Ne jemi NATO, Shkojmë në BE
Republika e Maqedonisë së Veriut si partner i barabartë në skenën ndërkombëtare – pjesë e botës prosperuese, demokratike dhe të drejtë, e cila ofron mundësi për të gjithë qytetarët e saj.
Prioritete kyç:
1.1. Vend stabil dhe i sigurt – Ne jemi NATO
1.2. Përmes reformave deri te vlerat evropiane – Shkojmë drejt BE
1.3. Integrimet sjellin investime
Vend stabil dhe i sigurt - Ne jemi NATO!
Filloi gara midis vendeve anëtare të NATO-s për ratifikim të Protokollit për anëtarësi të Maqedonisë së Veriut në Aleancë. Përmbushëm qëllim 27 vjeçar strategjik për vendin tonë, me të cilin garantohet stabiliteti dhe mos cenimi i kufijve, nga ana tjetër, vendi hapet për investime të huaja dhe zhvillim ekonomik.
Qeveria do ta informojë opinionin për procesin e anëtarësimit të vendit në NATO dhe do t’i prezantojë praktikat dhe shembujt e mirë nga vendet anëtarë të NATO-s, me qëllim që t’i sqarojë proceset reformuese që do të burojnë nga anëtarësimi i vendit tonë në NATO dhe t’i afrojë mundësitë dhe përfitimet nga ato reforma për qytetarët.
Përmes reformave deri në vlerat evropiane - Shkojmë drejt BE!
Të gjithë ne, si qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e ndërmorëm obligimin ta ecim rrugën drejt BE-së, që ta zhvillojmë shtetin tonë në një vend, në të cilin jetohet mirë.
Përgatitemi për fillim të negociatave dhe presim notë pozitive në raportin e ardhshëm të UE me vendim për fillim të negociatave sivjet. Pakoja e reformave të BE-së, të cilat sivjet janë para së gjithash obligim dhe nevojë e vendit, përfshijnë:
- Reforma të administratës publike
- Reformë në gjyqësi
- Reformë në fushën e zbulimit dhe të sigurisë
- Luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
Përveç kësaj, zhvillimi në më shumë sektorë me qëllim të zhvillimit të standardeve evropiane të jetës për qytetarët, do të përkrahet përmes fondeve të BE-së.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do ta informojë opinionin për përgatitjet dhe për procesin e negociatave me BE-së si dhe për zbatimin e pakos së reformave, me qëllim të konsultimit shoqëror dhe afrimit të reformave më afër qytetarëve, si dhe rritjes së dinamikës për zbatimin thelbësor të ndryshimeve të parashtruara.
Qeveria do t’i informojë qytetarët për mundësitë dhe mënyrën e aplikimit për fondet zhvillimore të BE-së në fusha të ndryshme, me qëllim të përdorimit të rritur dhe efektiv të fondeve.
Integrimet sjellin investime
Stabiliteti i shtetit sjell siguri për investitorët.Investimet e huaja rriten; në vitin 2018 BPRMV shënoi nivel rekord të investimeve të huaja të drejtpërdrejta prej 624,5 milion euro, shumë më e lartë për 267% në raport me mesataren e IHD në periudhën në vitet 2010-2017. Fokusi është vënë në tërheqjen e kompanive të huaja me shkallë më të lartë të zhvillimit teknologjik, për vende pune të paguara më lartë. Në mandatin e deritanishëm të kësaj Qeverie, në fazë të realizimit janë 18 investime të reja të huaja me paralajmërim për vendime pozitive shtesë, ndërsa dhjetëra të tjerë janë duke shprehur interesim për investime. Këtë vit janë ndarë rreth 10,5 milion euro nga Buxheti i RMV për përkrahje të investimeve të huaja të drejtpërdrejta, për zhvillim teknologjik dhe produktivitet më të lartë, për njohuri dhe shkathtësi, për nxitje të konkurrencës së tregjeve dhe për përmirësim të bashkëpunimit me kompanitë e vendit.
Qeveria do të komunikojë me investitorë të jashtëm dhe për kushtet për investim në vend përmes tre zyrave rajonale nëpër botë, me qëllim të tërheqjes së investimeve dhe hapje të vendeve të reja të paguara mirë në vendin tonë. Përveç kësaj, do t’i informojmë qytetarët dhe bashkësinë e biznesit për risitë dhe efektet e Zonave Teknologjike – Industriale Zhvillimore (TIRZ) në Republikën e Maqedonisë së Veriut.