Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, së bashku me ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, kryetarin e BNJVL-së dhe kryetar i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov dhe këshilltarin për punë dhe politikë sociale Millan Zhivkoviq mbajtën takim online me Darko Dimovskin, kryetar i LSM-së, si dhe me Toni Boshkovskin, kryetar i Sindikatës së pavarur të zjarrfikësve të Maqedonisë dhe me përfaqësues të kësaj sindikate
Në takim, janë shqyrtuar mundësitë për zgjidhjes së çështjes me pagesën e pagave të zjarrfikësve dhe shtesave për pagë, në pajtueshmëri të mundësive ekzistuese ligjore në afat të shkurtër duke filluar nga muaji nëntor, si dhe për rregullim sistematik të çështjes në afat të mesëm dhe të gjatë, përmes ndryshimeve të nevojshme ligjore që duhet të miratohet përmes Kuvendit.
Nga të gjithë palët është shfaqur dëshirë dhe vullnet për gjetje të një zgjidhjeje të pranueshme, përmes një marrëveshjeje kompromise me të cilët do të mundësohej pagesa e pagave dhe shtesave të pagës së zjarrfikësve, duke pasur parasysh se për ta ekzistojnë mjete të ndara nga Buxheti.
Bashkërisht është konstatuar se takimi i sotëm produktiv tregon se ekziston dialog social dhe se kjo hap hapësirë që ditëve të ardhshme të gjendet zgjidhje e pranueshme për të gjithë, me ç’rast zjarrfikësit do të mund ta marrin pagën së bashku me shtesat e pagës.