Matricë për planifikim të komunikimeve qeveritare
Sektori qendror për marrëdhënie me opinionin i Qeverisë është në koordinim të vazhdueshëm me Kabinetin e kryetarit të Qeverisë, kabinetet e zëvendës - kryeministrave të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me departamentet për marrëdhënie me opinionin të ministrive dhe institucioneve në kuadër të Qeverisë, përmes sistemit të matricës për planifikim strategjik të komunikimeve proaktive të Qeverisë, i njohur si GRID sistem, model që përdoret nga sistemi komunikues i Britanisë së Madhe.
- Matrica është mjet strategjik për planifikim të komunikimeve javore proaktive drejt opinionit për Qeverinë dhe ministritë
- Matrica është dokument 2 - javor, me të cilin harmonizohen të gjitha lajmet që i prodhojnë institucionet qeveritare, me qëllim arritje të efektit maksimal
- Matrica i mundëson Qeverisë ta përcaktojë rendin e ditës për aktivitetet e saj dhe të komunikojë në mënyrë të planifikuar
- Ministrat janë paraprakisht të njoftuar me aktivitetet e tërë Qeverisë dhe subjekteve të tjera të rëndësishëm në shoqëri