Kryeministri Zaev e priti Eurokomisarin Varheji: Pakot pozitive vjetore të Komisionit Evropian, na motivojnë të vazhdojmë me zbatimin e reformave, si dhe realizimin e projekteve për përforcim ekonomik

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot e priti në vizitë zyrtare Komisarin për fqinjësi dhe zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varheji, i cili pas pritjes dhe takimit tet-a-tet me Kryeministrin Zaev mori pjesë në mbledhjen solemne të Qeverisë, në të cilën e prezantoi Raportin vjetor të Bashkimit Evropian për vendin tonë dhe pakon Investuese-ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Pas mbledhjes së Qeverisë, Kryeministri Zaev dhe Eurokomisari Varheji mbajtën konferencë të përbashkët për shtyp.

Në konferencën, në të cilën gazetarët morën pjesë përmes kyçjes online, Kryeministri Zaev, duke i uruar mirëseardhje Eurokomisarit Varheji, u falënderua për angazhimin e palodhshëm, për atë, siç tha, avancimin e dosjes eurointegruese të Maqedonisë së Veriut.

Duke u fokusuar në dy dokumentet të cilat Komisioni Evropian i shpalli për agjendën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Pakon vjetore për zgjerim, e cila e kyç Raportin vjetor të procesit për aderimin e vendit në BE, si dhe pakon Ekonomike-investuese për Ballkanin Perëndimor, Kryeministri Zaev theksoi se ato publikohen në ambient të vëmendjes së përforcuar të procesit për zgjerim ndërmjet vendeve anëtare, gjatë diskutimeve të vazhdueshme mbi kornizën negociuese për vendin tonë dhe në një kohë kur ne presim mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe BE-së deri në fund të viti në kuadër të presidencës gjermane me BE-në.

“E gjithë pakoja e dokumenteve është një kontribut për krijimin e një vrulli të fortë politik për një tjetër, këtë herë do të them - një hap të fundit në agjendën evropiane të vendit që do të fillojë procesin e negociatave sipas metodologjisë së re dhe do të hyjë në një fazë të re më të lartë në arritjen e qëllimit tonë strategjik në BE", tha Kryeministri Zaev duke shtuar se Raporti i Komisionit Evropian publikohet në periudhë të riafirmimit të hapave dhe programeve reformuese të Qeverisë së re dhe përfaqëson vegël të shkëlqyeshme për definim preciz të prioriteteve dhe planet sektoriale në periudhën e ardhshme.
 

Ai shtoi se në këtë mënyrë krijohet një sinergji e fortë dhe komplementaritet, planifikim më efikas i burimeve të nevojshme dhe fokusim më i mirë i tërë potencialit shoqëror për ofrimin e rezultateve konkrete për prosperitetin e Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë qytetarëve të saj.

Duke theksuar se në Raportin për Maqedoninë e Veriut thuhet se dialogu i përmbajtjes së Qeverisë së vendit tonë me Komisionin Evropian është në një nivel shumë më të lartë, Kryeministri Zaev tha se në të theksohet se Maqedonia e Veriut në shumë fusha arrin një nivel të lartë të pajtueshmërisë me legjislacionin Evropian dhe se rekomandohet zbatimi dhe shpërndarja e rezultateve edhe më të mëdha.

“Veçohen gjetjet në fushat e vlerave themelore, zgjedhjet, sundimi i së drejtës, gjyqësori dhe lufta kundër korrupsionit, nga të cilat mund të konkludohet se vendi është në rrugën e duhur dhe duhet të vazhdojë me zbatimin e ligjeve tashmë të miratuara dhe mekanizmave ekzistues. Unë, si Kryeministër, së bashku me ministrat, nga analiza e  Raportit do të përdorim indikacionet e Komisionit Evropian për të rishikuar planet dhe strategjitë tona të veprimit nga klasteri i parë i kapitujve të negociatave kushtuar vlerave themelore, të cilat do të përkthehen më tej në vendin tonë ”, tha Zaev, duke e veçuar Planin Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor, për të cilin, siç tha ai, Komisari Varheji ka meritën më të madhe.

Kryetari i Qeverisë, Zaev, nënvizoi se ky Plan i Investimeve ka një rëndësi të madhe për mbështetjen e zhvillimit të sektorit privat, transportit dhe lidhjes së energjisë, digjitalizimit, agjendës së gjelbër dhe investimeve sociale në rajon.

"Mbështetja financiare e mobilizuar prej nëntë miliardë euro përmes financimit IPA 3, në formën e granteve të kombinuara dhe kredive të favorshme për të mbështetur konvergjencën ekonomike të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian, do të dërgojë një mesazh të fortë mbështetjeje për perspektivën evropiane të rajonit dhe plotësimin e reformave të proceseve me zhvillim të përshpejtuar ekonomik", tha Zaev në konferencën për shtyp.

Kryeministri Zaev shprehu kënaqësinë dhe informoi se lista e projekteve nacionale që do të kenë një ndikim serioz shoqëror siç janë projektet në fushën e menaxhimit të mbeturinave dhe ujërave të zeza, përdorimi i potencialit hidroenergjitik të vendit, përmirësimi i rrjetit të gazit, si dhe dhe vazhdimi i përmirësimit të rrjetit të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore përgjatë Korridorit 8, të cilin Qeveria e Maqedonisë së Veriut, si dhe qeveritë e vendeve të tjera në rajon, ia kanë dorëzuar Bashkimit Evropian.

Kryeministri Zaev falënderoi Bashkimin Evropian për ndihmën e ofruar dhe solidaritetin e treguar për tejkalimin më të lehtë të pasojave të shkaktuara nga kriza COVID-19, duke theksuar se ndihma prej 80 milionë eurosh tashmë ka arritur, ndërsa 80 milionë euro të mbetura do të dorëzohen më vonë, për t'u përballur me pasojat socio-ekonomike.
 

Eurokomisari Oliver Varheji theksoi në konferencën për shtyp se Shkupi është ndalesa e parë në rrugën e tij në Ballkanin Perëndimor dhe shprehu kënaqësinë që ai personalisht mund të shpallë lajmin e mirë që Bashkimi Evropian është i përkushtuar ndaj vendit tonë për të forcuar zgjerimin, me një metodologji, arritjen e një marrëveshje me vendet e tjera anëtare për të filluar negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe siç nënvizoi Varheji, mbajtësja e tretë që e bën karrigen të qëndrueshme është Plani Ekonomik dhe i Investimeve, i cili është një nxitje e konsiderueshme për ekonominë në rajon.

Varheji nënvizoi se Bashkimi Evropian është i rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut dhe për të gjithë rajonin dhe Plani përmban të gjitha idetë në lidhje me fushat ku ai mund të kontribuojë më shumë në rimëkëmbjen e ekonomisë në një mënyrë të qëndrueshme dhe më të shpejtë.

Ai tha se shpreson që me procedurë të përshpejtuar do të realizohen të gjitha iniciativat e zgjedhura, të cilat pasqyrojnë më së miri përparësitë dhe që do të kontribuojnë në ndryshimin e pejsazhit të rajonit në fushën e ekonomisë dhe Ballkanit Perëndimor për t'u bërë një zonë efektive në të cilën bëhen investime dhe do të përmirësohen kushtet e jetesës për njerëzit që jetojnë në këtë rajon në sferën e shëndetit publik, lidhjes, disponueshmërisë së mjeteve digjitale dhe për të cilat BE-ja është e gatshme t'i zbatojë ato së bashku.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit, Eurokomisari Varheji u përgjigj se gjetja e një zgjidhjeje për të gjitha çështjet është inkurajuese dhe në interes të Republikës së Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe se ky është momenti për ta arritur atë. Ai shtoi se sheh angazhim nga dy kryeministrat, Zaev dhe Borisov, për të gjetur një zgjidhje dhe theksoi se kjo nuk është e pamundur.
 


Kryeministri Zaev dhe Eurokomisari Varheji në konferencën e përbashkët për shtyp: Pakoja ekonomike-investuese për Ballkanin Perëndimor është realizim i endrrës dhe mesaz për kohezion dhe ndërlidhje të rajonit, motivim i vërtetë që të porosisim rezultate edhe më të mëdha për periudhën e ardhshme

 

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, së bashku me Komisarin për fqinjësi dhe zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varheji, sot, mbajtën konferencë të përbashkët për shtyp, pas takimit bilateral dhe mbledhjes solemne të Qeverisë, në të cilën Eurokomisari e prezantoi Raportin vjetor të Komisionit Evropian për vendin tonë dhe Pakon ekonomike-investuese të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Në vazhdim ju përcjellim fjalimin e Kryeministri Zaev në tërësi:

“I nderuar Komisar për fqinjësi dhe zgjerim të Komisionit Evropian, z. Oliver Varheji,

Të nderuar anëtarë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut,

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Më lejoni që edhe para jush edhe para opinionit tonë, t’i dëshirojmë edhe njëherë mirëseardhje Komisarit për fqinjësi dhe zgjerim të Komisionit Evropian (KE), z. Oliver Varheji,

Në emër tim dhe në emër të qytetarëve të vendit, më lejoni që t’u falënderohem për angazhimin Tuaj të palodhshëm dhe avancimin e dosjes euro-integruese të Maqedonisë së Veriut, përfshirë edhe vizitën tuaj të sotme që personalisht të na e prezantoni Raportin vjetor të Komisionit Evropian për vendin tonë, si dhe të na njoftoni me Pakon ekonomike-investuese për Ballkanin Perëndimor.

Të nderuar qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut,

Dje Komisioni Evropian i publikoi dy dokumentet shumë të rëndësishme për agjendën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut: Pakon vjetore për zgjerim e cila e përfshin Raportin vjetor për procesin e aderimit të vendit në BE, si dhe Pakon ekonomike-investuese për Ballkanin Perëndimor. Pata nderin që të më dorëzohet sot, drejtpërdrejtë nga Eurokomisari.

 Pakot e sivjetshme të Komisionit Evropian kanë rëndësi të veçantë për shkak se publikohen në ambient me vëmendje të përforcuar të procesit për zgjerim në mes vendeve anëtare, në kohën e diskutimeve vijuese për kornizën negociese për vendin tonë, dhe përfundimisht, në periudhën kur presim mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare në mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian këtë vit në kuadër të presidencës Gjermane me Bashkimin Evropian.

E gjithë pakoja me dokumente janë kontribut drejt krijimit të një momenti të fuqishëm politik që edhe njëherë, kësaj radhe do të them – hapërim final drejt agjendës evropiane të vendit me të cilën do të nis procesi negociues në pajtim me metodologjinë e re për hyrje në një faze të re me të lartë drejt realizimit të qëllimit strategjik tonin – anëtarësimin në BE.

Në mënyrë plotësuese veçanërisht një moment i rëndësishëm është që Komisioni  Evropian publikohet në periudhën e reafirmimit të hapave reformuese të Programit të Qeverisë së re dhe paraqet mjet të rëndësishëm për definim preciz të prioriteteve dhe planeve sektoriale për periudhën e ardhshme.

Në këtë mënyrë krijohet një sinergji e fuqishme dhe plotësim, planifikim më efikas të resurseve të domosdoshme dhe fokusim më të mirë të potencialit shoqëror të tërësishëm për dërgimin e rezultateve konkrete për prosperitetin e Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve tan.

Të gjitha këto aspekte janë të rëndësishme edhe në lidhje me përgatitjet e vendit për procesin negociues.

Në pajtim me praktikën e deritanishme, Raporti i Komisionit Evropian jep pasqyrë të saktë për gjendjen në vend. I notën fushat  ku është arritur përparim, si dhe fushat ku duhet të investohen përpjekje shtesë për harmonizimin me standarde evropiane.

Në këtë drejtim shkon edhe falënderimi jon për të arriturat dhe sugjerimet në raportin e Komisionit Evropian.

Në raportin për Maqedoninë  e Veriut është konstatuar se dialogu përmbajtjesor i Qeverisë së vendit tonë me Komisionin Evropian gjendet në nivel më të lartë. Theksohet se Maqedonia e Veriut në shumë fusha në numër të madh arrin nivel të lartë të harmonizimit me legjislacionin evropian dhe rekomanandohet implementimi dhe dërgimi i më shumë rezultateve më të mëdha.

Veçohen gjetjet në fushat e vlerave themelore, zgjedhjet, sundimi i së drejtës , gjyqësori dhe lufta kundër korrupsionit, nga të cilat mund të konkludohet se vendi është në rrugën e duhur dhe duhet të vazhdojë me zbatimin e ligjeve tashmë të miratuara dhe mekanizmave ekzistues.

Unë, si Kryeministër, së bashku me ministrat, nga analiza e gjetjeve të Raportit do të përdorim sugjerimet e Komisionit Evropian për të kontrolluar planet dhe strategjitë tona të veprimit nga klasteri i parë i kapitujve të negociatave kushtuar vlerave themelore, të cilat do të përkthehen më tej, shpresojmë. në pozitat negociuese të vendit tonë.

Më lejoni të veçoj Planin Ekonomik dhe të Investimeve jashtëzakonisht të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor, për të cilin Komisioneri Varheji ka meritën më të madhe.

Ne jemi mirënjohës, të gjithë qytetarët tanë, Qeveria dhe të gjitha institucionet.

Ky Plan i Investimeve ka një rëndësi të madhe për të mbështetur zhvillimin e sektorit privat, transportin dhe lidhjen e energjisë, digjitalizimin, agjendën e gjelbër dhe investimet sociale në rajon, projektet e energjisë në të gjithë këtë rajon. Kjo është përmbushja e ëndrrës, me të gjitha këto miliarda në një mesazh të kohezionit të rajonit, të lidhjes së të gjithë rajonit dhe një motiv i vërtetë për të dhënë rezultate edhe më të mëdha në periudhën e ardhshme.

Mbështetja financiare e mobilizuar prej nëntë miliardë eurosh përmes financimit IPA 3, në formë të granteve të kombinuara dhe huave të volitshme për të mbështetur konvergjencën ekonomike të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian, do të dërgojë mesazh të fortë për mbështetjen e perspektivës evropiane të rajonit dhe plotësimin e proceseve të reformës me zhvillimin e përshpejtuar ekonomik të tërë rajonit.

Qeveria e Maqedonisë së Veriu, si dhe qeveritë e vendeve të tjera të rajonit, tanimë kanë dorëzuar listë të projekteve të pjekura nacionale që do të ketë ndikim serioz shoqëror, siç janë projektet nga fusha e menaxhimit me mbeturinat dhe ujërat e zeza, përdorimi i potencialit hidroenergjetik i vendit, përmirësimi i rrjetit të tubacionit të gazit, si dhe vazhdimi i përmirësimit të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore përgjatë Korridorit 8. Ju i pranuat planet tona dhe sot ato janë pjesë e hartuar e këtij Plani të investimeve ekonomike.

Jemi mirënjohës që shumë projekte të rëndësishme për Maqedoninë e Veriut do të mbështeten dhe miratohen për përshtatje dhe financim me planin.

Gjithashtu falënderoj BE-në për ndihmën bujare që na u dha gjatë krizës me Kovid-19 e cila vazhdon ende. Dje, 80 milionë euro u “derdhën” në llogarinë e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa 80 milionë euro të tjera do të jenë në periudhën e ardhshme. Në të vërtetë solidariteti i Bashkimit Evropian u tregua në vepër dhe gjithçka që ju, z. Komisionar i BE-së dhe Ju  dhe i gjithë Bashkimi Evropian është me të vërtetë shtysa më e madhe për punën tonë të ardhshme.

Gjithsesi, jemi mirënjohës për solidaritetin dhe ndihmën e dukshme për mbështetjen e shpejtë për sektorin shëndetësor, për pakon financiare për ballafaqim me pasojat socio-ekonomike, si dhe për ndihmën makro-financiare e cila do të jetë plotësim i rëndësishëm.

Më lejoni, Komisionar Varhei, t’ju falënderoj edhe një herë dhe t’ju dëshiroj vazhdim të mëtejshëm të bashkëpunimit tonë të frytshëm dhe besoni se do t’ua kthejmë me punë, rezultat dhe evropianizim të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.