Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev, mbrëmë së bashku me Ministrin e Financave, Fatmir Besimi, profesorë dhe ekspertë në debatin për Propozim Buxhetin për 2021 të Radio Televizionin Nacional, theksuan se ka interes për shitjen e disa ndërmarrjeve shtetërore, si dhe burimet në të cilën ajo është pronare dominante dhe se kjo është shpallur para krizës ekonomike dhe shëndetësore, dhe bëhet fjalë për "Hekurudhat dhe Transportin", "Posta Maqedonase", "Eurokomposite", "Fabrika e Duhanit" - Prilep dhe burime të tjera, të tilla si Popova Sapka, Livadishte, TEC Negotino dhe burime të ngjashme.
"Ne presim të rriten performancat e punëve të tyre me hyrjen e kapitalit privat, mund të jetë deri në 100% blerje, mund të jetë një partneritet publik-privat, shteti të mbajë një pjesë, dhe nën koncesion të japë një pjesë tjetër dhe të ngjashme. Bëhet fjal për burime joefikase në duart e shtetit dhe ato duhet të vihen në funksion të hyrëjeve të reja në Buxhet. Për ‘Postat e Maqedonisë’ tashmë ka interes nga disa vende evropiane," tha Kryeministri Zaev, duke iu referuar planeve për të rivitalizuar burimet që nuk janë përdorur plotësisht, të cilat do të sigurojnë fonde shtesë për rimëkëmbjen ekonomike.
Kryeministri Zaev theksoi se analiza tregon se ekziston një potencial i madh në mundësitë e shitjes së tokës bujqësore në përputhje me kushte të caktuara me çmime të tregut, e cila është pronë e shtetit dhe vlerësohet në më shumë se 2 miliardë euro, dhe një pjesë e saj pritet të shitet 200 deri në 300 milion euro në 2021, 2022 dhe 2023", vlerwsoi Kryeministri Zaev në emisionin "Studio e Hapur" në Radio Televizionin Nacional.