Dimitar Kovaçevski - Zëvendësminisër i financave
Dimitar Kovaçevski i lindur në vitin 1974 në Kumanovë është doktor i shkencave ekonomike, profesor inordinar në Fakultetin e ekonomisë dhe menaxhimit të biznesit në Universitetin American College në Shkup. Ai është ligjerues i studimeve deridiplomike, postdiplomike dhe studimeve për master si dhe autor i punimeve të shumta shkencore në fushën e ekonomisë dhe menaxhmentit të botuara në revista dhe konferenca shkencore ndërkombëtare.
Karrierën e tij të punës e filloi në Telekomin e Maqedonisë SHA Shkup, si bashkëpunëtor financiar dhe koordinator për rregullimin dhe harmonizimin e kontrollit financiar (1998-2005) dhe mandej u avancua në një sërë pozicionesh menaxheriale, si drejtor i menaxhimit për marketing dhe shitje (2005-2008), drejtor i komunikimeve të marketingut (2008-2010), drejtor i komunikimeve (2010-2016) dhe drejtori i shitjeve rezidenciale (2016-2017). Ishte pjesë e komitetit ndërkombëtar të markave dhe komitetit ndërkombëtar të komunikimeve të Dojçe Telekomit (2008-2016). Pastaj u bë drejtor ekzekutiv i one Vip Maqedoni, A1 Maqedoni, pjesë e Telekom Austria Group (2017-2018). Është pjesë e krijimit të start ap kompanisë me teknologji të lartë për prodhim dhe zhvillim të elementeve për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme (2018-2020).
Gjatë karrierës së tij profesionale, ka punuar në një sërë të projekteve të korporatave për integrimin e proceseve të biznesit në mënyrë të rritjes së efikasitetit dhe profitabilitetit të kompanive. Një pjesë është në lidhje me ekipet projektuese për zbatimin e sistemit të integruar të menaxhimit të materialeve SAP dhe sistemit të integruar të menaxhimit të punës materiale dhe financiare me klientët CRM.
Arsimin fillor e nisi në gjimnazin “Goce Delçev” në Kumanovë dhe e përfundoi atë në gjimnazin Uoteruill Elizian Moristown në Minesota, SHBA. Në vitin 1998 u diplomua në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi në Fakultetin Ekonomik dhe po në të njëjtin fakultet mori gradën për master në vitin 2003. Ai përfundoi studimet e doktoratës në ekonomi në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Malit të Zi në vitin 2008, ku mori titullin Doktor i shkencave ekonomike.
Ai përfundoi trajnimin e tij profesional në Shkollën e Biznesit të Universitetit Harvard në vitin 2011, Kollokiumin Evropian të Sipërmarrësisë në Universitetin Teknik të Mynihut, ku u bë alumni në EFER EEC në vitin 2015, Shkollën e Roterdamit për Menaxhim pranë Universitetit Erasmus, në Holandë në vitin 2016 dhe Shkollën e Biznesit EADA në Barcelonë, Spanjë në vitin 2017.
Flet në mënyrë të rrjedhshme gjuhën angleze, përdorues i gjuhës gjermane dhe shfrytëzues i një sërë sistemesh të integruara informacionesh.
Karrierën akademike e filloi si docent i titulluar në Universitetin e New York-ut në Shkup (2009-2012) dhe vazhdoi si docent në Fakultetin e ekonomisë dhe menaxhimit të biznesit në Universitetin American College Shkup (2012-2018). Në vitin 2018 u zgjodh si profesor inordinar në Fakultetin e ekonomisë së biznesit dhe Menaxhimit në Universitetin American College Shkup.
Është pjesë e një sërë projektesh ndërkombëtare dhe vendore mes të cilave janë: Projekti Internacionalizim gjatë mikro onlajn masters dhe mobilitet virtual, zbatuar nga Universiteti Vitautas Magnus në Lituani, Shkolla e Biznesit DOBA Slloveni, Universiteti i Stambollit në Turqi dhe ICS Shkup (2020), Projekti për konkurrencë lokale dhe rajonale (PKLR) dhe SB, Nënprojekti: Kapaciteti dhe Inovacione i shërbimeve të turizmit për rritje të qëndrueshme ekonomike dhe lokale në Maqedoninë e Veriut zbatuar nga Finance Think dhe Instituti i ërkime ekonomike dhe politika Shkup (2019), Projekti për rritjen e konkurrencës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, zbatuar nga Instituti i kërkimeve ekonomike dhe politikave Shkup (2019) dhe Projekti e-PROFMAN, Programi i zhvillimit profesional për menaxhmment inovativ, lidership dhe komunikime strategjike, zbatuar nga Shkolla e Biznesit DOBA Slloveni, Universiteti i Stambollit, Turqi dhe ICS Shkup (2016-2017).
Në vitin 2020 ai ishte pjesë e Këshillit Ekonomik të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për ballafaqimin e pasojave ekonomike të shkaktuara nga pandemia e virusit COVID-19.