Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në Berlin i është ndarë Çmimi prestigjioz për të Drejtat e Njeriut për vitin 2020
Në ceremoninë e organizuar në nder të tij nga Fondacioni "Friedrich Ebert" folën shumë politikanë evropianë, ndërsa çmimi iu nda nga ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas.
"Presidenti i Fondacionit 'Friedrich Ebert', Kurt Beck, theksoi se ajo që bëri kryeministri Zaev për Maqedoninë e Veriut dhe Evropën është jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse kontributi juaj për të drejtat e njeriut, veçanërisht përmes konceptit 'Një shoqëri për të gjithë' është një kontribut për vlerat e Bashkimit Evropian".
Ministri i Punwve tw Jashtme Maas në fjalën e tij përshëndetëse, në ceremoninë e ndarjes së çmimit gjatw fjalimit tw tij theksoi se Zaev solli dinjitetin e demokracisë në vendin e tij si një hap i parë drejt Evropës.
"Maas theksoi se vendi i tij, së bashku me Maqedoninë e Veriut, do të vazhdojnë të punojnë në ditët e ardhshme për të arritur sukses dhe për të mbajtur konferencën e parë ndër-qeveritare gjatë presidencës gjermane. Maas theksoi se politikat e kryeministrit Zaev sollën shpresë në shumë konflikte të pazgjidhura në këtë botë dhe se ai ia ndan çmimit një reformatori, një politikani largpamës dhe mbi të gjithë një evropiane.
Në ceremoni u prezantuan disa video-adresime me urime dhe mesazhe për kryeministrin Zaev.
Ish kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, theksoi se arritjet politike të Zoran Zaev flasin vetë. Ai veçoi veçanërisht të rëndësishëm reformat e rëndësishme politike, Marrëveshjen historike të Prespës, Marrëveshjen e Bashkëpunimit dhe Miqësisë me Bullgarinë, hapjen e negociatave me BE. Tsipras theksoi se veprimet e Zaevit treguan guxim dhe udhëheqje që ndryshoi fatin e vendit të tij dhe fatin e Ballkanit Perëndimor dhe ai shpreson që rruga e tij të ndiqet nga më shumë udhëheqës evropianë.
I Dërguari Special i BE-së për Dialog midis Prishtinës dhe Beogradit dhe Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajcak, tha në një deklaratë video se Zoran Zaev i kujtoi atij deklaratën e Nelson Mandela se gjërat gjithmonë duken të pamundura derisa të bëhen, por Zaev me guxim bëri që e pamundura të bëhej realitet dhe udhëheqje e përgjegjshme sepse ai gjente zgjidhje atje ku të tjerët panë pengesa të pakapërcyeshme.
Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen theksoi se Zoran Zaev u përket atyre udhëheqësve që janë të përqendruar në të ardhmen dhe kështu ndryshuan rrjedhën e historisë dhe sollën Maqedoninë Veriore atje ku i takon - në BE.
Kryeministri Zaev theksoi se paratë nga Çmimi për të Drejtat e Njeriut do t'ia dhurojë fondit të solidaritetit shëndetësor të Maqedonisë së Veriut në luftën kundër COVID-19.
Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dje në Berlin i’u nda çmimi për të drejtat e njeriut për vitin 2020, që e ndan Fondacioni Fridrih Ebert.
Në shenjë falënderimi, Kryeministri Zaev pati fjalim, të cilin ua përcjellim në tërësi:
Të nderuar përfaqësues të Fondacionit Fridrih Ebert, Kurt Bek dhe Majkëll Majer,
I nderuar ministër i Punëve të Jashtme, Hajko Mas,
Të nderuar të pranishëm,
Të nderuar qytetar të vendlindjes sime,
Ndihem mirënjohës, por në të njëjtën kohë modest duke pranuar çmimin e sotëm prestigjioz nga Fondacioni Fridrih Ebert. Një Fondacion që ka një histori gati njëqind vjeçare, të ndërthurur me shumë sukses, veçanërisht në fushën e promovimit të lirisë, barazisë dhe solidaritetit.
Këto janë vlerat themelore demokratike të cilat i kanë ndërtuar dhe vazhdojnë të ndërtojnë përfitime të civilizimit me qëllimin përfundimtar - prosperitetin planetar, sigurinë, qëndrueshmërinë, transparencën dhe luftën pa kompromis kundër çdo cepi të autoritarizmit. Kjo është me nxitja e vullnetit të lirë dhe ndërtimi i një shoqërie për të gjithë, pavarësisht nëse flasim në nivel lokal apo global.
Ky çmim i cili është krijuar me iniciativën e shumë të respektuarve Karl dhe Ida Fejst dhe i frymëzuar nga lufta e tyre shumëvjeçare dhe mbështetja për të drejtat e punëtorëve dhe lëvizjen e tyre, është komplementare me filozofinë time personale - jetë për të gjithë, barazi për të gjithë, dialog mbi të gjitha, konflikt asnjëherë!
Rruga e jetës sime është e larmishme, unë jam rritur në një familje modeste dhe shpesh theksoj se puna, dëshira për më shumë, është ajo që na ndërton ne si njerëz. Mos të harrojmë asnjëherë se kush jemi, nga jemi, atë që kemi në vete si përbërës etik dhe më e rëndësishmja nga të gjitha, të cilën unë e përkthej në fjalorin tim politik - të kesh sukses, të dëgjosh, të përmirësohesh dhe të ndihmosh gjithmonë ata që kanë më pak se ti.
Pikërisht për shkak të këtyre vlerave që vendosa të hyj në politikë. Unë isha kryetar i një qyteti të vogël dhe të bukur në jug të Maqedonisë së Veriut, kryetar i komunës së Strumicës time. Më vonë, si Kryetar i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë e fillova karrierën time në një kohë shumë turbulente për shtetin. Shtet i cili fatkeqësisht ishte i robëruar. Nga një shtet i cili ishte i pari në rajonin e Ballkanit Perëndimor në integrimet evropiane, u gjend në një vilajet të errët të disa fuqive lokale.
Ajo që dua të theksoj është se vështirë se dikush e ngriste zërin kundër këtij procesi të errët. Si shumë herë gjatë gjithë historisë, unë do të thoja se si diktatorët me butësi në fjalë ndërsa të fuqishëm në goditje arritën të bënin ndryshime tektonike dhe të përdornin retorikën nacionaliste për të krijuar një shoqëri të mbyllur hermetikisht. Fatkeqësisht - vetë-mjaftueshëm, në heshtje, në mënyrë agresive, pa dëshirë për të marrë frymë lirshëm.
Nuk ka asnjë epitet të vetëm në thonjëza nga kjo që e thash, që janë të veçanta për popullin tim. Kjo është arsyeja pse në vitin 2016 dolëm në rrugë. Të gjithë aktorët politikë, të gjithë të etur për lirinë e mendimit dhe fjalës, të gjithë ata që ishin lodhur nga autokracia dhe oligarkia e vetëshpallur, thanë JO!
Dhe kjo JO e qytetarëve që ishin të margjinalizuar dhe të frikësuar, thanë një PO të madhe!
PO për shtet evropian, PO për procese progresive, PO për fund të grindjeve të paarsyeshme me fqinjët, PO për një shoqëri për të gjithë, PO për NATO, PO për jetë më të mirë për të gjithë!
Strofa e parë e himnit tanë thotë: “Sot mbi Maqedoni lind diell i ri i lirisë”. Liria është motivi ynë, dielli është inspirimi ynë.
Do të gënjeja nëse them se katër vitet e kaluara kanë qenë të lehta. Nuk janë. Fillimisht duhej ta lirojmë shtetin nga kthetrat partiake dhe të sjellim profesionalizim, proces i cili është i sëmurë dhe do të zgjasë deri në liri.
Më tej, u ballafaquam me sfida të mëdha socio-ekonomike. Bëmë rikonstruimit e ekonomisë me pamje të re inovative dhe gjithëpërfshirëse. Kjo është ekonomi e cila është e drejtë dhe e hapur për secilin në mënyrë të barabartë. Dhe e fundit dhe më e rëndësishmja, shtylla jonë demokratike – gjyqësor i lirë.
Tani po ballafaqohemi me krizë planetare – virusin korona. Por, ne jemi të vegjël por të fortë. Ne kemi një plan të shkëlqyeshëm që e realizojmë në luftën jo vetëm me virusin, por edhe me të gjitha implikimet që ai sjell duke mbajtur në fokus të gjitha nevojat e qytetarëve tanë. Duke besuar në qasjen multilaterale, ne arrijmë të ballafaqohemi me problemet dhe së bashku me partnerët tanë në Bashkimin Evropian dhe NATO të fillojmë rimëkëmbjen.
Dhe në të gjitha ato kushte ne thamë se është koha për dialog. Dialog për të gjitha çështjet e hapura. Më lejoni të shfrytëzoj këtë rast për të kujtuar dy marrëveshjet kryesore që kemi arritur me fqinjët tanë dhe me të cilat kemi përdorur historinë si një mjet për të ndërtuar të ardhmen, për të krijuar ura të reja bashkëpunimi.
Të drejtat e njeriut dhe e drejta e vetëvendosjes së secilit qytetar nuk mund të jenë objekt i negociatave dhe marrëveshjeve diplomatike. Ato janë parime të konfirmuara dhe të garantuara të së drejtës ndërkombëtare publike dhe përfitimeve të së njëjtës.
Prandaj, fakti që gjuha maqedonase dhe populli maqedonas janë realitet është i pamohueshëm.
Në fund, më lejoni që këtë çmim t’ua kushtoj të gjitha gjeneratave që kanë ndërtuar dhe po ndërtojnë shtetin, secilit që ka kontribuar në formimin e themeleve të forta të paqes dhe lirisë, por edhe t’i inkurajoj dhe shpresoj të frymëzoj brezat e ardhshme.
Lufta për demokraci, drejtësi shoqërore dhe ekonomike nuk është akt final. Ajo është konstante, ndryshon, përshtatet, mëson dhe gjithnjë del në sipërfaqe pa marrë parasysh se sa dikush e shtyp atë.
Njëkohësisht do të doja të deklaroj se paratë e çmimit do ti dhuroj në fondin tonë shtetëror solidar në luftën kundër COVID-19.
Ju falënderoj për nderin ndaj meje dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.