Ministrja e Kulturës, Irena Stefoska sot në konferencën për shtyp të Qeverisë e prezantoi Propozim-buxhetin për vitin 2021 të Ministrisë së Kulturës. Stefoska iu referua prioriteteve, projekteve dhe politikave të Ministrisë së Kulturës për vitin 2021 dhe theksoi pranë të gjitha sfidave –mbrojtja e trashëgimisë kulturore, mbështetja e ideve dhe kreativiteti te të rinjtë dhe BE-integrimet mbeten prioritete kryesore edhe për vitin e ardhshëm.
Propozim –buxheti për vitin 2021 për kulturën është 3.276.430.000 denarë, kurse mjetet e dedikuara për financim të projekteve të interesit nacional në kulturë për vitin 2021 janë 970.100.000 denarë. Propozim buxheti për kulturë në raport me tërë buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është 1,23 përqind, dhe në raport me buxhetin për vitin 2020 është zvogëluar 10.000.000.
Stefoska në konferencën për shtyp informoi se më pak se 3 muajt e kaluar janë zgjedhur një numër i madh i sfidave, të vetëdijshëm se gjendemi para një viti që nuk do të jetë më pak i lehtë se ai i mëparshmi.
,,Kjo është arsyeja pse ne punojmë me përkushtim për të krijuar një kulturë që do të jetë në lidhje me realitetin. Dhe realiteti është se buxheti për vitin 2020 është thellësisht një ,,qilim” për vitin 2021. Rreth një e treta e obligimeve për këtë vit transferohen në tjetrën, nga dy arsye: e para është, në maj këtë vit buxheti është zvogëluar me 30% dhe e dyta, sepse në qershor dhe korrik janë lidhur aneks marrëveshje për të rritur shumat në veprimtari të caktuara, si dhe pranimin e projekteve në ankes që janë refuzuar më parë”, tha Stefoska.
Ministrja e Kulturës sqaroi se pasi që e mori funksionin Ministre e Kulturës, ka kërkuar llogari për çdo qindarkë të shpenzuar dhe për çdo borxh të Ministrisë që derdhej nga viti në vit.
,,Menjëherë e kemi kompletuar stafin e njësisë për kontroll të brendshëm në sektorin e financave, kemi aktivizuar revizionin e brendshëm raport i të cilit për një nga veprimtarit është në humbje dhe shkon në procedurë të mëtejshme në institucionet përkatëse. Si rezultat, pagesat janë të ngadalësuara. Që mos ta sjellim kulturën në ,,kurth” të njëjtë, punojmë me përkushtim në rekomandimet e Revizionit Shtetëror për Revizion nga viti 2017, në lidhje me mënyrën e ndarjes së mjeteve nga konkurset tjera. Qëllimi ynë është te të gjithë shfrytëzuesit, pavarësisht nga rezultati, të mbizotëroj ndjenja se procesi është zhvilluar me një procedurë të drejtë”, theksoi Stefoska.
Ajo theksoi se Buxheti për vitin 2021 është real, i përshtatshëm dhe është proaktiv në pajtim me krizën shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuar nga virusi korona.
Kemi arritur, edhe krahas situatës ekonomike, të kemi përafërsisht buxhet të njëjtë sikur se vitin e kaluar. Janë shkurtuar mjetet e kulturës, por ato janë shkurtuar në të gjitha ministritë, për shkak se me këtë moment ballafaqohemi me sfida shëndetësore, përmirësimi i të cilës është në interes të të gjithë qytetarëve. Ne duhet ta përjetojmë këtë që pastaj të jetojmë. Në periudhën e kaluar nga kriza korona, resori i kulturës tërhoqi më shumë përvoja, që jam e bindur se do të na ndihmojnë edhe në vitin e ardhshëm që të ballafaqohemi me sukses me realitetin dhe të krijojmë përmbajtje, që sipas protokolleve do të na mundësojnë vazhdimësi” tha ministrja e Kulturës. Stefoska sqaroi se në Propozim-buxhetin për vitin 2021 parashihen më shumë mjete për:Pagimin e rrogave për të punësuarit në institucionet e kulturës në pajtim me Marrëveshjen kolektive për kulturë, janë paraparë mjete për nivelimin e rrogave të drejtorëve të institucioneve nacionale dhe lokale, ndërsa rritje ka edhe tek Blloku i dotacioneve, ku parashihen më shumë mjete për pagimin e bruto rrogave për të punësuarit në institucionet lokale të cilat janë nivelizuar për shkak të ndryshimit të Marrëveshjes së re kolektive për kulturë, si dhe për rrogat e drejtorëve të institucioneve lokale. Janë paraparë edhe mjete me shumë prej pesë milionë denarëve për rregullimin dhe mirëmbajtjet e objekteve të institucioneve nacionale, që pjesa më e madhe janë të ndërtuara para 30 vjetëve.
Stefoska informoi se Propozim-buxheti për vitin 2021 me të cilin parashihen mjete për punën e Ministrisë së Kulturës dhe për Drejtorinë për Mbrojtje të Trashëgimisë Kulturore arrinë 240.283.000 denarë, ndërsa prej këtyre mjeteve 2 milionë janë paraparë për furnizimin e softuerit dhe harduerit për funksionim modern të Ministrisë së Kulturës dhe për furnizimin e pajisjeve përkatëse informatike.
Në konferencën për shtyp u tha se në kuadër të buxhetit të kulturës nga viti i ardhshëm hapet program i ri - “Trashëgimia kulturore në rrezik” për ët cilën do të ndahen 12 milionë denarë.
Në vështrimin e realizimit të prioriteteve në mbrojtje, Kurbinova është në maje. Si prioritet imponohet edhe mbrojtja e kishës në Mateç, problem i cili është aktual tashmë njëzet vjet.Këtu kemi edhe konservimin e Manastirit të Leshokut. Personalisht shkova në Qendrën Konservative të Qytetit që të shoh deri ku është projekti për konservimin e Akuaduktit. Kam lajm të mirë - projekti ideor për konversim të Akuaduktit ka përfunduar, ndërsa projekti bazë do të jetë i gatshëm për dy javë”, tha ministrja e Kulturës dhe shtoi se është duke filluar edhe sanimi i shtëpisë së Llazar Lliçenoskit, si dhe saniet e disa shtëpive përkujtimore në vend, si dhe Qendra e Kulturës në Shtëpinë e dikurshme të Nijazi Beut.
Ajo që ka të bëjë me mjetet e projekteve kapitale, ministria e Kulturës informoi se për këtë dedikim janë siguruar 217.000.000 denarë. Ajo edhe theksoi se janë planifikuar mjete për vazhdimin e ndërtimit të Teatrit të turqve në Shkup, për realizimin e fazës së dytë të Teatrit dhe bibliotekës, ndërsa me mjetet në vitin 2021 do të duhet të përfundojë Teatri i Strumicës.
“Në Buxhet janë siguruar mjete (6 milionë denarë) për furnizimin e pajisjeve për institucionet nacionale, ndërsa konsideroj se janë me rëndësi të madhe dhe janë siguruar 57 milionë denarë të ndara për sanim. Ashtu që në vitin 2021, janë planifikuar rikonstruktimet e Teatrit të Kumanovës dhe Qendrat për kulturë në Koçan dhe Gostivar”, theksoi ministrja e Kulturës.
Duke u përqëndruar në kulturë dhe në integrimet e Be-së, Stefoska tha se janë paraparë dy herë më shumë mjete për kulturë dhe euro integrime. Ajo informoi se mjetet financiare sigurojnë projekte të ndërlidhura me riorganizimin administrativ të institucioneve kulturore në rrezik me parimet e administratës publike të BE:. Pastaj mjete për bashkëfinancim për të gjitha projektet e miratuara për shfrytëzuesit maqedonas nga ana e Komisionit Evropian, që kanë të bëjnë me programin Evropa Kreative, si dhe vendosjen e agjendës evropiane për Ballkanin Perendimor në sferën e kulturës.