Zaev: Populli maqedonas dhe gjuha maqedonase janë një fakt i pamohueshëm edhe në Bullgari e dinë që BE-ja e trajton këtë si një vlerë dhe përfitim evropian

“Bullgaria është e vetëdijshme për realitetin sepse Republika e Maqedonisë  së Veriut, populli maqedonas dhe gjuha maqedonase janë fakt i pamohueshëm dhe ata e dinë që BE-ja e trajton këtë si një vlerë evropiane, përfitim evropian”, tha Kryeministri Zaev në intervistën për TV 21 dhe shtoi se është shumë lehtë të krijohen grindje, por ne na nevojiten zgjidhje.

“Evropa nuk mund ta kalojë atë, së pari, nëse është ashtu çështjet e këtilla dypalëshe do të bëhen rregull dhe kjo është e papranueshme për BE-në”, theksoi Kryeministri Zaev.

“Është detyrim i imi që të mos dorëzohemi dhe të arrijmë deri te zgjidhja sepse populli ynë pret që të gjej zgjidhje”, tha Kryeministri Zaev.

“Tani kemi penallti për të gjuajtur, për grindje sa të doni, por ne nuk na nevojitet kjo. Na nevojitet miqësia. Ne na nevojiten liderë të mençur të cilët me të vërtetë do të japin mundësi për dialog, do të japin mundësi për zgjidhje, jo për konflikt”, theksoi Kryeministri Zaev në intervistën për TV 21.