Çdo herë do të jemi në anën e cila bënë hapa miqësorë që hapin perspektiva për marrëdhënie të ndërsjella me fqinjët tanë, përfshirë Bullgarinë, por asnjëherë në llogari të kësaj nuk do të sjellim identitetin dhe dinjitetin tonë që nuk do të negociohet kurrë, dhe ky është identiteti ynë si Maqedonas që flasin gjuhë maqedonase, theksoi Kryeministri Zaev në një intervistë për Radio Kanal 77.
"Unë i kuptoj qytetarët dhe reagimet e tyre, por udhëheqësit janë këtu për të zgjidhur çështje të vështira. Unë jam duke bërë hapa miqësorë që hapin perspektiva, në rastin tonë perspektivat evropiane dhe të ardhmen," theksoi Kryeministri Zaev.
Kryetari i Qeverisë Zaev tha se kanalet e komunikimit me Republikën e Bullgarisë janë vazhdimisht të hapura dhe po zhvillohen diskutime intensive për çështje që janë bërë aktuale dhe po vendosen si një pengesë për të rënë dakord për të miratuar një kornizë negociuese për Republikën e Maqedonisë së Veriut për negociatat e anëtarësimit në BE.
Bisedojmë për gjuhën e urrejtjes, po flasim për udhërrëfyesin për zbatimin e Marrëveshjes midis dy vendeve. Duhet të arrijmë më shumë në aspektin e bashkëpunimit ekonomik, për të inkurajuar shumë më tepër se sa është arritur deri më tani, dhe kjo nuk është jo pak. Kemi investime nga kompanitë tona në Bullgari. Kemi 13 investime nga Bullgaria, përfshirë ato më të fundit që kanë treguar interes për të investuar në energji," tha Kryeministri Zaev.