Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev së bashku me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha dhe zëvendësdrejtorin e Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, Remzi Abdullahi, sot në Shtip i ndanë marrëveshjet e para për mbështetje deri më 20 mijë euro për bujqit e rinj për stimulimin e prodhimit bujqësor.
Kryeministri Zaev theksoi se bujqësia dhe prodhimi i ushqimit janë një shans për sukses dhe se pandemia e virusit KOVID-19 theksoi më tej nevojën që popullatës t'i sigurohet ushqim i shëndetshëm, i sigurt, cilësor dhe i larmishëm i prodhimit maqedonas.
“Kam nderin që sot jemi në Shtip për të dhënë marrwveshjet e para për mbështetje deri në 20 mijë euro të fondeve të pakthyeshme për të inkurajuar prodhimin bujqësor të të gjithë fermerëve të rinj, gjithsej 265 aplikantë të cilët vendosën të investojnë në këtë degë të rëndësishme ekonomike. Vlera totale e kësaj mase është 190 milion denarë ose 3.1 milion euro. Të gjitha aplikacionet e aprovuara marrin deri në 20 mijë euro grante për realizimin e investimeve të propozuara, ndryshe nga viti i kaluar kur shuma ishte më pak se 10 mijë euro", tha Kryeministri Zaev.
Ai shtoi se qëllimi i kësaj mase është të inkurajojë të rinjtë të qëndrojnë në vend dhe të realizojnë investime për modernizimin e fermave bujqësore, që do të thotë ulje e harxhimeve të prodhimit dhe rritje e konkurrencës.
"Vetëm duke investuar te të rinjtë mund të ndikojmë në daljen e kuadrit dhe migracionin rural-urban, të investojmë në bujqësi dhe të krijojmë vende të reja pune. Për më tepër inkurajon faktin se sipas aplikimeve ka shumë ide kreative dhe interesante për zhvillimin e bizneseve të reja në agro-sektor që do të menaxhohen kryesisht nga të rinjtë deri në 40 vjet. Sipas marrëveshjeve, investimet do të drejtohen për furnizimin e pajisjeve të bletarisë, sistemeve të qumështit, mullinjve, pajisjeve moderne të fermave, mbledhësit të lajthisë, bajameve, aparateve për lëkundjen e kumbullave, etj", shpjegoi Kryeministri Zaev
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujwrave, Arjanit Hoxha përgëzoi të gjithë bujqit e rinj dhe u dërgoi porosi atyre që të vazhdojnë të besojnë në vendin e tyre, duke ju dëshiruar guxim, entuziazëm dhe të investojnë para dhe të dyfishojnë vlerën e tyre përmes prodhimit të tyre.
"Vitin e kaluar, përmes masës 113 “Mbështetje për të stimuluar ekonominë bujqësore ", e cila vlen për fermerët e rinj deri në 40 vjet, mbështetja financiare arriti në 10,000 euro. Me ndryshimin e Ligjit për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, mbështetja financiare është rritur me 100% dhe tani arrin në 20,000 euro. Masa mbështet inkurajimin e prodhimit bujqësor të fermave bujqësore në pronësi të bujqve të rinj," përfundoi Ministri Hoxha, duke shtuar se qëllimi është që të përfshihen më shumë të rinj në procesin e përgjithshëm bujqësor duke siguruar kushte të mira dhe mbështetje shtetërore për të ardhmen e tyre. ta ndërtojmë këtu, në vendin tonë.
Qeveria, Ministria dhe Agjencia do të vazhdojnë të krijojnë masa dhe programe për zhvillimin e agro-sektorit vendas.