisht.