Bashkim Hasani – Zëvendësministër i Mbrojtjes
Bashkim Hasani është lindur më 28 nëntor, 1980 në fsh. Pirok, Tetovë.
Arsimin fillor dhe të mesëm e ka mbaruar në Gostivar.
Ka diplomuar në Fakultetin e Edukimit Fizik, Sportit dhe Shëndetit në Universitetin "Shën Cirili dhe Metodi" në Shkup.
Ai ka filluar karrierën e tij profesionale në vitin 2002 si profesor i edukimit fizik, sportit dhe shëndetit, një angazhim që e kreu deri në vitin 2008.
Në periudhën nga viti 2008 - 2013 ishte drejtor i Institucionit Kombëtar "Qendra për Kulturë - ASNOM" - Gostivar.
Nga viti 2013 deri në vitin 2019 mban pozitën e shefit të Sektorit për Mbështetje të Kryetarit të Komunës së Gostivarit.
Në periudhën nga viti 2019 deri në 2020, ka qenë Zëvendës Drejtor i Drejtorisë së Policisë Financiare.
Nga Shtatori i vitit 2020, ai kryen detyrën Zëvendës Ministër i Mbrojtjes.
Flet gjuhën shqipe, maqedonisht dhe anglisht.