Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e shënoi follimin e punës së largpërçuesit Neokazi – Probishtip dhe së bashku me ministrin për Transport dhe Lidhje, Bllagoj Boçvarski dhe drejtoreshën e përgjithshme të SHA MEPSO, Eva Shukleva e theksuan rëndësinë e këtij investimi të përfunduar infrastrukturor.
Kryseministri Zaev theksoi se me lëshimin në përdorim të aksit të dytë të lidhjes së largpërçuesit mes trafostacioneve Neokazi dhe Probishtip, që është pjesë e largpërçuesit të sapondërtuar prej 110 kV, në vepër tregohet se po realizohen projektet e premtuara zhvillimore.
“Kjo vizitë ka për qëllim ta potencojë angazhimin tonë në investime në infrastrukturën energjetike të cilat në afat të gjatë janë përmirësim afatgjatë i standardit jetësor. Me realizimin e këtij projekti, e përforcojmë rrjetin përçues dhe krijojmë ambient të përshtatshëm infrastrukturor për të gjithë investitorët potencial të cilët mund dhe dinë si ti shfrytëzojnë potencialet ekonomike për këtë rajon. Ky investim do të sjell shumë përfitime nga si për popullatën, ashtu edhe për sektorin real. Rrjeti i ri i modernizuar distributiv do të thotë investim për të nesërme më të mirë dhe lehtësim i jetës dhe punës së popullatës nga pjesa lindore e vendit. Angazhimet tona si Qeveri, në vazhdimësi janë të drejtuara në krijimin e rrethit më të mirë të punës me qëllim që të rritet potenciali ekonomik, të përmirësohen kushtet për punë, të hapen vende të reja të punës, si dhe të tërhiqen investitorë potencial në rajon për rritjen e ekonomisë lokale. Kjo jep impuls për rritjen e bruto prodhimit vendor, me të cilën krijojmë të tashme më cilësore dhe ardhmëri me më shumë prosperitet”, theksoi Kryeministri Zaev dhe shtoi se me këtë investim kapital, në vlerë prej 2,45 milionë euro, janë krijuar kushte për funksionalitet të tërësishëm energjetik të zonës industriale Neokazi, në të cilën tashmë ka një investues të madh nga industria përpunuese e metalit.
Ministri Boçvarski theksoi se investimet në sistemin përçues elektronik kanë rëndësi kyçe në zhvillimin e tërësishëm ekonomik të shtetit, me qëllim që Qeveria të stimulojë rritje ekonomike dhe mbajtje të stabilitetit në sektorin energjetik.
“Këto investime janë të patjetërsueshme për shkak të termocentraleve. Ky është një nga projektet që e zgjidh çështjen mes Shtipit dhe Probishtipit, ndërsa pas dhënies së lejes vazhdohet investimi për ndërtimin e largpërçuesit nga Shtipi deri në Ovçe Pole, pastaj edhe deri në Shkup. Me këtë me energji e stabilizojmë gjithë këtë rajon dhe tërë shtetin dhe kjo është shumë e rëndësishme sepse edhe kompanitë vendore dhe të huaja kur vijnë në shtet, krahas infrastrukturës cilësore, kërkojnë edhe rrjet stabil energjetik”, tha Boçvarski dhe shtoi se po bëhen përgatitje për fillimin e ndërtimit të largpërçuesit nga Manastiri dhe ndërlidhja e tij me Shqipërinë.
Drejtoresha Shukleva tha se në aspekt energjetik, SHA MEPSO me investimin e ri i ul në minimun shpenzimet për mbajtjen e pajisjes dhe që është më e rëndësishme – rreziqet nga ndërprerja e rrjetit elektropërçues.
“Pajisja e re për menaxhim në trafostacionin Neokazi mundësohet komandim lokal dhe nga larg. Është instaluar sistem lokal SCADA i cili përveç se mundëson komandim nga punkti për komandë-kontroll në trafostacionin, mundëson dhe mbikëqyrje nga larg dhe menaxhim në kohë reale me trafostacionin nga Qendra Nacionale për Dispeçer në Shkup. Në këtë trafostacion janë instaluar dhe janë në funksion edhe sisteme të reja për matjen e energjisë elektrike, sistem për rele mbrojtje, si dhe sistem i ri për vetë-mundësim të me të cilin sigurohet mundësohet furnizimi me pajisjen me qëllim që e njëjta të menaxhohet edhe në kushte të gjendjes pa tension”, theksoi Shukleva.
Menaxhmenti i SHA MEPSO, së bashku me realizuesi dhe nën-realizuesit e punëve, në kushte të jashtëzakonshme shkaktuar nga kriza aktuale me COVID-19, në afat prej një viti jo të plotë e ndërtuan në tërësi dhe e vendosën në funksion këtë objekt të rëndësishëm elektroenergjetik.
Investimi mbështetet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.