Në vazhdim përgjigje e kryeministrit, Zaev, në pyetjet e gazetarëve pas mbledhjes së mbajtur të Këshillit për Siguri nga ana e Presidentit, Pendarovski.
Në pyetjen ndërlidhur me ngjarjet aktuale me Republikën e Bullgarisë, kryeministri u përgjigj:
“Ajo që unë mund ta vërtetoj është se nuk ka ndonjë informatë të cilët nuk i shkruajnë portalet ndërkombëtare ndërkaq po të njëjtat të transmetohen nga mediumet tona. Atë që mund ta shtoj është se Greqia e njohu të drejtën tonë për vetëvendosje, të drejtën ton për vetëvendosje është ndjenja jonë dhe gjithsesi bisedimet për identitetin tonë, gjuhën maqedonase nuk ka dhe nuk duhet të ketë. Bullgaria është vend miqësor dhe Bullgaria haptazi ka theksuar se e njeh gjuhën maqedonase dehe popullin maqedonas. Ajo e ka njohur realitetin. Unë besoj se grupet e punës të cilët negociojnë gjithsesi se do të gjejnë zgjidhje dhe me të vërtet pres nga populli bullgar, nga udhëheqësit e Bullgarisë, të bëjë një hap precizë konkret për popullin maqedonas dhe gjuhën maqedonase. Dua të sqaroj edhe një herë se nuk ka marrëveshje të re, as aneks të ri të marrëveshje. Ne jemi të gatshëm të sqarojmë, precizojmë, deklarojmë ose se si duhen gjëra të caktuara. Ne vërtet kemi shumë sukses, janë mbajtur 10 mbledhje, janë gjetur zgjidhje për pesë figura historike, për tre periudha historike. Vazhdojmë më tutje. Ne kujdesemi për njëri-tjetrin përmes bisedave. Kështu ndërtohet miqësia dhe besoj se zbatimi i asaj që është pritje shtesë nga vetë marrëveshja, mbi të cilën unë shpresoj shumë, siç është marrëveshja midis Maqedonisë Veriore dhe Bullgarisë për bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë. Para se gjithash në zbatimin e tij ekonomik, zbatimin infrastrukturor, etj. Edhe një herë, unë do të inkurajoj komisionet që të vazhdojnë vërtet në frymën e miqësisë. Për të gjetur këto periudha të përbashkëta historike që na lidhin për të festuar së bashku. "Dhe kjo duhet të na bashkoj ngadalë dhe të na afrojë si fqinjë të mirë dhe si dy vende miq".