Fokusi i investimeve kapitale, vendoset mekanizëm funksional për realizimin e 23 miliardë denarëve të parapara me Propozim – Buxhetin për vitin 2021

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përputhje me prioritetet në Propozim-buxhetin për vitin 2021, fokusohet në zbatimin e projekteve të infrastrukturës kapitale në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore, infrastrukturën energjetike dhe komunale, gazifikimin dhe investimet kapitale për të përmirësuar kushtet në shëndetësi, arsim, sistem social, gjyqësor, bujqësi dhe mbrojtjen e ambientit jetësor.

 

Investimet kapitale janë planifikuar në një nivel prej rreth 23 miliardë denarë ose 20% më i lartë se plani për vitin 2020, me të cilën për  financimin e investimeve është planifikuar të sigurohen fonde nga disa burime, edhe atë: fondet buxhetore, fondet IPA dhe huatë.

Për realizim të suksesshëm dhe më të madh të investimeve kapitale, në Propozim - buxhetin për vitin 2021, është siguruar një mekanizëm funksional për përmirësimin e realizimit, që nënkupton drejtimin e fondeve drejt projekteve me realizim më të madh.

Për këtë qëllim, fondet do t'u shpërndahen përdoruesve të buxhetit gjatë vitit buxhetor, në nivel tremujor - nga ata me realizim të dobët te ata me realizim më të lartë të shpenzimeve kapitale. Mekanizmi njihet si KAPEF me synime të sakta të realizimit prej 15%, 40%, 65% dhe 100% përkatësisht në tremujorin e parë, të dytë, të tretë dhe tremujorin e katërt të vitit.

Nëse në tremujorin e ardhshëm ata përdorues të buxhetit të cilëve u janë marr fondet bëjnë një realizim më të mirë, ato do ju kthehen.

 

Drejt realizimit më të mirë duhet të kontribuojë edhe Komiteti Nacional i Investimeve që do të koordinohet në nivel të Qeverisë për tu përforcuar  investimet në infrastrukturë.

 

Përforcimi i investimeve  në infrastrukturë përfshin modernizimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore edhe atë  në fazë përfundimtare të rikonstruimit të hekurudhës të Korridorit 10: aksi Kumanovë – Belakovce – Kriva Pallankë nga Korridori 8; ndërtim dhe rehabilitim i urave, stacioneve hekurudhore,  nënkalime dhe mbikalime; realizim i infrastrukturës rrugore si autostrada Shkup – Bllacë,seksioni i autostradës Kërçovë – Gostivar, përfundimi i autostradës Kërçovë – Ohër; gazsjellësi Shkup-Tetovë, Gostivar – Kërçovë,  ndërlidhës me Greqinë, Serbinë dhe Kosovën; realizimi i Projektit për rrugët lokale - përmirësimi i infrastrukturës rrugore në komuna; Projekti i lehtësimit të tregtisë dhe transportit të Ballkanit Perëndimor; ndërtimi i një vendkalimi kufitar hekurudhor me objektet shoqëruese "Tabanoc"; projekti "Vendosja e një sistemi të shpejtë të autobusëve në Qytetin e Shkupit"; ndërtimi i seksionit rrugor Gradsko-Drenovë.

 
Investimet në energjinë dhe infrastrukturën komunale dhe menaxhimin e mbetjeve përfshijnë intensifikimin e ndërtimit të sistemit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në komuna dhe zbatimin e Projektit efikas të energjisë në sektorin publik, i cili mbulon komunat dhe institucionet shëndetësore publike; stacion për trajtimin e ujërave të ndotura në Shkup; mbindërtim i sistemit të kolektorëve në Shkup, Kërçovë, Manastir dhe Tetovë, ndërtimi i stacioneve  për pastrim dhe sistemi i menaxhimit të mbeturinave dhe mbylljen e deponive në rajonin lindor dhe verilindor.

 Investime shtesë janë parashikuar për rregullimin e zonave të zhvillimit teknologjik industrial përmes ndërtimit të infrastrukturës për kushte dhe pajisje më të mira të punës, si dhe punë kërkimore gjeomekanike.