Ekonomi e fuqishme - mundësi për të gjithë!
Krijimi i ekonomisë së fuqishme dhe të drejtë, e cila e nxit rritjen, krijon vende të punës dhe i përkrah ata që janë më të lëndueshëm.
Prioritete kyç:
2.1. Më tepër para te qytetarët
2.2. Vende pune të reja dhe më mirë të paguara
2.3. Mbështetje për kompanitë, trajtim i barabartë i kompanive të vendit dhe ato të huaja
2.4. Investime kapitale - energji e pastër dhe rrugë të sigurta
Më tepër para te qytetarët
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të realizojë komunikime publike, me të cilat do t’ua afrojë qytetarëve dhe kompanive masat për Kthim të 15% TVSH ndaj qytetarëve dhe kthim të TVSH ndaj kompanive.
Qeveria do të informojë rregullisht për politikat e rritjes së pagës mesatare, për rritjen e re të pagës minimale, si dhe për rritjen e pagave në shëndetësi, arsim, mbrojtjen fëmijërore dhe sociale, në mbrojtje.
Qeveria do ta promovojë reformën sociale dhe politikën, e cila ka për qëllim t’i nxjerrë qytetarët nga varfëria dhe ta aktivizojë tregun e punës.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do t’i informojë qytetarët për masat për pushim vjetor të subvencionuar, si dhe për subvencionet për efikasitet energjetik, me qëllim të rritjes së përfshirjes së shfrytëzuesve dhe përkrahjes së turizmit dhe ambientit jetësor në vend.
Informacione të rregullta do të marrin edhe bujqit, posaçërisht për masat që kanë të bëjnë me zvogëlimin e shpenzimeve (nafta e gjelbër, kthim i tatimit personal në të ardhura) dhe subvencionet, të cilat shërbejnë si përkrahje për modernizim dhe rritje të prodhimtarisë bujqësore.
Vende pune të reja dhe më mirë të paguara
Qeveria do të realizojë fushatë, me të cilën do t’i informojë qytetarët dhe kompanitë për politikat për hapje të vendeve të reja dhe të paguara mirë përmes Planit Operativ për Punësim 2019 dhe Planit për Rritje Ekonomike – Ligji për përkrahje financiare të investimeve.
Resorët ekonomik në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të informojnë rregullisht për aktivitetet e ndërmarra nga Qeveria në lidhje me uljen e papunësisë.
Mbështetje për kompanitë, trajtim i barabartë i kompanive të vendit dhe të huaja
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do t’ua afrojë qytetarëve dhe kompanive masat për përkrahje të investimeve, për rritje të eksportit dhe përmirësim të konkurrencës, për përkrahje të kompanive të vogla, të mesme dhe mikro, të inovacioneve dhe start-ap kompanive nga Plani për rritje ekonomike dhe nga Programi për konkurrencë, inovacione dhe sipërmarrësi.
Investime kapitale - energji e pastër dhe rrugë të sigurta
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të informojë qytetarët dhe kompanitë për projektet kapitale strategjike për lidhjet rrugore, hekurudhore dhe energjetike, me qëllim që të sigurohet transport i shpejtë, i sigurt dhe konkurrues dhe fluks të udhëtarëve, mallrave dhe produkteve, lidhje rajonale, gazifikim dhe pushtim i tregjeve të reja, si një bazë solide për zhvillimin e përshpejtuar ekonomik.