Planifikim i komunikimeve përmes OASIS modelit

OASIS është një varg i hapave në vendosjen e rendit dhe të qartësisë gjatë planifikimit të komunikimeve. Qëllimi është të ndihmohet që procesi i planifikimit të bëhet më rigoroz dhe më
konsekuent dhe në të njëjtën kohë të sigurohet se të gjitha komunikimet e qeverisë janë efektive, efikase dhe janë të vlerësuara.


 
QËLLIMET

Theksoni shkurtimisht çka dëshirohet të arrihet me aktivitetin e komunikimit.

Filloni me qëllimin politik dhe definoni çfarë roli do të kenë komunikimet si përkrahje në realizimin e tij. Qëllimet duhet të jenë të realizueshme, të matshme dhe të fokusohen në rezultatet përfundimtare (outcomes) e jo në rezultatet të cilat do të ishin arritur tani dhe menjëherë (outputs).
 
AUDIENCA

Për kë është dedikuar komunikimi?

Të kuptuarit të audiencës tonë ka rëndësi qenësore për të pasur komunikime efektive. Përdorni inspektim për të fituar parafytyrim të plotë për atë se cili është publiku i juaj dhe çfarë është ajo që e motivon atë publik.
 
STRATEGJI/IDE

Cila është qasja e juaj?

Shfrytëzoni inspektimin e audiencës tuaj për ta përcaktuar qasjen, të cilën do ta kenë aktivitetet komunikuese. Cilat do të jenë mesazhet e juaja kyç? Cilat kanale do t’i përdorni për të arritur te publiku juaj në mënyrën më të mirë të mundshme?
 
IMPLEMENTIMI

Si do t’i realizoni komunikimet?

Theksoni plan real për mënyrën, në të cilën do ta realizoni aktivitetin komunikues, si dhe resurset të cilat i keni alokuar për realizimin e tillë dhe për kornizën kohore.
 
VLERËSIM

Si do të dini se komunikimet e Juaja kanë qenë të suksesshme?

Është e nevojshme që t’i përcillni rezultatet e arritura tani (outputs) dhe rezultatet përfundimtare (outcomes) gjatë kohës së tërë aktivitetit komunikues, që të mund të bëni ndryshime, me të cilat do të sigurohet realizimi i tij efektiv dhe kontributi ndaj realizimit të qëllimeve fillimisht të planifikuara.