Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se, në përputhje me Ligjin për festat e Republikës së Maqedonisë së Veriut ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut " Nr. 21/98 dhe 18/07), 22 nëntor 2020 (e Diel), Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, është ditë jo pune për qytetarët e komunitetit shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njëherit ja uron qytetarëve të komunitetit shqiptar, 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.